Ndodhemi ne sezonin e Festave te Nentorit, dhe si cdo vit shqiptaret, festojne clirimin nga okupatoret naziste dhe shpalljen e Pavaresise te Shqiperise. Dhe ketu ndodh “Cudia Shqiptare”, nje fenomen qe sa vjen dhe theksohet…
Pervec faktit qe dy partite kryesore politike i festojne ne dite te vecanta, (Partia Demokratike i feston te dyja pervjetoret me 28 Nentor, kurse Partia Socialiste feston Pavaresine e Shqiperise me 28 Nentor dhe Diten e Clirimit nga okupatori nazist me 29 Nentor), faktori “publiku” qe duket se nuk eshte i ndjeshem fare nga ky politizim i tejskajshem, injoron festimet dhe aktivitetet dhe largohet nga Shqiperia, duke perfituar dhe nga fakti qe shpesh here keto festa i afrohen fundjavave, duke siguruar me shume dite pushimi, dhe per me teper, me larg ndjenjes se te qenit nje “shqiptar i pandreqshem”, pse jo, per te perfituar nga nje kulture tjeter me liberale apo me pak imponuese dhe njekohesisht me pak e politizuar.
Por a shqetesohet klasa politike per kete?
Duket se jo, dhe ketu futen shume agjeci dhe operatore turistike shqiptare dhe te huaj, qe perfitojne nga rasti dhe ofrojne udhetime jashte Shqiperise, akomodime te lira, darken e bollshme festive me muzike popullore dhe jo rrallehere tallava, me cmime qe as ne Shqiperi nuk i gjen…
Por vlen per t’u pergezuar iniciativat e kompanive si Zenith Travel, e cila ofron per 28 dhe 29 Nentorin, STRUGE – OHER 2 DITE 39 €, duke perfshire Akomodimin ne hotel, Mengjesin + Darken, Transportin, Pishinen Dimerore, Guiden Shqiptare gjate gjithe udhetimit, (https://www.instagram.com/p/B4qEaSCgLoz/ Programi: http://zenithtravel.al/ture/struge-oher/) apo Kalemi Travel, e cila ofron Budva-Kotorr-Ulqin, 2 dite per 39 €, duke perfshire Transportin vajtje – ardhje me mjet komod, Akomodimin ne hotel 3* me mengjes e darke (hotel 4* 45€), Vizitat sipas programit dhe Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit (https://kalemitravel.com/udhetime-per-festat-e-nentorit/ / https://kalemitravel.com/budva-ditore/).
Kurse per njesite akomoduese shqiptare dhe kompanite e udhetimeve qe ofrojne produkte turistike ne Shqiperi, nuk behen te dukshme fare per ta thyer kete tabu, qe shqiptaret te festojne festat e Pavaresise dhe te Clirimit kudo neper bote dhe vetem ne Shqiperi jo… !
Shqiptare, festoni ne menyre te pergjegjegjshme ! Gezuar Festat e Nentorit !