10 keshilla si te konsumojme me shume yndyre ne dieten keto (me shume pak karbohidrate)

10 keshilla si te konsumojme me shume yndyre

Per mua dhe e di per te gjthe ata qe njoh qe kane mbajtur diete me pak yndyre ku mendesia dhe zakoni perbejne nje pengese te madhe kam zgjedhur disa nga menyrat qe une kam perdorur qe te konsumoj me shume yndyre pa u ndjere keq ose ne faj ose fizikisht te ndjesh te perziera.
Mund te krijosh shume salca dhe shtesa zbukuruese ne ushqim thjesht duke kombinuar disa perberes te shendetshem te pasur me yndyrna te mira, plot me aroma, ereza dhe pa u lodhur shume.
Dy femijet e mi qe nuk i hane shume perimet, madje njeri prej tyre nuk e preferon as mishin, qe prej 4 vitesh qe une perdor dieten keto me thote:-Mami si ka mundesi qe ti ushqimet e shpifura ke mundesi ti besh kaq te mira e te shijshme? Pervecse sigurisht te qesh me te madhe, pergjigja ime eshte:-Yndyrnat dhe salcat.
Mos kini frike prej yndyrnave edhe pse gjithe jeten ju kane thene qe nuk duhet se eshte keq per shendetin, keq per zemren, keq per kolesterolin etj, etj.
Mos ji me i uritur! Zhyty ne shije dhe jepi me shume kenaqesi diteve te tua!

1. Fillo te zgjedhesh vetem produkte me shume yndyre, jo me pak yndyre (low fat)
Produktet e bulmetit:qumeshti, kosi, djathi, ajkat, djathi i shkrire etj nese lexojne low fat-pa yndyre, mos e blini. Gjthashtu gjalpi i kikirikut, kremrat e tjere artificiale, dhe salcat qe shiten pa yndyre dhe lexojne –pak yndyre(light fat(), ose undyrna te reduktuara(reduced fat), ose kane me shume sheqer, ose me shume shtesa te tjera.
Ne disa dyqane dhe markete e kisha te veshtire te gjeja te tilla, por ajo qe beja eshte qe i shtoja pak gjalp ose vaj ulliri qumeshtit, kosit ose djathrave, qe te konsumoja sasi me te vogel prej tyre dhe te marr me shume yndyre.
Gjithashtu edhe mishin me pare e blija pa dhjame dhe ia hiqja cdo cipe e cdo grimce dhjami, tani e marr ashtu sic eshte dhe e gatuaj duke mos konsumuar as sasi te madhe (mos harroni dieta keto eshte me pak karbohidrate e me shume yndyre, jo me shume proteina). Edhe peshku si salmoni, sardelet jane te pasura me yndyre, po edhe shijen e kane te mire.

2. Gatuaj me shume yndyre

Nuk ka me perime te ziera, ose copa mishi te ziera, une gatuaj cdo gje me yndyre ne tigan ose tenxhere qe nga perimet, mishi, peshku dhe vezet. U shtoj ose vaj ulliri oe gjalp. Perdor aq sa te duket e nevojshme me sy dhe mos i numero luget.

3. Perdor yndyren e duhur per te krijuar shijen dhe aromen e pershtatshme

Per shembull nese do te gatuani bishtajat jeshile me gjalp ne tigan, do te kene shije tjeter nese i zieni ato me vaj ulliri. A i keni provuar ndonjehere me gjalp kikiriku ose me vaj susami? Nese jo provojini per ndryshimin e shijes. Kjo diete me ka dhene shume mundesi te eksperimentoj dhe te jem krijuese. Nuk kam me pikepyetje cfare do te gatuaj per neser, po sot ne darke? Por kur kam ftuar miq? Por kur kemi festa?
Nese nuk provoni sa me shume menyra nuk mund te dini cfare ju pelqen juve ose familjareve dhe miqve tuaj?
Kombinoni dhe pse jo ruani te gatshme ne frigorifer:
• gjalp
• yndyrna shtazore: dhjam te shkrire nga vici ose derri, rosa ose kafshe dhe shpende te tjera qe i pelqeni
• vaj kokosi
• vaj ulliri
• vaj avokado
• vaj kikiriku
• vajra te tjere futash te thata (bajame, are, etj)
• vaj susami

