Murrizi (emri latinisht i te cilit eshte Crataegus Oxyacantha) ka perdorime te shumefishta, qe qe e ben ate nje domosdoshmeri ne shtepite tuaja. Shqiperia, per fat te mire eshte nje burim i pasur i kesaj bime magjike e te eger. Gjethet e fresketa, lulet dhe frutat e bimes se murrizit jane te konsumueshme, nderkohe qe vlerat shendetesore te tyre e bejne murrizin te nevojshem per te gjithe. Ne vetvete, ai permban shume flavonoide, pa harruar dhe Vitaminen C, aminen, ketakinen, sterolet dhe disa substanca te tjera perberese.
Ne mjekesine popullore ai perdoret kunder irritimit te sistemit nervor, nervozizmit, pagjumesise dhe problemeve te zemres. Ai ka efekt gjithashtu dhe ne mormalizimit te tensionit te larte apo te ulet te gjakut.
Ne mjekesi, murrizi dhe preparatet e tij perdoren si kardiotonike, te cilet permiresojne punen e zemres, luftojne aritmine, ndikojne si diuretike te lehte dhe zbusin stresin. Ekspertet rekomandojne kura e murrizit vazhdohet nga 5-7 dite, dhe pas nje pushimi prej 2-3 ditesh, vijohet prape i njejti cikel deri sa te verehet permiresimi.
Mbani mend, nuk rekomandohet perdorimi i murrizit per grate shtatzena dhe ato qe ushqejne femijen me gji.
Artikulli i mesiperm nuk ka per qellim te diagnostikoje, trajtoje ose kuroje ndonje semundje per kete konsultohuni me mjekun tuaj.