Te gjithe kane nishane ne lekure. Mesatarisht, shumica e njerezve kane te pakten mbi 10, por jo me shume se 40 nishane. Nje nishan mund te shfaqet kudo ne trupin tuaj, dhe shumica e nishaneve shfaqen ne moshen 20 vjeç e lart.
Edhe pse modeli juaj i nishaneve ka shume te ngjare te percaktohet nga gjenetika juaj, ekspozimi ne diell mund te shkaktoje qe te keni me shume nishane, dhe mund te shkaktoje qe ato qe tashme i keni, te erresohen me shume. Gjate viteve te adoleshences tuaj dhe nese jeni shtatzene, nishanet kane tendence te shtohen dhe ato ekzistuese priren te behen me te medha dhe te erreta.
Llojet e nishaneve te lekures
Nese keni nje nishan, mund te keni pyetur veten nese eshte e pademshme ose nese duhet te vizitoheni te mjeku i familjes per kete. Nje nishan zakonisht shfaqet si nje njolle e vogel, me ngjyre kafe ne lekuren tuaj, por mund te vije ne shume forma, madhesi dhe ngjyra. Ne varesi te pamjes se tij dhe kur eshte zhvilluar, nishani klasifikohet si nje nga llojet e meposhtme:
• Nishane kongjenitale.
Kur nje nishan eshte i pranishem gjate lindjes, quhet nishan kongjenitale, ose nevus i lindur. Rreth 1 perqind e njerezve kane nishane kongjenitale, dhe keto nishane mund te jene nje rrezik i shtuar per t’u kthyer ne kancer te lekures.
• Nishane te fituara.
Nishanet e fituara perbejne shumicen e nishaneve dhe zakonisht zhvillohen gjate femijerise ose moshes madhore. Keto nishane jane zakonisht me te vegjel se nje gjysem centimetri, dhe mendohet se jane per shkak te ekspozimit te tepert ndaj diellit. Shumica e nishaneve te fituara nuk kthehen ne kancer te lekures.
• Nishane atipike. Nishanet atipike (te njohura edhe si nevi dysplastike) jane me te medha se nje gome lapsi dhe formohen ne menyre te çrregullt. Keto nishane zakonisht jane me ngjyra te ndryshme dhe ne qender jane ne ngjyre kafe te erret. Kufijte e nishaneve atipike mund te jene te parregullt, me nje ngjyre me te lehte ose te kuqerremte, mund te kene ndryshim ne ngjyre ose pika te zeza rreth buzes se tyre. Nishanet atipike kane tendence te shfaqen brenda familjes dhe ato mund te jene nje rrezik i shtuar per t’u zhvilluar ne kancer te lekures.
Kur duhet te vizitoheni te mjeku per te pare ecurine e nje nishani?
Eshte e rendesishme te keshilloheni me mjekun tuaj ose me nje dermatolog per nje nishan te lekures te dyshimte pasi mund te jete nje shenje e hershme e melanomes malinje, e cila eshte nje forme kercenuese per jeten, e njohur sikanceri i lekures.
Kontrolloni rregullisht lekuren tuaj, duke kerkuar ndonje nishan te ri te lekure, si dhe ndryshime ne ato nishane qe keni tashme. Nese keni nje histori familjare te nishaneve atipike ose kancerit te lekures, ose nje numri te madh nishane ose pikash, mjeku juaj i familjes mund te sugjeroje qe te vizitoheni tek nje dermatolog per kontrolle te rregullta te lekures.
Kur ju shqyrtoni nishanin tuaj, mbani mend ABCDE-ne e melanomes. Nese vereni ndonje shenje nga sa vijon, keshillohuni me mjekun ose dermatologun tuaj:
• A – per asimetri (asymmetry): Nje nishan ne te cilin gjysma e nishanit nuk duket si tjetra
• B – per kufij te parregullt (irregular border): Nje nishan me buze te kreshtezuara ose te vijezuara dobet
• C per ngjyren e larmishme (varied color): Nje nishan qe perbehet nga hije te shumefishta te se zezes, kafes, te bardhes, te kuqes dhe / ose blu.
• D per diameter te madh (large diameter): Nje nishan qe ka nje diameter me te madh se ai i nje gome te lapsit
• E per rritjen (evolving): Nje nishan te cilit madhesia, forma ose ngjyra i ndryshon me kalimin e kohes
• Nishane te reja: Nishane qe zhvillohen, veçanerisht nese shfaqen pas moshes 20 vjeç
• Nishane te bezdisshme: Nje nishan qe rrjedh gjak, kruhet ose eshte i dhimbshem
Heqja e nje nishani te lekures
Shumica e nishaneve jane te pademshem dhe nuk kane nevoje te hiqen. Por nese dermatologu juaj mendon se nishani juaj duket i dyshimte, ose nese deshironi tae hiqni nishanin per arsye paraqitjeje, zakonisht heqja behet lehtesisht.
Per te hequr nje nishan, dermatologu juaj mpin zonen perreth nishanit dhe pastaj e keput ose e pret. Pas heqjes se tij, dermatologu juaj mund te kete nevoje te bashkeoje buzet e prerjes me nje ose disa qepje. Indet e hequra dergohen ne nje laborator per te konfirmuar nes eshte ose jo kanceroze.
Shumica e nishaneve jane te pademshem, por kontrollimi i shpejte i ndonje rasti te dyshimte mundeson te zbuloni kancerin e lekures ne fazat e hershme, kur eshte me i trajtueshem dhe ndalohet te zhvillohet ne menyre te shpejte dhe kercenuese per jeten / https://www.everydayhealth.com/skin-and-beauty/skin-conditions/tips/mole-or-skin-cancer.aspx
Imazhi marre nga https://southfloridareporter.com/clincal-trials-a-new-way-to-kill-melanoma-skin-cancers21238/
Vini re! : Artikulli me lart mbeshtetet mbi studimet dhe eksperiencat me te mira globalisht, por nuk mund dhe nuk duhet te nxise asnjerin qe te anashkaloje viziten tek mjeku juaj specialist per cdo rast kur keni shqetesime.
Pergatiti T. P.
Ekspert i Shendetit & Mireqenies