Ringjallja qe lajthiti nje komb te tere

Nga Rudina Bakalli

Nuk e kam menduar se do te me degjonin veshet nje histori aq te trishte dhe te tmerrshme sa ajo e familjes Josifi. Fytyrat e atyre vajzave, nuk m’u hoqen nga mendja qe diten e pare qe lexova lajmin.

Ne fillim mendova se lidhja me librat fetare te gjetur ne shtepine e tyre, ishte nje lidhje dashakeqe e mediave tona, qe per hir te se vertetes, nuk ka deshmuar ndonje merak per etike apo ruajtje privacie ne raste te bujshme, por ka justifikuar gjithcka ne emer te gjoja zbardhjes te se vertetes.

Por nese kjo moter e nene lyen me vajra e uthull trupin e vdekur te Anises, me shpresen qe do te ringjallej, media jone ka lyer me shtresa e stershtresa kete lajm per te mbajtur te gjalle lajmin, duke e percudnuar dhe ne perpjekje te zbardhin te verteten apo te jene ne krah te se drejtes, e mbyten, e shtremberuan dhe u bene te padrejte.

Kam lexuar shume komente, mllef, zemerim, qe deri diku mund ta justifikoj, por nuk mendoj se ligesia dhe mllefi ndaj cdokujt vetem sepse filan media u nxori emrin ne titull, eshte i justifikuar, dhe eshte i drejte.

Ky lajm eshte kthyer ne nje gjueti shtrigash, dhe ne nje manipulim dhe abuzim se kush e ka te verteten. Gazetare qe nguten, sic e kane patur zakon te nguten edhe ne raste te tjera ne perpjekje per te bere ekspertin dhe per te na mbushur mendjen se dine dicka. Dhe jo vetem kaq por ata ne menyre te pameshire kane perdhosur privacine e ketyre vajzave duke postuar dhomat e zemrave te tyre te derdhura ne ditare.

Gjithmone hapja e nje ditari pa leje eshte konsideruar si nje akt i peshtire tradhetie. Gazetaret tane ne emer te lajmit dhe duke dhunuar te drejten e atyre qe nuk mund te flasin me per veten e tyre, dhe te Blertes qe ende perpelitet te marre veten, kane mbushur portale me fletet e ditarit te tyre.

Kjo me ka rrenqethur.

Me vjen keq te them, por nese kjo nene e dy vajzat e saj i ndermoren keto veprime ekstreme te ndikuara qofte nga nje gjendje mendore jo e shendoshe, apo te ndikuara nga ndonje sekt sic po flitet, pyetja qe kam eshte cfare po i shtyn gazetaret tane dhe ata dhjetera apo qindra shqiptare te papermbajtur qe vjellin vrer e flasin per marri te tyre neper komente e portale duke mos e menduar dy here fjalen e keqe dhe sharjet.

Ndihem sikur jam zgjuar ne nje shoqeri te kapur nga nje histeri kolektive, nga nje mllef kolektiv, saqe kane pushuar se qenuri te mencur, por jane bere te gjithe te marre.

Po marr disa gjera nga deshmia e Blertes

1-Vajzat kane shetitur nga nje grupim fetar tek tjetri, dhe ne nje moment ajo thote qe kishin dy vite qe ishin shkeputur nga kisha ungjillore, ne nje tjeter thote qe kishin 5 vjet.

Asnje gazetar nuk ka qejf me e cilesu kete fakt te rendesishem, por vazhdon i meshon ringjalljes.

Keto gra nuk ndermoren veprimin ekstrem nen shoqerine e ungjilloreve, kur ishin ne mes te tyre, por kur kishin ndalur se qeni me ta.

Nese ungjilloret qenkan keta perbindeshat biznesmene qe u bejne lavazh truri shqiptareve dhe i cokan ne vetevrasje, a nuk duhet te ishte ndikimi i tyre me i forte kur njerezit jane me ta, se sa kur kane vite qe jane shkeputur prej tyre?

A nuk duhet te ishte shkeputja prej kesaj kishe, nje clirim dhe shpetim i ketyre motrave dhe nenes se saj?

Perkundrazi, sa ishin pjese e kishes njerezit i kujtojen si dy vajza te qeta, te dashura, te gezuara, me humor thone disa, sic eshte shumica e gjithe te rinjve qe jane pjese e kishes ungjillore. Te rinj qe vijne te ndrojtur, te pasigurte, e qe fillojne lulezojne pak nga pak dhe zhvillohen. I shikon duke interpretuar, disa ne skene, me nje ze te mahnitshem, ata qe dikur nuk kishin besim tek vetja dhe nuk kishin patur dike t’u thoshte se ata jane te cmuar pavaresisht nga pesha, nga statusi ekonomik i familjes, nga arritjet etj.

Keto nuk i thote askush, aq me teper media jone qe cdo jave nuk le vip pa nxjerre per celulitin, per ndarjet, per skandalet. Kjo media qe eshte kaq e shqetesuar dhe e merakosur per te verteten dhe mireqenien e shqiptareve

2- Ringjallja:

Jam e cuditur me nivelin e diskutimit dhe argumentit te gazetareve tane. A bejne vete sikur nuk dine apo kaq mund te mendojne? Nese ungjilloret do te nxitnin vetevrasjen dhe veteflijimin dhe kjo do te ishte pjese e teologjise se tyre, do te kishim sot 30 mije a me shume Anisa dhe Zhaneta e Blerta. Por kjo nuk eshte situata.

Atehere pyes pse media jone eshte fokusuar ne kete teme?

Sepse ajo shet. Sepse kjo teme terheq. Media jone ka mbjelle nje kulture shpifjeje, mashtrimi dhe manipulimi sidomos me titujt, ne vitet e fundit, nje kulture qe eshte ushqyer nga zhgenjimi politik, duke e ushqyer ne vete me mllefin tone, duke folur keq e duke mallkuar cdo politikan, eshte apo nuk eshte fajtor per ceshtjen ne fjale qe ngre media.

Te dashur, padrejtesia ka nje kosto. Nese jemi te padrejte dhe sic thote populli i hyjme ne hak te drejtit, apo hyjme ne gjynah ndaj dikujt, mos te mendojme se do te na prese e mira ne jeten tone.

Ka drejtesi hyjnore. AJo drejtesi hyjnore qe na ka ndjekur per gjakun e martierve dhe te pafajshmeve te komunizmit.

Mos u genjeni, thone Shkrimet e Shenjta, Perendia nuk vihet ne loje. Njeriu do te korre ate qe do te mbjelle.

Si shqiptare, si moter, si nene, ju lutem te vini ne pune arsyen, mos ushqeni padrejtesine dhe injorancen, por behuni burim paqeje dhe pajtimi.

Mos u ngutni te rrembeni guret e t’i hidhni mbi kedo sepse keshtu e ke lexuar ne nje artikull.

Mos e ndotni gojen ndaj te pafajshmit.

Matu 7 here e fol njehere thote populli yne i mencur

Ndersa Shkrimi i Shenjte thote: budallai edhe kur nuk flet duket i mencur.

Qe do te thote qe heshtja ne momente te caktuara eshte mencuri.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.