Renia nga pesha, cfare duhet te beni kur dietat nuk japin rezultat

renie-nga-pesha

renie nga peshaNe qoftese jeni duke mbajtur nje diete te percaktuar dhe nuk humbisni kilet e tepërta, atëherë duhet të rishikoni mënyrën se si jeni duke e mbajtur dietën. Dietologu Weight Watchers nga Britania e Madhe ka renditur disa faktore qe ju ndihmojne te kuptoni pse ndodh keshtu:

Portokalli
A është portokalli një frut i cili duhet të përdoret për rënien në peshë kur ka kaq shumë kalori?! Sipas ekspertit nëse jeni duke mbajtur dietë atëherë nuk duhet të konsumoni lëng portokalli, pasi kaloritë janë aq të shumta sa edhe stërvitja që ju mund të bëni mund të mos vihet re. “Një gotë lëng portokall ka sheqer më shumë se të gjitha frutat e tjera. Lëngu i portokallit është i ëmbël dhe nuk duhet të konsumohet sidomos nga femrat”, – thotë eksperti. Portokalli këshillohet të konsumohet vetëm si frut i pa shtrydhur. Po kështu këshillohet të konsumohet edhe lëkura pasi përmban një acid të veçantë i cili ndihmon në tretjen e çdo ushimi që mund të konsumoni.

Djathi
Nëse dëshironi të hani djath, më mirë konsumoni një peshk ose një pulë. Në këtë përfundim kanë arritur dietologët në Britaninë e Madhe të cilët theksojnë se djathi nuk duhet të përdoret në rast se jeni me dietë. Sipas ekspertëve edhe djathi ka kalori në nivle të larta, sidomos ai që blihet nëpër supermarkete. Këshillohet vetëm djathi i fshatit, sidomos ai i dhisë.

Spinaqi
Nëse nuk humbni peshë, do të thotë se nuk keni konsumuar aq sa duhet spinaqin. “Është “ilaç” për një person i cili kërkon të humbë kilogram. Përmban lëndë të cilat përveçse forcojnë kockat, ulin yndyrnën në trup”, – thonë dietologët.

Frutat
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të hahet një minimum prej 400g e frutave dhe perimeve në ditë për të ulur rrezikun e problemeve serioze shëndetësore, të tilla si sëmundje të zemrës, goditje, kancerit të zorrëve, diabet tip 2 dhe trashje. Fruta dhe perime janë një burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë vitaminë C dhe kalium. Frutat janë mënyra më e mirë për të ruajtur trupin në formë.

Koha dhe ushqimi
E keni pyetur veten nëse e konsumoni në kohë drekën osë darkën tuaj!? Koha më e mirë për të ngrënë drekën është ora 13:00 sipas eksperëtve dhe deri në orën 19:30 këshillohet të konsumohet darka. Kjo pasi stomaku kërkon më shumë kohë për të tretur ushqimet, sidomos në darkë. Të konsumosh në kohë darkën nuk do të thotë se mund të hani gjithshka. Gjatë drekës këshillohen makarona ose oriz pa yndyrna. Në darkë këshilla më e mirë është konsumimi i kosit me disa fruta ose i perimeve të ndryshme.

Pushimet
Noti është stërvitja që formon të gjithë muskujt e trupit. Për të rënë nga pesha mundohuni të zgjidhni vendin e duhur për pushimet. Sipas ekspertëve këshillohen plazhet jo shumë të populluara ku mund të notoni pa problem. E “mira” e pushimeve është se mund të konsumoni edhe yndyra duke qënë se noti i djeg ato dhe nuk lejon të shtosh peshë.

Karrota dhe manaferrat
Nëse arrini të gjeni manaferra në tregun e fruta-perimeve apo në supermarket, atëherë duhet ti blini. Është kjo një ndër këshillat kryesore të dietologëve për të ulur 2-3 kilogramë në muaj. Sipas eklspertëve në manaferrë gjendet një lëndë e cila djeg kaloritë në trup. Gjithashtu këshillohet dhe karota apo luleshtrydhja, të cilat futen të grupi i frutave që duhet të konsumohen 400 gramë në ditë.

Pesha ditore
Pesha e trupit luhatet me kalimin e kohës dhe sidomos gjatë 1 dite. Sipas dietologëve është vënë re se gjatë ditës rritet me disa gramë pesha dhe kjo është një ndër arsyet që shumë persona vendosin të braktisin dietën. “Shumica e njerëzve peshohen në mëngjes dhe në darkë. Në mëngjes trupi i njeriut nuk ka konsumuar asgjë dhe në momentin që peshoheni në darkë vini re se keni shtuar peshë dhe dëshpëroheni. Kjo është mëse normale por nëse do të matni peshën tuaj çdo 5 ditë atëherë mund të kuptoni nëse keni humbur peshë”, – thonë dietologët.

Peshoj më shumë
Kur nis një dietë, dy fjalët e para të një personi janë “peshoj më shumë”. Ky është një faktor psikologjik që të shtyn gjithmonë e më shumë për të konsumuar çdo gjë dhe për të mos vazhduar dietën. Të mbash dietë nuk do të thotë se ke një shkop magjik të cilin mund ta përdorësh sa herë dëshironi të humbni kilogramë. Të mbash dietë do të thotë që të zbatosh disa rregulla në ushqim dhe rezultatet duhet të kërkohen minimumi pas një muaji.

Këshillat/Ushqimet
Të konsumosh në kohë darkën nuk do të thotë se mund të hani gjithshka. Gjatë drekës këshillohen makarona ose oriz pa yndyrna. Hani kos dhe fruta

Pesha
Sipas dietologëve është vënë re se gjatë ditës rritet me disa gramë pesha dhe kjo është një ndër arsyet që shumë persona vendosin të braktisin dietën

Manaferra
Nëse arrini të gjeni manaferra në tregun e fruta-perimeve apo në supermarket, atëherë duhet ti blini. Në mënyrë që të humbni 2-3 kilogramë në muaj [http://shqiptarja.com/Shendetesi/2712/ja-arsyet-pse-nuk-humbisni-n—pesh–n-nt–dilemat-e-m-dha–291010.html#sthash.P7x13FFP.dpuf]

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.