Super – Ushqimet

Graviola, e njohur ndryshe edhe si papaja braziliane, eshte fruti i pemes se gjelber pergjate gjithe vitit, e njohur ndryshe si Annona Muricata. Ajo rritet ne zonat tropikale te Amerikes Qendrore dhe Jugore, dhe u ka sherbyer vendasve si nje shtese dietike ose mjekim bimor per trajtimin e shume problemeve shendetsore.

Graviola eshte konsideruar si nje bime çudiberese. Popullariteti i saj sa vjen e rritet, si nje mjekim natyral qe lufton viruset, lehtesimin e dhimbjeve, madje edhe disa lloje te kancerit.

Si te pergatisni nje Smoothie me Graviola, e njohur si gota anti-kancerogjene

Kjo recete eshte nje smoothie anti-kancer. Kjo bime super sheruese permban nje 82 annonaceous acetogenins. Keto fitokimikale jane te dobishme per parandalimin dhe trajtimin e gjendjeve te ndryshme te shendetit, duke perfshire kancerin, probleme te melçise, ethe, gripin, semundjet e zemres, diabetin dhe tensionin e larte te gjakut.

Perberesit:
1 luge çaji Graviola
1.5 kg molle jeshile
2 filxhane spinaq ose laker Kale
1⁄2 kokerr avokado
1 e 1/2 filxhan qumesht kokosi ose leng molle

Pergatitja: Hidhini te gjithe perberesit ne nje mikser dhe perziejini mire derisa te fitoni nje mase homogjene.
Burimi per kete Smoothie: https://www.facebook.com/neranxi.al/

Perfitimet e mundshme shendetesore

Hulumtimet sugjerojne qe graviola ka nje numer perfitimesh shendetesore:

Ajo ka veti antioksiduese

Antioksidantet i mbajne qelizat te shendetshme duke gjuajtur radikalet e lira qe shkaktojne semundje ne trup dhe duke i shkaterruar ato.
Sipas nje studimi te vitit 2014, ekstrakti i gravioles ka shume komponime me aftesi antioksiduese.
Kjo perfshin:
• taninet
• saponins
• phytosterols
• flavonoids
• anthraquinones

Antioksidantet ndihmojne njerezit te qendrojne te shendetshem ne pergjithesi. Me shume kerkime jane te nevojshme per te percaktuar nese antioksidantet e gravioles parandalojne semundje specifike.
Ajo gjithashtu ka veti anti-inflamatore, mund te ndihmoje ne uljen e sheqerit ne gjak, mund te ndihmoje ne uljen e presionit te gjakut, mund te ndihmoje ne parandalimin e ulcerave, mund te ndihmoje ne trajtimin e herpesit dhe per me teper ajo besohet se mund te jete antikancerogjene.

Ekzistojne disa prova qe graviola mund te luftoje disa lloje te kancerit. Sipas vitit 2016 ne hulumtime in vivo dhe in vitro, ekstrakti i graviola ishte toksik ndaj disa linjave qelizore te kancerit te gjirit. In vivo do te thote brenda nje trupi te gjalle, e kunderta e in vitro.
Ajo gjithashtu rrit qelizat T. Qelizat T jane limfocitet ne trup qe shkaterrojne qelizat kancerogjene dhe qelizat e tjera te demtuara.
Nje studim i vitit 2012 in vivo dhe in vitro zbuloi se graviola mund te jete e dobishme kunder disa linjave qelizore te kancerit te pankreasit duke frenuar metabolizmin qelizor.
Megjithate, studiuesit paralajmerojne se graviola nuk eshte e mjaftueshme per te zhdukur tumoret e pankreasit. Nuk duhet te perdoret si nje trajtim paresor. Studimet jane duke vazhduar per te vleresuar efikasitetin e gravioles si nje terapi ndihmese per kancerin e pankreasit.

Efektet anesore te mundshme dhe rreziqet

Graviola mund te shkaktoje deme nervore dhe probleme te levizjes, veçanerisht me perdorim afatgjate. Nese dikush ka semundjen e Parkinsonit, graviola mund t’i perkeqesoje simptomat e tyre.
Graviola mund te jete toksike per veshkat ose melçine me perdorim te perseritur. Njerezit nuk duhet te perdorin graviola nese kane probleme me melçine ose veshkat.

Ata qe konsiderojne te perdorin graviolen, duhet te flasin me mjekun e tyre para perdorimit nese:

• kane tension te larte ose marrin ilaçe per presionin e gjakut
• kane diabet
• jane shtatzene
• po ushqehen me gji / www.medicalnewstoday.com

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.