Koha – Poezi nga Kela Halltari

0 0
Read Time:1 Minute, 46 Second

Luftova me kohën për të të pasur

i shtrenjti im.

Por koha barbarisht priste si shpata me dy presa.

Bënte hile.

Merrte kthesa.

Një herë më rikthente përsëri në zanafillë.

Aty ky çelën lulet e para të dashurisë.

Aty ky perëndoi dielli i parë mbi det.

Pastaj kujtimet

dhe dhimbja tret.

Koha o i shtrenjti im u tall me ditë e vite.

Më pe, s’të pash…

S’më fole, pse ike…!

Ti preke flokët e një tjetre

e borë solle në buzëqeshjen time.

E dashuria jone, në dukje perfekte

këngën ka si himn

por rrugëve endet jetime.

Ah o i shtrenjti im

i ëndërrova ditët e pajetuara, në netët e gjata të janarit…

Ku ishe?

Cila lëkurë të jepte aromën që nuhate në qafën time?

Unë prisja mankthin të mbaronte

por koha ecte dhe mankthin shtonte!

… prap shkruaj

për kohën

që mjerisht bën tik-tak në mur.

Dashuri, ti vulose egzistencën time

Të kam vënë emblemë të flamurit tim

që herë është i bardhë për paqe

e herë i kuq për tërbim!

Varet nga koha!

Tik-taku orës herë ma jep dhe herë ma merr rimën

kinse luan me zemrën.

Si një dashnor i tërbuar hajdutçe më hyn në trup

Ska as frikë, por ska as turp…

Pastaj në netët e vona sjell hënën dhe rimën

Frymëzimin dhe ty.

Ti ku je?

Shihe hënën, koha na lejon ta shohim të dy

Unë me zemër, mbase ti me sy…

Por shihe…

A s’është perfekte?

Poshtë të njëjtës hënë, a s’jemi perfekt?

Në të njëjtin moment kohor, a s’duhemi akoma?

…nëse duhemi, mos ta akuzojmë kohën kot!

I shtrenjti im, më djegin buzët

më ka marrë flakë shpirti

më mbyti xhelozia…

Sa fjalë le pa thënë dashuri

në çarçafet e ngaterruar me pasionin dhe epshin,

kur djersa mbulonte trupat tanë dhe thante gojën?

Lëkura është dëshmitare e atij mëkati dashurie

Ndërsa fjalët, i mori koha!

Buzët e tua akoma janë oazi shkretëtirës sime.

Sa dua të përhumbem në to pa e parë dritën e kohës!

Rrugëve ka akoma gjurmë nga hapat tona

që koha barbare nuk arrin të fshijë!

Ashtu sikurse kujtimet

dhe ne.

Ka një ne?

Në mos ska…

koha na mundi me peshën e viteve

pa thënë kurrë lamtumirë

vetëm një mirë u pafshim…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.