Muzeu i Shkencave te Natyres, nje “perle” ne mesin e Tiranes, akoma e pazbuluar nga turizmi vendas apo ai i huaj

Muzeu i Shkencave te Natyres “Sabiha Kasimati, i gjendur fare prane ish-Tregut Elektrik ne Tirane, ne rrugen Petro Nini Luarasi, prane Brrylit, dhe per rrjedhoje dhe afer qendres se Tiranes, ka nje iventar te pasur te gjallesave te balsamosura qe nga vitet 1950 e ne vijim si dhe skelete te gjallesave te tjera.

Muzeu u ngrit ne 1948, me nje histori ekzemplaresh qe nga viti 1900, ai perfaqeson nje pasuri te rralle kombetare dhe me vlera shkencore dhe kulturore. Te shtate pavijonet e tij jane vendosur ne menyre te tille qe tregojne drejtimin e evolucionit te botes se gjalle.

Ketu jane ekspozuar mbi 3000 eksponente vendas dhe te huaj, dhe mijera perfaqesues ne fondin shkencor te larmishem nga fauna tokesore, detare, e lumenjve, ujerave te njelmta, kafshe qe nga koralet mahnites shume ngjyresh te ngulur e te palevizshme, molusk te llojeve te ndryshme deri guaskat e Oqeanit Indian, insekte me pamje dhe ngjyra mahnitese, peshq te llojeve te ndryshme, amfibe dhe reptile mbreselenes qe nga gjarperinjte e deri tek breshkat e medha detare, shpende te mrekullueshem, ku padyshim pelikani kaçurrel mbetet unik, gjitare me pamje madheshtore qe nga majmunet e Afrikes e deri tek ariu i pyjeve dhe balena e deteve.

Muzeu, nisur nga kjo larmi perfaqeson nje kompleks shkencor, mesimor, edukativ, kulturor, dhe te vetmen qender te studimit te bio-diversitetit dhe mjedisit shqiptar. Muzeu eshte i hapur çdo dite nga e hena ne te premte, ora 08:00 – 16.30.

Ne rast se ju nevojitet nje Guide e Licensuar per t’ju shpjeguar me shume, telefononi ne numrin +355 68 425 8606.

Nje video interesante ne lidhje me boten shtazore, mund ta gjeni ne kanalin  @Digital Marketing And Travel me titullin: Parku i Divjakës, Pamja 360° nga Kulla & Ekspozita, “Arratisje” e bukur në Fundjavë x Familjen tuaj

Për më shumë video informacione që vlejnë, abonohuni nëpërmjet butonit SUBSCRIBE tek kanali ynë Youtube: @Digital Marketing And Travel 

ose linkun Youtube: https://www.youtube.com/c/DigitalMarketingAndTravel

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.