Ishin dy vet, njeni s’kishte kpuc n’kam. I thot shoqit vet: Une po shkoj t’kpucaxhija me ble nji par kpuc, por une pare s’kam, e po provoj kpuct vet e ti eja mas nji grimet her e m’bjer paravesh mue. Ather ti ik e une kam me t’marr mrapa ty e njishtu ne mujsha me i marr kpuct, pse nryshej s’kam, si ja marr. Ky shoqi vet i thot: “Po, mir fort.”
Hini ky mren n’dugaj, kpucaxhija thot: “A ke nji par kupc për kam teme?”
Kpucaxhija thot: “Po kam gjithfarsh, provoj nji par kpuc.” I veshi, i rane tamam. Hin ky shoqi vet mren e i thot ktij: “Ti, qi m’ke sha at dit, po ta paguj sot,” e i ra nji paravesh e dul jasht e iku, ky tjetri mor kpuct e reja m’kam ju vu mrapa.
Qeshet kpucaxhija e shikjon, kah i vehet mrapa. Qeshet koucaxhija apet, e i thot shegertave: “Ka kpuct e reja e tesh e xen,” e aj iku me kpuc e kpucaxhija rrite n’der e prite se po vjen e aj nuk diti me ardh ma e kshtu u kujtue, që kishin ken hajrsysa!
Publikuar nga J. U. Jarnik, ne 1883, ne vellimin e tij “Prispevky ku Poznani nareci Albanskych”. Materialet e publikuara jane treguar nga nje qytetar Shkodran, Mark Shantoja, i cili, sic e thote autori, ishte nje tregimtar shume i zoti.