Ketoza është gjendja e natyrshme e trupit, kur plotësisht ushqehet nga yndyra. Kjo gjendje eshte normale gjatë agjërimit ose kur jeni në dietë të rreptë ku eleminohen të gjithë karbohidratet. Një dietë e tillë ku karbohidratet mungojnë plotësisht, quhet dietë “ketogjenike”.
Dieta Ketogjenike ka shumë përfitime të dobishme, por ka edhe efekte anësore. Në diabetin e tipit 1 dhe në disa raste të tjera të rralla, dieta ketogjenike e tepruar mund të bëhet madje e rrezikshme .
Duke lexuar më poshtë, do të keni mundësinë të shfrytëzoni përfitimet e Dietës Keto, njëkohësisht duke shmangur ndonjë problem të mundshëm. Por së pari, le të mësojmë qartazi se çfarë është Dieta Ketogjenike.
Fjala Ketogjenike ka ne rrenjen e saj fjalen “Keto” që do të thotë, e bën trupin tonë të prodhojë molekula të vogla që furnizojne të quajtura “ketone”. Kjo është një lëndë djegëse alternative për trupin, e përdorur kur mungon sheqeri në gjak (glukoza).
Ketonet prodhohen nëse hani shumë pak karbohidrate (që janë zbërthyer në sheqer në gjak) dhe vetëm sasi të moderuara të proteinave (proteina e tepërt mund të konvertohet në sheqer në gjak).
Ketonet prodhohen në mëlçi, nga yndyra. Ata pastaj konsumohen si lëndë djegëse në trup, duke përfshirë edhe trurin. Kjo është e rëndësishme pasi truri është një organ i uritur që konsumon shumë energji çdo ditë, dhe nuk mund të ushqehet / furnizohet direkt nga yndyra. Mund të funksionojë vetëm me glukozë … ose ketone.