Parku i Aventures, ne malin e Dajtit, nje atraksion per grupmosha te ndryshme dhe familjare qe nuk duhet humbur

parku i aventures ne malin e Dajtit

Fundjava e Qershorit u ofron gjithe atyre qe jane te apasionuar pas aktiviteteve ne natyre dhe ajer te paster ne pyjet e Parkut Kombetar te Dajtit. Prane Ballkonit te Malit te Dajtit, ju mund te jgeni me shume se asnjehere tjeter nje liste te gjate aktivitetesh ne natyre, si hipizem, xhiro me motorra me kater rrota, qitje me pushke sportive, qitje me hark professional, etj.

tirana form Dajti mountain
Tirana, veshtruar nga Ballkoni i Dajtit
hipizem ne main e dajtit
Pamje nga Ballkoni i Dajtit, prane kompleksit me te njejtin emer
parku kombetar i Dajtit
Parku kombetar i Malit te Dajtit

Po ashtu, per familjaret dhe femijet ka mjat ambjente ku mund te shijoni pijen tuaj te preferuar nderkohe qe femijet argetohen dhe zbaviten ne hapesirat e mbrojtura dhe te rrethuara, te pershtatshme per ta, si lojera me strukture me ajer te presuar, qe sigurojne mbrojtjen nga cdo pakujdesi e mundshme gjate lojes.

dajti adventure park
Hyrja e Parkut te Aventures ne Malin e Dajtit
parku i aventures dajt
Stafi i parkut duke ndihmuar vizitoret te montojne paisjet e duhura

Se fundi, qershia mbi torte; “Parku i Aventures” ka organizuar ne nje nga zonat e mbuluara nga nje pyll i dendur me drure te larte, nje strukture profesionale per ushtruesit e aktiviteteve te aventures, si zipline, ngjitje ne peme, ngjitje dhe ecje me litare, kacavjerrje ne struktura te varura dhe ecje permes objekteve te varura dhe te lidhura, dhe shume te tjera, qe te gjitha keto nen vezhgimin e rrepte te kamerave te sigurise dhe nje trupe instruktoresh profesioniste qe pervec trajnimit fillestar, kujdesen edhe gjate aktiviteteve fizike qe askush te mos pesoje demtime gjate aktiviteteve.

Aktiviteti i “Parkut te Aventures” zhvillohet pergjate gjithe javes dhe eshte i hapur per te gjitha grupmoshat, duke siguruar argetim jo vetem per te rriturit, por dhe per femijet, gjithmone nen kujdesin e rrepte te instruktoreve te parkut. Per me shume, shkoni dhe provojeni vete… ;o)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.