KIZMETIN E GJËN PËRPARA – Nje anektode nga Cameria, botuar ne vitin 1895, ne dialekt

Ish një fukara, punonej nat’ e dit, po bukë s’kish t’haj. Një ditë apofasisi edhe i tha edhe të shoqesë, se “u do vete të gjij kizmetin, se kështu s’mund të rrojm”. I thotë dhe ajo: “Ik”.

Ashtu u nis. Në udhë që vij, gjeti një ulk përpara, e pjeti ulku e i thotë, që “ku vete?” I thot ai, që “do vete të piqem me perndinë, të më dëftonj kizmetin”. I thotë ulku, që thuaj dhe për mua, që u gjëthënjë mish ha edhe nuku ngosem”, atë porsi i bëri ulku, edhe iku vate më një anë të detit.

Atje gjeti një peshk të madh: e pjeti peshku e i thotë, që “ku do veç”? I thotë ai, që “do vete të piqem me perndinë”. I thotë peshku, që “pite edhe për mua, që nat’ e ditë në ujë jam, edhe gjëthënjë po et kam”. Edhe e mori peshku e nxori matan detit; atje që vate, vate më një han e ndënji, hëngri buk.

E pjeti hanxhiu, i thotë, që “ ku do veç?” I tha dhe hanxhiut, që “do vete të piqem me perndinë”. Ai hanxhiu kish një bakshe, edhe çdo që vij mbrënda, nuku ziheshin edhe çdo farë që të mbill, nuku, biheshin; i thotë hanxhiu: “Çumqë do veç të piçeq m perndinë; thuaj dhe për mua, që pse nuku zihenë pemetë në bakçe time?”

Edhe iku ai vate sa vate; atje i dolli ëngjëlli përpara, i thotë, që “ku vete?” I thot ai, që “do vete të piqem perndinë”, “të më dëftonjë kizmetin”. I thot ëngjëlli, që “perndia u jam, po ktheu prapë edhe kizmetin e gjën përpara”. I thot ai që “më ka porsiturë edhe një ulk, të të pjes, që ai gjëthënjë mish ha, edhe të ngosurë nuku ka”. I thot ëngjëlli, që “t’i thuaç ulkut; që pa ngrënë mish njeriu nuk ngoset”; e i thot ai prapë, që “më ka thënë  edhe një peshk, që nat’ e ditë në ujë ishte, edhe etja nuk i hilqet”. I thot ëngjëlli: “T’i thuaç peshkut, që pa nxerrë gurinë xhevair që ka në bark, nuku ikën etja kurrë”. I thotë ki, që “më ka porsiturë edhe një hanxhi; që ka një bakshe, edhe në çdo pemë që ve, nuk i zihet, edhe çdo farë që mbjell, nuk i bihet”. I thot ëngjëlli: “T’i thuaç hanxhiut që mbërnda në bakçe ka thisavro, edhe pa nxerrë thisavron, nuku zihenë pemëtë”. Edhe iku ëngjëlli.

U kthe ki prapë, vate në hanxhiu e i thot ato, q’i tha ëngjëlli; i thotë hanxhiu, që “eja të vemi t’i nxerrëm; edhe të marrç gjizmatë ti”. I thotë ai që “nuku dua u, se e kam kizmetin përpara”, edhe iku  vate në peshku, i thotë peshkut; që “u pjeta, edhe më tha ëngjëlli, që ti ke një gur xhevahir mbërnda në bark: edhe pa nxerrë atë; nuku ngosej, me uj”. Ashtu e mori peshku,  nxorri nga këjo anë; edhe e nxorri gurin nga barku e i thotë atit, që “merre ti këtë gur, se ki vlen mbretllëk”. I thot ai që “nuk e dua, se u e kam kizmetin përpara”, edhe iku; nuk e mori gurin, po vate t’i thosh edhe ulkut.

Si vate ne ulku i thotë, që “pjeta për llaf, që më the, edhe më tha ëngjëlli, që pa ngrënë mish njeriu, nuku ngosej kurrë”. I thotë ulku; që “më mirë, se të kam tij këtu, ku do gjij tjetërë?” Edhe zuri, e hëngri, e e gjeti kizmetin; si i lipsej.

Publikuar nga Holger Pedersen, ne 1895, ne vellimin e tij me krijime folkloristike “Albanesische Texte mit Glossar”. Sipas autorit, materialet e publikuara jane mbledhur ne Korfuz dhe Shqiperi ne1893, duke botuar ne kete tekst 12 perralla, 18 gjeegjeza, 12 kenge dashurie, nje kenge epike dhe disa besime popullore.
Perrallat jane treguar nga nje fshatar ne fshatin Mursi, prane Kondispolit. Sipas studiuesve, gjuha e folur eshte dialekt i Çamerise.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.