Nga Jonida Pjetregjokaj
Nga shume studime qe kam lexuar thuhet qe deri ne moshen 2 vjecare nuk eshte mire per zhvillimin e femijes qe te shohe ekranet dixhitale. Une kam dy djem me te rritur se sa sa 1.5 vjecari im, Amos, te cilet e perdorin kompjuterin per studimet e shkolles, dhe jo vetem. Prandaj kjo me duket shume e veshtire. Une punoj ne shtepi me kompjuter dhe im shoq merret gjithashtu me dizenjimin e faqeve te internetit dhe me mediat sociale.
Por gjate kesaj kohe qe ai ka lindur jam munduar shume te ndjek disa parime qe shpresoj t’ju vijne ne ndihme edhe ju.
Ka disa menyra qe mund te minimizoni perdorimin e ekraneve me foshnjen tuaj, nese doni te mbani nen kontroll gjerat – megjithese çdo qasje duhet te jete individuale si per ju, ashtu edhe per nevojat e familjes.
1.Mendoni per gjumin – Une vuaj shume nga pagjumesia, ose me sakte e kam shume te veshtire te qetesoj trurin per te fjetur gjume dhe zhurma me e vogel me zgjon. Ajo qe kam praktikuar eshte te perpiqem te mbyll internetin, zilet dhe te mos e mbaj fare telefonin ne dhomen e gjumit. Kjo me ndihmon si per qetesimin e trurit, por edhe per t’i rezistuar tundimit te ndjek mediat sociale, ose te lexoj dicka te re qe me intereson. Me e mira qe bej per femijen tim dhe per veten time eshte qe 1 ore perpara se te fle mos te shikoj fare ekran. Kete rregull per veten time e prish kur dua te shoh nje film ose emision me familjen time.
2. Dilni shetitje me femijen tuaj pa perdoruar telefona. Kjo do t’ju ndihmoje ne ajrosjen e trurit, por edhe bazuar ne eksperiencen time do te keni biseda shume te thella me femijen tuaj. Luani dhe zbavituni me lojera fizike ose lojera tavoline, lexoni libra.
3. Asnjehere mos ndizni pajisjet dixhitale kur hani ushqim. Cdo dite perpiqemi te hame se bashku si familje dhe ne vend qe te shohim ekranin e TV ne bisedojme rreth dites, apo gjerave te ndryshme qe na pelqejne.
4. Caktoni nje orar te pershtatshem per ju dhe per femijen tuaj qe te shohe ekranin. Une perpiqem qe te jem gjithnje prezent ne gjerat qe femijet shohin. Por nese nuk mundeni, perdorni teknologjine ne dispozicion per te gjetur se sa kohe kalojne femeijet ne ekran dhe cfare po shikojne. iPhone dhe iPad tani ofrojne raporte te kohes para ekranit i cili tregon sa ore ne dite/jave jane shpenzuar ne nje pajisje dhe çfare kane bere gjate asaj kohe.
5. Ndiqni me kujdes sjelljen e femijeve tuaj. Nese ata jane te lodhur, nuk kane deshire te hane, ose hane me teper ose me shpejt sec duhet, jane te irrituar dhe stresuar ndryshoni kohen e tyre ne ekran dhe shihni me kujdes se cfare ata po shohin konkretisht qe i ben te kene nje sjellje jo normale per ta.
Ndoshta ju duken te teperta si keshilla ose ju duken shume pak se jeni me strikte se une per kohen e ekranit, prandaj do te doja shume te dija idete tuaja cfare ju beni qe te limitoni kohen e ekranit tek femijet tuaj.