Bunkieri Kishez, Bazilika dhe Mozaiku i Linit, nje perle akoma e pazbuluar, buze Liqenit te Ohrit, qe nuk duhet humbur

Per ju qe keni udhetuar nga Tirana ne Pogradec ose ne vazhdim, gjithmone keni pyetur veten si eshte te jetosh ne ate fshatin e shtrire perreth gadishullit te vogel, i cili quhet Lin, aq i vogel sa duket me shume si nje skene impresioniste filmash per piktore apo artiste te medhenj… Po nga ana tjeter si duhet te jete, cfare ka aty?

Per ta shuar kureshtjen, asnje artikull apo dokumentar sado i bukur ne media, nuk e zevendeson emocionin qe fitoni kur e vizitoni vete ju. Rruga per t’u futur ne fshat eshte nje kthese e forte ne krah te majte kur udheton ne drejtimin Tirane – Pogradec. Pas pak minutash ndodhesh ne qendren e fshatit, e cila ndodhet fare prane liqenit te Ohrit, nje shesh i vogel qe nuk ka forme te rregullt, ku te gjithe rruget kryesore te fshatit kryqezohen aty.

Banoret e fshatit Lin pergjithesisht bejne jete te qete, mes profesioneve te peshkimit, bujqesise, blegtorise. Se fundmi disa me fatlumet kane hapur shtepite e tyre dhe i kane kthyer ne bujtina. Kuptohet, qe per kete duhej nje investim qe kryesisht e kane siguruar nepermjet emigrimit ekonomik ne vendet e BE.

Roza B&B, Lin, Pogradec

Njera nga keto bujtina, eshte Rosa Guesthouse. Ashtu sic e moret me mend, Rosa quhej e zonja e shtepise, e cila se bashku me familjen e saj kane ofruar pronen e tyre ne sherbim te turisteve te huaj apo vendas, duke u kujdesur per nje ushqim te kendshem ne mengjes dhe siguruar nje hapesire te vogel me shezlong brenda oborrit te prones se tyre qe shikon nga liqeni. Nje ambjent qe duket sikur eshte nje pikture impresioniste e nje vendi prane detit Mesdhe. Bujaria e familjes nuk te zhgenjen, te tregojne dhomat e akomodimit dhe cmimet, qe per hir te se vertetes jane fare lire ne krahasim me dhomat e hoteleve me disa yje aty ne afersi. U larguam me pershtypjet me te mira dhe premtuam qe kemi arsye te forta qe te khehemi se shpejti. Vendndodhja, Liqeni i Ohrit, qetesia, cmimi, cilesia dhe pastertia, jane arsye me se te mjaftueshme per tu kthyer …

Nje fragment nga mozaiku i Bazilikes se Linit icili mbahet nen mbrojtjen e IMK.

Ndalesa tjeter e planifikuar eshte Bazilika e Linit dhe Mozaiku i famshem i Linit, ndodhur branda saj, prandaj dhe kerkuam rrugen me te shkurter qe te con aty. Banoret jane te gatshem qe te lene punet e tyre dhe te te udheheqin drejt vendndodhjes se bazilikes mbi piken me te larte te gadishullit, nga ku gjithe fshati Lin pothuajse mund te shikohet ne te gjitha anet, pa harruar liqenin, qytetin e Ohrit perballe dhe qendrat e tjera te banuara ne anen tjeter te kufirit, ne Maqedonine e Veriut.

Dhe ashtu sic ndosh zakonisht me struktura te tilla qe qendrojne nen qiellin e hapur, struktura e mozaikut ne bazilike eshte e mbuluar me rere, dhe mbahet nen mbrojtjen e Institutit te Monumenteve te Kultures, DRKK Korce dhe eshte i rrethuar me gardh metalik. Roja i objektit, hapi deren dhe na ftoi ta vizitojme. Struktura e gurte mjaft e dukshme tregon se si qendronte kjo ndertese ne kohen e shkelqimit te saj…

