Ju Flet Tirana e Viteve ’80 – ishte koha kur kërcehej me muzikën e lajmeve

0 0
Read Time:1 Minute, 7 Second

Iva Hoxha, Kiço Fotjadhi, Dhimitër Gjokaj, vitet 80, … Ishte koha kur ekranet e televizorëve bardhë e zi, donin disa minuta që diodat të ngroheshin, dhe pastaj dilte figura. Dhe ishte vetëm TVSH, kanalet e vendeve fqinje ishin të bllokuara nga zhurmuesit e instaluar nga qeveria moniste.

Vetëm nqs kishte një antenë të gjatë 2 metra, të stisur prej alumini që e quanim vibrator dhe të fshehur pas bufesë 8000, atëherë mund të shikoje Tomin dhe Xherrin apo Festivalin e Sanremos…

Shikoni klipin e shkurter me poshte se si hapej transmetimi 4 oresh, 5 here ne jave, gjate kohes se monizmit…

Ishte koha kur Iva, Kiço dhe Dhimitri ishin vërtetë ikonat e ekranit shqiptar, jo se ishin të vetmet që mund të shihnim por ishin një shkollë e vyer e gazetarëve që erdhën pas tyre. Dhe vazhdojnë të jenë të pazëvendësueshëm edhe sot per nga diksioni i paster, timbri i vecante i zerit, paraqitja fizike, etj.

Dikush me tha nuk eshte e vertete qe ne kercenim me muziken e lajmeve, ne te vertete nuk kishte organizime te shpeshta, dhe te gjitha eventet ishin tematike, kur nuk mund te degjoje asnje lloj muzike tjeter pervec muzikes popullore shqiptare dhe asaj te lehte.

Për më shumë video informacione që vlejnë, abonohuni nëpërmjet butonit SUBSCRIBE tek kanali ynë Youtube  @Digital Marketing And Travel 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.