Fshati i Borshit eshte unik ne vetvete. Aty gjen vetem bukurine dhe qetesine e thjeshte, e cila ka ngelur e pandryshuar ne cdo system politik te se kaluares ne shekuj. Çmimet shume te pershtatshme te hoteleve dhe restoranteve, ku ushqimi i shijshem dhe i fresket sherbehet çdo dite, e bejne kete plazh nje vend te preferuar per gjithe turistet, te huaj apo vendas qofshin.
Gjate dites, aty shikon vela, kanoe, kayak dhe skutera uji. Gjate nates, aty gjen gjithmone grupe nga me te “kendshmit” ose me te “lajthiturit”, vendas apo turiste te huaj, qe mblidhen nen qiellin e kthjellet plot yje, duke kenduar apo luajtur muzike rreth zjarrit.
Perhere e me shume turiste, vendas apo te huaj, kthehen ne Borsh perseri, perhere e me te shume ne numer, te hareshem dhe plot me kujtime te paharrueshme. Ky eshte Borshi!
Ne udhetimin tuaj, une mund t’ju ndihmoj ta njihni Rivieren Shqiptare dhe kaloni kohen aty sikur te ishit lindur e rritur aty vete!
Restorant “Ujvara”, ndodhet prane Borshit dhe plazhit te tij, te cilet ashtu si dhe e gjithe pjesa tjeter e Rivieres Jugore Shqiptare, ofrojne mikepritjen dhe shpirtin pozitiv, tipike shqiptare, qe nuk do ta gjeni ne asnje vend tjeter te Europes se sotshme. Ne rast se po kerkoni nje keshille se si te arrini ne Borsh apo tashme e keni planifikuar te ndaleni atje dhe ju duhet ndonje informacion, thjesht me kontaktoni nepemjet seksionit te komenteve.