Kur duhet hequr dhembi ose dhemballa dhe sa zgjat dhimbja pas heqjes se dhembit/dhemballes?

heqja e dhembit dhemballes,
2 0
Read Time:5 Minute, 51 Second

A keni qene duke iu shmangur dentistit pas jeni te shqetesuar si do shkoje vizita tek ai? Pse njerezit duhet te heqin dhembet?

Ka nje numer arsyesh pse njerezit duhet te heqin dhembet, duke perfshire ketu:

Dhembet jane thyer ose shkaterruar aq sa nuk riparohen me.
Ju keni nje infeksion te rende ne dhembin vete, mishin e dhembeve, ose ne nofull.
Ekziston rreziku i infeksioneve pasi sistemi juaj imunitar eshte kompromentuar nga infeksioni ne nje nga rastet me lart.
Mishrat e dhembeve nuk mund t’i mbajne brenda vetes sic duhet dhembet.
Heqja e dhembeve eshte e nevojshme per trajtimin ortodontik.
Dhembet e pjekurise jane infektuar ose jane ne procesin e daljes.

Nese ndodheni ne nje nga keto situata, duhet te vizitoheni patjeter tek nje dentist i cili do t’ju sugjeroje cili eshte hapi i rradhes ne lidhje me trajtimin e rastit tuaj.

Çfare duhet te presesh nga heqja e dhembeve

Nese dentisti juaj ka vendosur qe e vetmja menyre per trajtimin tuaj eshte heqja e dhembit, atehere planifikoni nje takim per nje date te mevonshme.

Ja gjerat qe ndodhin ne diten e takimit me dentisitin tuaj :

Kryerja e injeksionit te nje anasteziku lokal rreth dhembit/dhemballes qe do te hiqet. Heqja e mishit te dhembeve dhe indeve te kockave nese mbajne akoma veshur dhembin/dhemballen. Vendosja e nje tamponi garze ne vendin nga u hoq dhembi/dhemballa.

MBANI MEND: Pasi qetesuesi eshte injektuar, ju nuk do te ndjeni ndonje dhimbje gjate procedures se heqjes se dhembit/dhemballes.

Rreziqet e heqjes se dhembeve per nje kategori te caktuar te pacienteve

Ne shumicen e rasteve, procedura e nxjerrjes eshte krejtesisht e sigurt. Megjithate, ka disa rreziqe, duke perfshire:

Clirimi i baktereve ne qarkullimin e gjakut.
Infeksion i mundshem i mishit te dhembeve.

Ka dhe nje kategori te njerezve qe perballen me nje rrezik me te madh se te tjeret kur heqin dhembin:

Njerezit me valvula te zemres te demtuara ose artificiale.
Njerezit me defekte te lindura te zemres.
Njerezit me sistem imunitar te demtuar.
Njerezit me ceroze.
Njerezit me nyje artificiale.
Njerezit me nje histori te endokardit bakterial.

Nese keni ndonje nga keto kushte, sigurohuni qe t’i tregoni dentistit tuaj para se te planifikoni heqjen e dhembit/dhemballes .

Sa ju dhemb heqja e nje dhembi?

Gjeja kryesore qe te gjithe deshirojne te dine perpara heqjes se dhembit eshte se sa do t’ju dhembe, dhe natyrisht, nuk ka asnje pergjigje per kete pyetje. Gjithekush ka nje tolerance te ndryshme ndaj dhimbjes, e cila ndikon ne pervojen e tyre gjate heqjes se nje dhembi/dhemballes.

Ka gjithashtu dhe nje numer faktoresh te tjere qe ndikojne ne masen e dhimbjes gjate procedures se heqjes, duke perfshire sasine e demit te shkaktuar ne indet qe rrethojne dhembin/dhemballen dhe sasine e infeksionit te pranishem.

Si te menaxhoni dhimbjen e shkaktuar pas heqjes se dhembit/dhemballes

Disa dentiste do t’ju japin nje recete me qetesues te forte pas procedures se heqjes se
dhembit/dhemballes. Megjithate, shumica e njerezve e menaxhojne dhimbjen e tyre vetem duke marre qetesues kunder dhimbjeve si ibuprofen ose paracetamol.

Procesi i pergjithshem i sherimit zgjat nje ose dy jave. Megjithate, dhimbja juaj zakonisht do te zhduket brenda 24-72 oreve.

Perveç marrjes se ilaçeve kunder dhimbjes, ka disa gjera te tjera qe mund te beni per te menaxhuar dhimbjen tuaj pas heqjes se dhembit/dhemballes:

Aplikoni pako akulli per te ulur enjtjen dhe dhimbjen.
Kufizoni aktivitetin fizik per te pakten 24 ore (shmangni ushtrimet ose ndonje pune qe ju sforcon fizikisht).
Shmangni pirjen me pipez per 24 ore.
Mos pini duhan, pasi kjo ngadaleson procesin e sherimit.
Hani ushqime te buta si kosi, ushqimet e gatuara te grira, etj.

