Ishin dy vet, s’kishin asnji pare me vedi. Tuj fol shoq me shoq, koha mizdits erdh: “me hangr duhet pare nuk kena, si me ja ba nuk dim.”
Thot ky shoqi vet: “Asht pun e kollajshme, po shkojm n’lokant e rrim m’nji od pos.”
Shkojn kto n’lokant, hin mren n’od, vjen shegerti lokanxhis e i thot ktyne:
“Shka urdhnoni me hangr?”
Shegerti ja bani sofrën me t’shpejt, hangrne kto e pine. Erdh koha me la paret. Thrasin shegertin, shkon shegerti aty e pyesin kto:
“Sa na ka ba harxhi?”
Shegerti i kalxon hesapin. Tesh kto pare s’kishin asnjeni por kishin ba fjalt shoq me shoq: “Kur t’shti dorën n’xhep, mos m’len ti me i pague e ke me than: “po i paguj vet”. E kshtu kena me ba shamat bashk e kena me dal pa i la paret.” Shtini doren n’xhep njeni ksish, ky tjetri nuk e len, thot: “Po i laj un.” Ky tjetri thot: “Po i laj vet.”
Fjal fjal fillune me ba shamat. Shegerti lokanxhis hin nermjet me i da, fillon me i than nasihat ktyne t’dyve: “Asht marre me ba shamat, jeni shok e vllazen e nuk asht mir m’u fjalue.”
Thot njeni ksish: “A di shka bajm, masi nuk po na len me ba shamat, na po t’lidhim syt ty e, cilin t’perkitsh ti me dor, aj ka me la paret.”
Ky shegerti u ba razi. “Po”, thot. I lidhn syt shegertit, masi i lidhne syt, kto u ulne posht e u nisne n’pun t’vet e i thon lokanxhis: “Lantomir!”
Lokanxhija i thot: “Udha mar ju kjoft e mos ma harroni lokanten!” Lokanxhija kujtote, çi ja kan dhan paret shegertit e ky shegerti kerkon nelt me sy t’myll porsi i marr. Lokanxhija prite, se i vjen shegerti e shegerti rrite ala tuj kerkue ato dy vet.
Shkoj një sahat e ma tepr, qi shegrti nuk u ul posht. Thot zotnija i vet: “Po shkoj e ta shof ç’u ba shegerti jem qi ai s’vjen posht.”
Shkon zotnija i vet nelt e shef shegertin me sy lidh tuj kerkue m’at ças has shegerti zotnin e vet e e perket me dor i thot: “Ti paguej paret!” Mostnej hjek facoleten prej sysh e shf zotnin e vet.
Zotnija i thot: “E ç’asht kjo pun?” Shegerti i kalxon vakijaden:
“Deshtne m’u vra shoq me shoq e une nuk i laç e m’lidhne syt qi, cilin t’perkas vet me dor, aj ka me la paret e kshtu t’perkita ty e tokon me i la ti.”
Ather, zotnija i thot: “Kte e kam dit, se m’tokon me i la vet, qysh kur kam çue gomarin n’pun.”
Publikuar nga J. U. Jarnik, ne 1883, ne vellimin e tij “Prispevky ku Poznani nareci Albanskych”. Materialet e publikuara jane treguar nga nje qytetar Shkodran, Mark Shantoja, i cili, sic e thote autori, ishte nje tregimtar shume i zoti.