Bazilika e Linit

“Bazilika paleokristiane e Linit ndodhet ne pjesen perendimore te Kepit te Linit dhe perfaqeson nje nga monumentet me te rendesishme te Shqiperise. Struktura ishte e dekoruar me mozaike shumengjyresh me motive floreale, gjeometrike dhe skena eukaristike, tipike te periudhes paleokristiane. Germimet arkeologjike dhe te dhenat numizmatike mbeshtesin datimin e bazilikes dhe te dyshemese me mozaik ne shek. 5 – 6. Bazilika e Linit ka nje strukturim trekonkesh, me naos, kapela anesore, baptister dhe atrium. Kisha ka qene dekoruar me mozaike polikrom qe shfaqnin motive gjeometrike, floreale dhe skena eukaristike, tipike te eriudhes paleokristiane. Gjithashtu permbajtja e mbishkrimit me ekstrakte te psalmit te Davidit, mbeshtet teorine qe ndoshta kemi te bejme me nje qender pelegrinazhi. Gjetjet arkeologjike dhe te dhenat numizmatike mbeshtesin datimin e monumentit ne shek. V – VI. Gjate inkursioneve bullgare te shek. IX kisha u dogj dhe u braktis. Kisha plaeokristiane e Linit ndodhet ne pjesen perendimore te Kepit te Linit, duke pasur nje pamje te gjere mbi liqenin e Ohrit dhe zonen perreth. Mozaiket polikrom dhe materiali i pasur arkeologjik, e bejne kishen nje nga monumentet me te bukura dhe me interesant te Shiperise. Kisha e hershme e Linit eshte shpallur monument kulture i kategorise se pare ne vitin 1973.” (Instituti i Monumenteve te Kultures “Gani Strazimiri”)

Bunkieri Kishez, dikur nje nga 173,000 bunkieret e ndertuar ne Shqiperi, ish-prone e ish-Ushtrise Popullore

Menjehere sapo kaluam porten e rrethimit te mozaikut, u drejtuam ne anen veri-lindore ne drejtim te bunkierit mbi kodren e vogel, nga ku mund te kesh nje kend veshtrimi te gjere mbi 300 grade. Bimesia eshte tipike e zones malore kontinentale, bar i shkurter dhe vende vende dallon bimesi medicinale. Kur u afruam tek bunkieri, u surprizuam, ai ishte goditur me mjete te renda per te thyer betonin dhe per t’ia nxjerre elementet e struktures metalike brenda tij, por dukej qe kishte qene nje mision i pamundur. Dhe meqenese kjo strukture nuk u shemb dhe nuk u shkaterrua, dikush pati nje ide brilante, te ktheje bunkerin ne nje kapele kishtare ortodokse, ku fare mire dallohen tashme 2-3 ikona te vogla ortodokse dhe ca qirinj te djegur deri ne gjysme.

Kisheza per besimtaret Ortodokse e improvizuar brenda bukierit

Nje detaj qe nuk mund ta dallosh nga larg, bunkieri i cili dikur ishte krijuar per te luftuar kunder jetes, tashme ai eshte kthyer ne simbol te ringjalljes shpirterore. Nje strukture qe eshte planifikuar t’i rezistoje nje shperthimi mbi 20 kiloton, qe mezi i shpetoi dores se njeriut pas viteve 90, cili donte ta shkaterronte strukturen e betonit per t’ia nxjerre strukturen metalike dhe per ta shitur per skrap diku ne Mal te Zi, i eshte dorezuar autoritetit te nje “njeriu tjeter”, ndoshta me nje fizik te dobet, por qe e ka kthyer ne nje kishez ortodokse, e cila me shume gjasa do t’i mbijetoje shekujve qe vijne…

I tille eshte Lini, Pogradeci, e gjithe Shqiperia, nje paradoks historik, i cili duket si flaka e nje qiriu te dobet, ne momentin qe eshte duke u shuajtur, dhe pikerisht atehere kur eshte venitur, rindizet vetvetiu me nje flake akoma me te forte se ne fillim, dhe zgjat e zgjat …

Koha per ta vizituar Linin eshte e pershtatshme pergjate gjithe vitit. Per me shume informacion, kontaktoni Guiden Turistike Kombetare te Certifikuar dhe te Rregjistruar (+355 68 425 8606 ose email info@revistaime.com). Une, do te jem aty.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.