Disa njerez jane nervoze per te lare dhembet pasi kane hequr nje dhemb/dhemballe. Eshte mire ta vazhdoni zakonin e larjes, vetem sigurohuni qe te shmangni prekjen e plages.

Shmangia e rrjedhjes nga plaga

Nje nga nderlikimet me te zakonshme qe mund te rezultoje nga heqja e dhembit/dhemballes, eshte infektimi i plages. Nje numer faktoresh qe nxitin infektimin e plages jane si me poshte:

Rritja e tensionit te larte te gjakut.
Duhanpirja.
Shpelarja e gojes fill pas koagullit te gjakut ne plage, relativisht shume shpejt.
Thithja me pipez e lengjeve.

Perveç shmangies se ketyre faktoreve, eshte gjithashtu e rendesishme te shmangni shpelarjen ose nxerrjen e peshtymes me presion per gjashte ore pas heqjes se dhembit suaj. Pasi te kesh kaluar gjashte ore, mund te beni nje shpelarje me nje tretesire uji te vaket me kripe.

Jini ne vezhgim per shenjat e infeksionit te plagas, te cilat perfshijne dhimbje te forta, humbje te gjakut ne vendin e heqjes, eren e keqe, ose nje shije e pakendshme qe zgjat ne goje. Nese vini re ndonje prej ketyre shenjave, telefononi dentistin tuaj menjehere.

Rastet kur duhet te kontaktoni urgjent dentistin tuaj

Nese po kaloni ne ndonje nga situatat e meposhtme pas procedures se heqjes dhe dhembit/dhemballes si:

ethe
te dridhura
te perziera
te vjella
Skuqje, rrjedhje ose enjtje ne vendin e heqjes
Frymemarrje e veshtire, kollitje, gulçim ose dhimbje e gjoksit

Te gjitha keto jane shenja te infeksionit. Sa me shpejt t’i raportoni ato te dentisti, aq me shpejt mund te filloni te merrni antibiotike dhe te ndiheni mire serish.

Cfare do ndodhe me tej?

Pas periudhes fillestare te sherimit, indet e reja fillojne te zhvillohen ne vendin ku ishte dhembi/dhemballa me pare.

Eshte perseri dentisti juaj qe do ju jape sugjerimin me te mire si te zevendesoni
dhembin/dhemballen e hequr qe te riparoje kafshimin tuaj dhe te ktheje bukurine e dhembeve po ashtu.

Lini takimin me destistin tuaj per te hequr dhembin/dhemballen sot

Tani qe dini me teper rreth asaj se çfare ndodh gjate heqjes se dhembit/dhemballes, eshte koha qe te perballeni me friken tuaj dhe te lini dentistin te kujdeset per situaten.

SI TE MBRONI DHEMBET TUAJ ?

Mesoni me shume per disa nga produktet Gjermane te shendetit dentar, me cilesore ne tregun Europian dhe me gjere, te cilat permbajne nje perqindje te larte te xhelit te Aloe Vera:

Paste Xhel per Dhembet me 43% xhel Aloe Vera ne perberjen e saj

Xheli i pastës së dhëmbëve përmban 43% Aloe Vera dhe ekstrakt Echinacea për mishra të shëndetshëm, dhëmbë rrezatues dhe frymëmarrje të freskët. Dhëmbët dhe goja pastrohen me butësi nga papastërtitë dhe nga depozitimet që mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe gjakderdhjen. Mbetet një frymëmarrje e pastër dhe e freskët.

Paste Dhembesh me 40% xhel Aloe Vera ne perberjen e saj

Aloe Vera Pastë Dhëmbësh Mbrojtëse mbron mishrat dhe ofron frymëmarrje të freskët! Me 40% xhel Aloe Vera dhe komplekse mineralesh pastron dhëmbët tërësisht dhe butësisht. Kjo e bën atë ideale për dhëmbë të ndjeshëm. Eliminon pllakëzat bakteriale te dhëmbëve dhe është e butë ndaj dhëmbëve të ndjeshëm.

.

Vini re! : Artikulli me lart mbeshtetet mbi studimet dhe eksperiencat me te mira globalisht, por nuk mund dhe nuk duhet te nxise asnjerin qe te anashkaloje viziten tek mjeku juaj specialist per cdo rast kur keni shqetesime.

Pergatiti T. P.
Ekspert i Shendetit & Mireqenies

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
50 %
Excited
Excited
25 %
Sleepy
Sleepy
25 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.