Nje familje gjermane Jozef dhe Paola bashke me dy femijet e tyre si dhe nje çift nga Franca kane mbetur te bllokuar ne territorin shqiptar prej tre javesh per shkak te mbylljes se kufijve nga situata e krijuar nga koronavirusi. Aktualisht turistet po qendrojne ne rulotat e tyre ne afersi te Zvernecit ne Vlore.
Jozefi tregon se ndihet shume mire ne Shqiperi dhe se ne Vlore ka gjetur mikrpritje dhe ndihme nga njerezit. Ai thoten se ka kontaktuar me ambasaden gjermane ne Shqiperi por per shkak te situates nga COVID-19 do i u duhet te presin deri ne nje njoftim te dyte.
“Une jam nga Gjermania, une erdha me pushime ne Shqiperi por tani jemi ne nje situate te evshtire per shkak te koronavirusit, por ne po i gezohemi qendrimit ketu, eshte nje vend i mire, njerezit jane shume te mire dhe na kane ndihmuar. Ne kemi pothuajse 3 jave ketu, folem me amabsaden gjermane ne Tirane por per shkak te bllokimit te kufijeve eshte e pamundur te levizim me makine por ne jemi ne pritje,” -tha turisti gjerman
Nderkohe Paoles siç duket i ka mbetur merak qe nga kjo situate nuk ka mundur te shijoje gatimet tradicionale ne Shqiperi sepse restorantet jane mbyllur.
“Eshte shume mire ketu ne Shqiperi por per fat te keq situata nga koronavirusi nuk na lejon qe te shijojme suhqimet tradicionale ne Shqiperi. Njerezit ketu jane shume te dashur,”- tha turistja gjermane
Edhe çifti francez ndodhet ne te njejten situate, Kemi eshte turistja franceze e cila shprehet se krahas situates nga koronavirusi po shijojme ditet ne bgredetin e Vlores. Ajo thote se kane kontaktuar me amabsaden franceze por ende nuk ka nje zgjidhje per shkak te bllokimit te kufijve.
“Une jam Kemi nga Franca. Kemi tre jave qe jemi ne Shqiperi, po qednrojme ketu dhe po gezojme bregdetin shiptar qe eshte i mrekullueshem. Kontaktuam me amabasaden franceze por nuk mund te largohemi tani, ne po qendrojme ketu dhe po respektojme rregullat qe jane vendosur ne Shqiperi,”- tha turistja franceze
Duke respektuar te gjitha masat e vendosura nga qeveria shqiptare mbi mbrojtjen dhe parandalimin nga koronavirusi, 2 familjet e huaja ajo gjermane dhe franceze shpresojne qe kjo situate te kaloje sa me shpejt dhe te munden te shkojne drejt vendeve te tyre / https://shqiptarja.com/lajm/erdha-per-pushime-por-tani-jam-i-bllokuar-turistet-ne-vlore-shqiptaret-na-kane-ndihmuar