Këndezi që pjell florinj dhe pula që pjell gjarpërinj – Tekst Folkloristik 1879 në toskërisht

Ish një plak që kish një këndes dhe një plakë që kish një pulë. Kësaj plakësë pula i pillte ditë nga dit nga një koqe ve. Vinte plaku dhe i kërkonte plakësë nga një koqe ve, po këjo nukë i epte edhe plaku i tha, “to të vinjë koha që të më kërkonç edhe mua gjëkafshë”.

Edhe plaku i tha këndesit , “Pse nukë pjell edhe ti?” Edhe këndesi vati më një baçë të një mbreti edhe thiri kikiku! Mbreti si dëgjoi këndesinë porositi hysmeqarëtë ta hedhinë në azinë të paravet, edhe këndesi, si hëngri shumë florinj u bë si i ngordhurë, edhe hysmeraqëtë si e panë të ngordhur e hodhë poshtë. Këndesi u ngrit edhe duke çapurë erdhi te plaku dhe i tha: “O plak, të më varç kokë tatëpjetë edhe të më tunç edhe të më bieç me një stap.” Aere plaku e vari edhe i binte, edhe këndesi nxirte nga goja florinj. Aere plakut i erdhi shumë mirë.

Vaiti plaka edhe kërkoi një flori, si psoi që këndesi pillte florinj edhe plaku i tha, “kur të kërkonje unë ve të pulësë, nukë m’i epnje, edhe unë tani nukë të jap.”

Shkoi plaka edhe sa vate në shtëpi të saj, i tha pulësë, “pse nukë më piell edhe mua florinj?” Aere vate pula dhe pyeti këndesin “qysh piell florinj?” I tha këndezi “në të piellç florinj, të haç gjerpinj.”

Vate pula, hëngri gjerpinj edhe u kthye te plaka edhe i tha: “të më varç…” Si e vari pulënë, duallë nga goja gjerpinjtë edhe u derdhën plakësë edh e hëngrënë. (Manuel de la langue chkipe, mbledhur nga A. Dozoni, 1879)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.