Cfare po ndodh me Ronaldinjon? Sot feston 40 vjetorin në burg

Ronaldo de Assis Moreira, i njohur gjeresisht si Ronaldinho Gaúcho ose thjesht Ronaldinjo, eshte nje futbollist profesionist brazilian dhe ambasador per Barcelonen.

Deri vone Ronaldinho ishte sinonim i gezimit. Nje njeri qe magjepsi boten fale nje talenti te jashtezakonshem qe i dha mundesine te bente shfaqje te paiamgjinueshme ne futboll. Brazilliani i cili mbahet mend edhe per buzeqeshjen karakteristike gjeneroi nje simpati te ralle edhe te rivalet e Real Madrid, te cilet e duartrokiten ne stadiumin e tyre ku ndihmoi Barcelonen te fitonte. Nje frymezim per nje gjenerate te tere. Ka edhe nga ata te cilet mendojne se ai ishte edhe me i mire se Messi, te cilit i dorezoi stafeten.

I arrestuar me 6 mars per posedimin dhe prdorimin e pasaportave te falsifikuara ne Paraguaji, ish-futbollisti festoon sot 40-vjetorin ne burgun e Asuncion. Ai dhe vellai i tij Roberto de Assis, gjithashtu ish-futbollist, jane nen hetim per arsye te ndryshme. Arrestimi i Ronaldinho-s ka zbuluar nje rrjet korrupsioni ne Paraguai qe tashme ka çuar ne burgosjen e 15 personave te tjere te akuzuar per evazion fiskal, pastrim parash ose prodhim te dokumenteve te falsifikuara.

Qe nga dita kur policia erdhi per te ne nje hotel luksoz ne kryeqytetin e Paraguajt, drejtesia ka refuzuar tre kerkesa per lirim me kusht ose arrest shtepie te paraqitur nga avokatet e tij. Gjykatesi konsideron se ekziston nje “rrezik i madh i largimit nga vendi” dhe se Ronaldinho duhet te qendroje ne burg sepse “liria e tij mund te rrezikoje integritetin e hetimit”.

Nese per pjesen tjeter te botes lajmi per arrestimin e Ronaldonho-s ka qene nje surprize e madhe, ne Brazil, nuk ka qene edhe aq shume. Ai dhe vellai i tij kane qene te perfshire ne beteja te ndryshme ligjore me vite. Ne Brazilin jugor, ku familja Assis ka seline per operacionet dhe bizneset e saj, ekzistojne tete padi kunder vellezerve, perfshire borxhet e taksave te pasurise, perveç qirave dhe tarifave nga komunitetet e pasurive te patundshme qe nuk paguajne dhe lokalet tregtare luksoze.

Historiku. Qe nga nentori i vitit 2019, ka pasur nje proces gjyqesor kunder ish-lojtarit dhe pese personave te tjere te kompanise ’18K Ronaldinho’, i akuzuar per nje mashtrim te dyshuar piramidal qe premtoi fitime deri ne 2% ne dite permes investimeve ne nje kompani. Rreth 800 investitore raportojne humbje prej 65 milion eurosh. Kompania nuk kishte asnje regjistrim ne Komisionin e Titujve te Transferueshem (CVM), i cili rregullon tregun e investimeve ne Brazil.

Nuk eshte hera e pare qe Ronaldinho eshte perfshire ne nje mashtrim financiar. Ne vitin 2014, ish-lojtari i shoqeruar me nje kompani tjeter investimesh per kompanine “Panela FC”, te cilen CVM e urdheroi te mbyllet nje vit me vone me arsyetimin se kishte parregullsi dhe paligjshmeri ne sistemin e perdorur.

Ronaldinho duhej te paguante me shume se 2 milion euro gjobe per kater padi dhe shkelje mjedisore. Ish lojtari kishte pasaporten e tij te sekuestruar dhe 57 prona te bllokuara. Gjate procesit, Zyra e Prokurorise nderhyri ne llogarite e tij dhe gjeti vetem 5 € pavaresisht se ishte ne listen e lojtareve me te pasur te futbollit ne bote, me nje pasuri te akumuluar prej rreth 83 milion €, sipas revistes Forbes, ne 2015 Ne.k./Shqiptarja.com / https://shqiptarja.com/lajm/dikur-mahniti-boten-sot-feston-40-vjetorin-ne-burg-lista-e-gjate-e-problemeve-te-ronaldonhos-me-ligjin?s=spcat

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.