Pse koha kalon shpejt?
Pse mendimet vrapojnë?
Mos kam harruar ndonjë porosi.
Kam një lëmsh në këto mendime.
.
Të gjithëve na ndodh ndonjëherë.
Tjetër shikojmë dhe tjetër mendojmë .
Duhet të qëndrojmë në qetësi.
Atje ku duhet të takohen mendimet.
.
Më kujtohet ajo shprehja,
mikun që të duhet e gjen në errësirë.
Kur nuk ke punë me të,
nuk e sheh dhe në dritë të diellit.
.
Në çdo çast një zhurmë më shqetëson.
Kaloj me të shpejtë në anën tjetër.
Më duket se e mbarova dhe një punë.
Marim shume porosi, kujdes kur kaloj.
.
Kalon me zhurmë një ambulancë.
Kushedi sa dhëmbje ka në të.
Shtohen me shumë, kur rruga nuk hapet .
Vargu i makinave nuk mund të ndalet…
.
Në ato udhëkryqe përzihen shokët.
Nuk ke kohë të mendosh për ta.
Nje mesazh e dërgon sa shkon në shtëpi
Një këshill e jep dhe këshill merr.
.
Një rreze dielli gjen një rrugë këtu.
I shëtit me rradhë sendet nëpër dhomë.
Të ndihmon të orientohesh .
Një fije shprese sjell kudo.
.
Kërkon të flasësh me fëmijët .
Sikur ndjen një ripërtëritje.
Nuk ngopesh me dashuri.
Kur flet kështu, sikur I shikon në pasqyrë.
.
I mësuam këto komunikime në distancë.
Edhe në zë i kuptojmë si janë.
Në këtë dimër çdo fjalë sjell ngrohtësi.
Dimë ta kalojmë me lehtësi .
.
Discover more from FJALA
Subscribe to get the latest posts sent to your email.
