Pritjes i erdhi fundi. Tashmë edhe edhe zyrtare që Superliga shqiptare do të nisë me 3 qershor. Më në fund qeveria ka dhënë konfirmin e saj me anë të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, që me 29 Maj njoftoi mbi fazën e dytë të hapjes për shkak të koronavirusit. “Do të lejohen nga data 1 qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut,”– u shpreh Manastirliu.
Keshtu, zyrtarisht qeveria shqiptare i dha leje futbollit për të vazhduar me ndeshjet pa tifozë dhe për t’iu rikthyer aktivitetit pas afërsisht tre muaj. Si rrjedhojë e vendimeve të marra më herët Superliga do të nisë me 3 qershor, pra të mërkurën, por në bazë të një protokolli shëndetësor të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe FSHF.
Për zhvillimin e një ndeshjeje maksimumi do të lejohen 165 persona, ndërsa stadiumi do të ndahet në tre zona: 1-Fusha dhe zona teknike, 2-Tribuna dhe 3- Perimetri i stadiumit. Ndryshe nga çdo kampionat tjetër në Europë Superliga do të nisë pa kryerjen e tamponëve, të cilët janë të kushtueshëm për klubet shqiptare. Një vendim i kontestuar nga specialistët e fushës, por i dakordësuar me Ministrinë e Shëndetësisë.
Për të mbërritur në stadium skuadrat duhet të përdorin më shumë se një autobus, ndërsa stafet e tyre duhet të jenë të pajisura me maska. Të 59 personat që do të qëndrojnë në tribunë duhet të mbajnë një distancë prej dy metrash, ndërsa mes tyre do të jenë edhe gazetarët, që nuk lejohen më shumë se 10. Po ashtu do të lejohen vetëm dy komentatorë televizivë, ndërsa nuk do të ketë intervista para, gjatë dhe në fund të ndeshjes. Vetëm për operatorin që ka të drejtat televizive.
Fillimi i ndeshjes nuk do të bëhet më me fëmijë shoqëerues, pa maskot, asnjë fotograf me skuadrën në fushë, pa shtrëngime duarsh dhe pa u rreshtuar. Skuadrat do të dalin nga tuneli jo në të njëjtën kohë, ndërsa do të jetë rrepëtsisht e ndaluar t’i afrohesh për të protestuar arbitrit, në të kundërt ndëshkohesh me të verdhë.
Përsa i përket kalendarit do të luhet thuajse çdo tre ditë, pasi në program është edhe Kupa. Superliga që ka edhe 10 javë për të zhvilluar do ta ulë siparin me 29 korrik, ndërsa finalja e Kupës me dy gusht. 9https://shqiptarja.com/lajm/protokolli-si-nis-superliga-stadiumi-i-ndare-me-zona-skuadrat-do-perdorin-me-shume-se-1-autobus-ska-me-protesta-te-arbitri)