Koronavirusi ose COVID-19, semundja qe shkaktohet nga koronavirusi, ne shume raste kalon pa shfaqur simptoma. Por ne nje pjese te mire te popullsise ajo sjell komplikime te renda deri ne vdekje. Shkencetaret tani shpjegojne mekanizmin e patogjenit ne organizem dhe si semundja arrin ta mposhte rezistencen e sistemit imunitar:
Koronavirusi perhapet permes pikezave te sekrecioneve qe leshon individi i infektuar permes teshtimes apo kolles, ose thjesht duke folur.
Nje studim mbi sekuencen gjenetike te koronavirusit, i botuar ne Revisten e Shoqates Mjekesore Amerikane, tregon se virusi sulmon qelizat njerezore me receptorin ACE2.
Kjo tregon se keto qeliza te shtreses se jashtme te indit ne mushkeri dhe organe te tjera, jane viktimat e para te virusit.
Virusi krijon mutacione ne proteinen RBD, gje qe i lejon te perdore receptoret ACE2 per t’u futur ne qelizet njerezore.
Shoqata Britanike e Imunologjise shpjegon se virusi merr nen kontroll procesin e funksionimit te qelizes dhe e detyron qelizen te prodhoje kopje te reja te koronavirusit.
Presioni biologjik qe ushtron patogjeni mbi qelizen sjell me pas vdekjen e qelizes dhe si rezultat demtimin e indit organik.
Nderkohe vete organizmi perpiqet te luftoje infeksionin duke derguar qelizat T te sistemit mbrojtjes imunitare. Keto qeliza kerkojne te gjejne dhe shkaterrojne qelizat e kompromentuara te trupit. Pra ne perpjekje per te luftuar patogjenin, trupi godet dhe vret qelizat e veta duke shkaktuar demtim te metejshem te indit.
Me perhapjen e infeksionit, mushkerite mund te enjten dhe te mbushen me leng.
I semuri shfaq temperature, veshtiresi ne frymemarrje dhe dhimbje muskujsh. E perditshmja New York Times citon shkencetare, sipas te cileve virusi mund te levize permes gjakut dhe te sulmoje edhe zemren, veshkat dhe melçine. Po ashtu, infeksioni ne mushkeri ul nivelin e oksigjenit ne gjak.
Spitali Universitar “George Washington” ne kryeqytetin amerikan njofton se 20% e pacienteve shfaqin simptoma. Prej tyre, disa e kane aq te rende sa qe nuk jane ne gjendje te marrin fryme pa aparatura oksigjeni dhe nderhyrje nga mjeket./ VOA/http://top-channel.tv/2020/04/02/shkenca-shpjegon-si-penetron-dhe-godet-koronavirusi-organizmin/