4. Pergatisni receta te ndryshme me pak karbohidrate ose keto
• Keto pizza 8 g
• Keto hamburger 4 g
• Byrek me mish Keto 7 g
• Omelete keto me perime 4 g

te gjitha recetat me pak karbohidrate jane te pergatitura enkas me shume yndyre, ne internet ka plot te tilla.

5. Shtojini cdo sallate, apo gjelle te ndryshme vajra, salca, ose gjalp
Avokado me djath dhe vaj ulliri
Hidhi vaj siper… Shtoji nje salce sipas deshires… Hidhi 2 luge me majoneze … Shtoji 2 luge ajke qumeshti ose ajke speci…Shtoji dy luge gjalp ose gjalp te shkrire…Zgjidh alternativen qe te pelqen.

6. Zbukuroje pjaten tende me ushqime plot me yndyre

Djath, avokado, mish i grire, ullinj, farera te ndryshme(luledielli, susami, kungulli), fruta te thata si arra, bajame.

7. Sigurohuni qe nese hani midis vakteve (zemren) te jene ushqime me yndyre

Si rregull baze ne kete diete eshte qe te mos hame midis vakteve, por nese ke nevoje dhe je shume i uritur, ha dicka derisa te vije vakti tjeter qe te jete ushqim  i vertete(jo i perpunuar) dhe plot me yndyrna. Si p.sh djath, veze te ziera mire, avokado, ullinj, perime ose fruta te thata, pak cokollate te zeze ( me mbi 80% kakao) dhe fruta pylli.

8. Shto djath kur ke mundesi

Djathi eshte nje shtese e shijshme dhe shume e lehte. Sherben edhe si nje ushqim i mire edhe mes vakteve edhe si dekorues e zbukurues, per me teper i shton shume shije si perimeve edhe mishit. Une shoqeroj edhe frutat e pyllit se bashku provojeni edhe ju. Djathi ju ndihmon te ndiheni te ngopur.

9. Shto yndyre ne kafe ose ne caj

Une shpesh ne menyre qe te mbaj agjerimin e ndermjetem ose qe te mos ha mengjes ose pasdite shtoj nje luge caji gjalp ne kafe ose ne caj. Me pelqen shume e ben me kremoze dhe ka nje shije ndryshe. Caji me kujton femijerine. Mami im me shpjegonte se te ben mire per gryket pak caj i ngrohte me gjalp.
Por kini kujdes mos e perdorni shume dhe cdo dite. Nese doni te bini nga pesha 2-3 vakte ne dite jane mjaftueshem dhe ndonjehere ato behen pengese.
Kur doja te humbisja 4 kg e fundit te mi e kuptova qe vetem fakti qe kafen dhe cajit nuk i hodha me gjalp dhe nuk nderprisja me procesin e ketozes me ndihmoi qe te realizoja qellimin tim. Kjo sidomos kur nuk je fare i uritur. Keshtu qe perdoreni me zgjuaresi.

10. Konsidero qe ne vend te embelsires te perdoresh nje alternative me yndyre

Keshilla e arte eshte qe te mos hash fare embelsira. Por nese vendos ta besh, zgjidh te trajtosh veten tende me nje cope cokollate te zeze me shume kakao me mbi 80 % kakao(e preferuara ime eshte Lindt me 99% kakao, ha nje pllake ose dy), ose nje recete me embelsues artificiale, si pak kos me fruta pylli te bere vete.

Artikulli i mesiperm nuk ka per qellim te diagnostikoje, trajtoje ose kuroje ndonje semundje per kete konsultohuni me mjekun tuaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.