EURO 2020 – Shqiperia mbyll kualifikueset nga “Air Albania Stadium” me vendin e katert ne grup me 13 pike

Kombetarja shqiptare e futbollit, e drejtuar nga Edoardo Reja, ka mbyllur tashme ndeshjet kualifikuese te vlefshme per EURO 2020. Ndeshja e fundit per keto eliminatore u zhvillua ne stadiumin me te ri ne vendin tone, ne stadiumin kombetar, “Air Albania Stadium”, e cila u mbyll me rezultatin: Shqiperi 0-2 France.

Rreth 21 mije tifoze ne ‘Air Albania Stadium’ dhuruan nje super atmosfere, por ne fund rezultati foli per kampionet e botes. Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 0-2 me gola te shenuar nga Tolisso ‘9 dhe Griezmann ’30, kuqezinjte kane tentuar me disa aksione te gjejne porten e kampioneve te botes, por pa sukses.

Te besuarit e Edi Rejes zbriten me te karikuar ne pjesen e dyte te ketij takim. Mes brohorimave dhe spektaklit qe tifozet dhane ne shkallet e stadiumit, kombetarja shqiptare paten disa raste te mira me Ledian Memushajn dhe Rei Manaj, por te pafate, pasi topi perfundon ne duart e portierit Steve Mandanda. 

Renditja e grupit H, ku benim pjese ne kete edicion te EURO 2020:

Franca 25 pike
Turqia 23 pike
Islanda 19 pike
Shqiperia 13 pike
Andorra 4 pike
Moldavia 3 pike

Imazhi marre nga: https://fshf.org/sq/euro-2020-shqiperia-mbyll-kualifikueset-ndaj-frances-ne-air-albania-stadium/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.