Super-Ushqimet

Gojiberry (frutat goxhi) dhe perfitimet shendetitesore prej tyre

Ju mund te keni degjuar per frutat goxhi dhe perfitimet shendetesore prej tyre. Historia e tyre si bime medicinale i ka rrenjet ne Kinen e lashte. Shume njerez perdorin akoma frutat goxhi per te trajtuar problemet e tyre me syte, melçine dhe veshkat.

Te njohura edhe si frutat e ujkut, me ngjyren e tyre te kuqe e ndezur, kane nje shije te embel dhe njekohesisht pak te tharte. Ato shpesh ofrohen si fruta te thara.

Por a i plotesojne pretendimet e tyre shendetesore?

Nese jeni duke kerkuar te shtoni me shume ushqim ne dieten tuaj, lexoni me tej per te vendosur nese goxhi eshte i pershtatshem per ju.

Nutricionisti

Goxhi eshte nje burim i mire i vitaminave dhe mineraleve, duke perfshire:

vitamine C
fibra
hekur
vitamine A
zink
antioksidante

Ky frut permban tete aminoacidet thelbesore. Nje racion prej 28.3 gramesh ju siguron gati 10 perqind te vleres suaj ditore per proteina. Duke iu referuar nje fruti, kjo eshte nje sasi befasuese proteinash.

Per shkak te permbajtjes me te larte te fibrave ose karbohidrateve komplekse tek goxhi, sheqeri ne gjak do te rritet me ngadale, duke zvogeluar rrezikun per renien e menjehershme te energjise nga konsimimi i tepert i sheqerit.

Para se te shtoni goxhin ne dieten tuaj

Gjithmone bisedoni me mjekun tuaj perpara se te filloni te konsumoni goxhin. Ka mjaft subjekte qe pohojne se goxhi ka me pak efekte anesore sesa ilaçet. Por goxhi mund te bashkeveproje me ilaçet qe jeni duke marre aktualisht.

Shmangni marrjen e goxhit ne dieten tuaj nese:

  1. jane duke perdorur ilaçe te caktuara, te tilla si holluesit e gjakut, ilaçet e diabetit dhe ilaçet per presionin e gjakut
  2. jeni alergjik ndaj frutave

Nuk ka prova te mjaftueshme qe tregojme mese grate shtatzena mund te konsumojne goxhin ne menyre te sigurte. Ekziston nje shqetesim se ato mund te shkaktojne kontraktime ne miter.

Nese jeni shtatzene, eshte me mire te flisni me mjekun ose me personelin e kujdesit shendetesor ne lidhje me konsumimin e goxhit.

Nje e katerta e filxhanit me goxhi ploteson 340 % te konsumit tuaj te vitamines A. Ndoshta ju duhet te kufizoni sasine e marrjes se goxhit qe hani, me qellim qe te zvogeloni rrezikun e toksicitetit te vitamines A.

Perfitimet shendetesore te Goxhit

Sistemi imunitar i rritur dhe mbrojtja nga gripi

Nje sistem imunitar i perforcuar dhe mbrojtja nga gripi ndihmojne njeri tjetrin. Vitaminat tek goxhi mund te jene pergjegjese per te dyja.

Nje testim i kahershem i nje laboratori sugjeron qe goxhi ndihmon ne rritjen e efektivitetit te vaksinave te gripit tek minjte e moshuar. Kjo eshte e rendesishme, sepse vaksina e gripit nuk siguron gjithmone mbrojtje te pershtatshme kunder virusit.

Ky studim sugjeron gjithashtu qe goxhi mund te parandaloje infeksionet e mevonshme per te moshuarit qe kane marre nje vaksine kunder gripit. Por mos harroni, goxhi nuk eshte nje mbrojtje zevendesuese kunder gripit. Sigurohuni qe ju dhe anetaret e familjes tuaj keni marre vaksinen kunder gripit çdo vit sipas keshilles se mjekut.

Ndihme potenciale per humbje peshe

Permbajtja e pasur dhe me fibra te bollshme e goxhit, dhe shija e embel ne te tharte e tij, jane nje ushqim mjaft i shendetshem. Merrni ca nga ky frut per nje ushqim te lehte mes vakteve. Ju mund te hidhni frutat e goxhit ne kosin ose sallaten tuaj, ne te njejten menyre sic perdorni frutat e thara.

Vijon…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.