Vitin e kaluar, një mësuese solli tollumbace në shkollë, u kërkoi nxënësve që t’i frynin, dhe pastaj i bëri të gjithë të shkruajnë emrat e tyre në njërën prej tollumbaceve.
Pasi i shkruanin emrat e tyre, i hodhën në korridor ndërsa mësuesja i përzieu nga një skaj në tjetrin.
Mësuesja më pas u dha pesë minuta për të gjetur tollumbacen e tyre me emrin e tyre në të. Studentët vrapuan përreth duke kërkuar furishëm, por me kalimin e kohës, askush nuk e kishte gjetur tollumbacen e tyre.
Pastaj mësuesja ju tha që të merrnin tollumbacen qe kishin më afër tyre dhe t’ia jepni personit, emri i të cilit ishte mbi të. Në më pak se dy minuta të gjithë kishin tollumbacen e tyre.
Ne fund, mësuesja tha: “Tollumbacet janë si lumturia. Askush nuk do ta gjejë atë duke kërkuar vetëm të tijen ose sajen. Në vend të kësaj, nëse cdo njeri kujdeset për tjetrin, atehere do ta gjeni ate”.
Ne jemi të gjithë në te njejten barke, duhet te kujdesemi për njëri-tjetrin. ”
Gentiana