Dr. Albana Fico nga Instituti i Shendetit Publik dha detajet:
Ne vijim te komunikimit te perditshem, ju bejme me dije se vazhdon puna ne terren per identifikimin e rasteve te reja dhe gjurmimin e kontakteve te rasteve, te konfirmuara pozitive.
Ne 24 oret e fundit jane testuar 236 persona te dyshuar, prej te cileve jane konfirmuar 17 raste te reja me COVID-19.
Deri ne keto momente jane testuar 2989 raste te dyshuara dhe prej tyre jane te konfirmuar pozitive me COVID-19, 400 raste.
Betejen me kete semundje e kane humbur deri tani 22 qytetare, megjithe perpjekjet e jashtezakonshme te personelit shendetesor.
Gjate 24 oreve te fundit, 23 paciente te tjere i jane shtuar listes se te sheruarve, duke e çuar numrin e te sheruarve nga COVID-19 ne 154.
Ju informojme se, ne sherbimin infektiv aktualisht jane 52 te shtruar. 5 prej tyre jane ne terapi intensive.
Ne spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, jane 6 paciente te shtruar gjithsej. Nga keta 5 paciente jane ne terapi intensive, 1 ne pavion, ndersa 4 paciente jane te intubuar.
Ne dy spitalet COVID aktualisht po marrin sherbim 58 paciente.
Harta e te prekurve nga COVID-19 zgjerohet ne Tirane me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkoder 1 rast.
Shperndarja gjeografike e rasteve pozitive, eshte si vijon:
– Tirane 190 raste
– Durres 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 12 raste
– Fier 32 raste
– Kavaje 8 raste
– Rrogozhine 4 raste
– Korçe 17 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 45 raste
– Lezhe 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Kruje 5 raste
– Tropoje 4 raste
– Puke 4 raste
– Mirdite 3 raste
Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale i kerkon qytetareve te vijojne te respektojne masat e distancimit social. Sic e tregojne edhe shifrat e diteve te fundit, ku ka raste brenda te njejtes familje, eshte e rendesishme qe masat e kontrollit te infeksionit te respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek te afermit per çdo lloj arsye per te parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nese keni shenja te semundjes COVID19 telefononi numrin e urgjences 127. Per çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi ne linjen e gjelber 0800 40 40 / http://top-channel.tv/2020/04/08/covid-19-shkon-ne-400-numri-i-te-prekurve-ne-vend/