Ai momenti kur interesohesh per “Libra te perdorur” ne shitje

Me rastisi te shikoj nje liber te perdorur ne nje trotuar prane qendres se Tiranes. U afrova dhe e pyeta sa kushtonte. Meqenese ishte ca i demtuar ne anen e lidhjes se fleteve mendova se do ishte lire, pavaresisht se ishte botim i viteve te fundit dhe mund t’a gjesh akoma si botim te ri ne çdo librari.
Shitesi sapo kuptoi interesim tim dhe degjoi pyetjen time, me hodhi syte nga koka tek kembet per te me vleresuar nga veshja dhe xhepi, kur pastaj me dha nje çmim qe ishte vetem 20% me i lire nga çmimi i kripur qe e kishte te printuar prapa ne kopertine. Dhe nuk i beri syri ter…

Nuk pranonte ulje, “Shiko sa libra kam dhe nuk kam shitur” me tha, thua se do nxirrte diten nga une dhe ia kisha per borxh… Por ajo qe me çuditi me shume ishte kur shitesi me tha se u bene ca kohe qe kane ikur jashte Shqiperise ata qe lexonin, thuajse muratoret dhe infermieret shqiptare ishin ata qe u blinin dhe i mbanin me buke…

U largova i fyer nga ky shites ordiner qe shet shtrenjte tek ata qe interesohen dhe per me teper, mund t’i gjejne te njejtin liber te paperdorur ne çdo librari.
Me çudit fakti gjithashtu qe ka shume njerez qe duan te largojne disa libra nga bibliotekat e tyre, ne te shumten e rasteve keta libra jane tituj me vlere dhe qe nuk gjenden lehte, dhe kur i afrojne librat e tyre tek keta shites rruge, ata nuk pranojne ti blejne per nje shume se 50 leke librin çfaredo qofte ai dhe e shesin per me shume se 2,000 leke.

Çuditem gjithashtu se ka faqe ne Facebook ku njerez te ndryshem ofrojne per shitje çdo lloj libri te perdorur qe gjenden ose jo ne librari tashme, dhe jane ne fund te fundit nje vlere e shtuar per pronarin e tij aktual dhe ate qe do e bleje. Nje e tille eshte per shembull: “ShesBlejLibrat“, e cila ofron libra te perdorur dhe te mirembajtur njekohesisht.

Perfundimisht ka diçka qe nuk shkon ne konceptin e shtetasit shqiptar ne menyren se si deshiron te fitoje pa u lodhur shume dhe e do fitimin shpejt.

Pamje nga Sheshi Skenderbej, ku rreth tij gjenden disa rruge kryesore ku ushtrojne veprimtarine shitesit e librave te perdorur.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.