Zyrtare dhe delegate te organizmit me te larte te futbollit europian ishin ne pranishem ne Tirane, gjate ndeshjes mes Vllaznise dhe Apolonise, ne nje 90 minutesh elktrizues, i cili perfundoi me rezultatin 2-0 ne favor te ekipit te femrave te Vllaznise.
Momentet me te bukura te kesaj ndeshje mund ti ndiqni ne klipin mesiper te publikuar nga FSHF.
“Arena Kombetare” e kaloi testin. E pate dhe vete qe ishin perfaqesues te UEFA-s dhe pane me detaje funksionalitetet e stadiumit. Nisur edhe nga opinionet e tyre eshte test i kaluar dhe te shohim inagurimin e vertet kunder Frances.
UEFA kishte disa pika si merak qe duhej te shihnin. Eshte rregulli i tyre qe duhet provuar stadiumi me nje ndeshje testuese. Atje shihet fonia, cilesia e fushes, pozicioni i kameres, mediat, tifozet, hyrja dhe gjithçka. Ato jane pare dhe kane dhene ok.
Fusha nuk eshte ne kushtet optimale nisur edhe nga koha qe ka mbajtur shi. Ishte nje pjese qe nuk e ka kapur shume dielli dhe ne kete periudhe rreth 1 jave qe na ndan nga ndeshja do forcohet edhe me teper”, eshte shprehur sekretari i pergjithshem i FSHF, Ilir Shulku.