Kirurgia e njohur, Kristi Funk, gjithashtu e njohur edhe si mjekja personale e Angelina Jolie, ka zbuluar disa nga zhvillimet e fundit ne betejen kunder kancerit te gjirit, qe prek pothuajse 1 ne 8 femra.
Dr. Kristi Funk, themeluesja e Qendres se Gjirit Pink Lotus, e cila u be e njohur ne vitin 2013 kur trajtoi Jolie, ka shperndare gjithashtu disa keshilla te rendesishme mbi dieten dhe menyren e jeteses per te parandaluar kancerin e gjirit. Zhvillime te reja ne hulumtimet mbi kancerin e gjirit Rritja si ne cilesi ashtu edhe efikasitet e mamografise 3-D eshte nje nga zhvillimet me te rendesishme te bere kundrejt kancerit te gjirit kete vit. Nje studim i fundit ka zbuluar se mamografia 3-D eshte 34% me shume efikase ne zbulimin e kancerit te gjirit krahasuar me ate 2-D. Kanceri fshihet gjithmone nga indet e dendura te gjirit, mamografia 3-D ndihmon doktoret per te siguruar nje pamje me te qarte se çfare po ndodh. Edhe pse mamografia 3-D nuk konsiderohet standarde aktualisht, ndoshta ne nje te ardhme mund te behet. Nje nga idete e gabuara me te zakonshme ne lidhje me kancerin e gjirit eshte trashegimia. Nese do te pyesni pacientet me kancer gjiri nese nje aferm i tyre ka vuajtur nga e njejta semundje, 85% do te thoshin jo. Thuhet se vetem 5-10 e grave me kancer gjiri kane mutacione gjenetike te trasheguara. Kjo ide e gabuar ka bere qe njerezit te mos e kuptojne se e kane me shume nen kontroll rrezikun per zhvillimin e kancerit seç mund ta mendojne. “Fillon me dieten”, thote Funk, “Dieta, lendet ushqyese, aktivitet fizik… Kaq shume gjera qe i kemi nen kontroll.
1.Konsumoni çdo dite perime te familjes se lakres: Ketu perfshihet lulelakra, brokoli, kale dhe lakra qe jane te gjitha te jashtezakonshme per shendetin e gjirit.
2.Konsumoni me shume fruta pylli te pasura ne antioksidues: Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat jane te gjitha te pasura ne antioksidues dhe lende ushqyese. Keto fruta pylli jane shpetuesit ndaj radikaleve te lira, prandaj, besojeni ose jo, ato mund te shkaktojne vetevrasje te qelizave kancerogjene.
3.Perdoreni me shume shafranin e Indise: Shafrani i Indise eshte nje “super-ushqim” per shendetin e gjirit. Mjekja Funk rekomandon qe ta shtoni ate ne lengje te ndryshme.
4.Konsumoni me shume nga nje frut indian (Gooseberry): Ky frut, qe shitet se shumti si “pluhuri AMLA”, ka permbajtjen me te larte te antioksiduesve.
5.Konsumoni me shume kerpudha: Kerpudhat jane gjithashtu nje burim i mire i lendeve ushqyese kur behet fjale per parandalimin e kancerit.
6. Konsumoni me shume produkte te sojes: Per vite me radhe, mjeket, perfshire edhe Funk, u kane kerkuar pacienteve me kancer gjiri te shmangnin sojen. Por qe nga viti 2009, megjithate, studime te reja kane treguar perfitimet e produkteve te sojes, perfshire tofun, qumeshtin e sojes etj {http://www.intv.al/kanceri-i-gjirit-keto-jane-keshillat-qe-doktoresha-e-angelina-jolie-keshillon-per-te-gjitha-femrat-52051/shendeti.com]