Alkooli ne dieten me pak karbohidrate – pijet me te mira dhe me te keqija

keto diet
0 0
Read Time:2 Minute, 36 Second

Cilat pije alkoolike kanë me pak karbohidrate? Cilat janë alternativat më të mira për një dietë me pak karbohidrate, dhe disa nga gabimet e zakonshme? Ky artikull do t’ju tregojë se çfarë duhet të dini.

Para së gjithash: konsumimi i alkoolit ne sasi te madhe do të ngadalësojë humbjen tuaj të peshës dhe mund të dëmtojë përfitimet tuaja shëndetësore në një dietë me pak karbohidrate. Alkooli digjet para çdo gjëje tjetër nga trupi, duke ngadalësuar humbjen e yndyrës.

Megjithatë, në qoftë se ju mund të pini alkool ne sasi te vogel, nuk prish shume pune për aq kohë sa sasia e karbohidrateve është e ulët. Llojet e alkolit me karbohidrate te uleta perfshijne veren, shampanjen dhe pijet e kthjellta si uiski dhe vodka. Po pijet me karbohidrate te larta cilat jane? Ketu perfshihen birra dhe koktejlet e embla.

Më poshtë do të gjeni të gjitha hollesite, opsionet me më pak karbohidrate janë në të majtë. Secili nga numrat është nje gram karbohidrat në një gotë tipike. Opsioni me i ulet i karbohidrateve eshte nje gote shampanje, e cila permban 1 gram karbohidrat. Vera e bardhë dhe ajo e kuqja e athet kanë rreth 2 gram për gote, (disa kane sasi edhe me te ulet karbohidrateshedhe më të ulëta). Kurse nje gote birre tipike ka 13 gram!

Nje pije e gjate e cila permban 0 gram karbohidrate, per ju qe deshironi te mos merrni sheqer dhe embelsues artificiale, eshte miksimi i vodkes, ujit me gaz, limonit jeshil dhe akullit, duke ju sjell nje shije edhe me te kendshme se sa tingellon emri i saj, skinny bit*h.

Uiski – nje pije e cila permban 0 gram karbohidrate. Edhe pse uiski eshte bere nga forma te ndryshme te dritherave, eshte pa karbohidrate dhe pa gluten. Vjen ne shume klasa dhe lloje te ndryshme. Shume akull mund te humbase shijen, por duke u sherbyer me nje sasi te vogel uji mund te permiresohet shija.

Dry Martini- nje koktej permban 0 gram karbohidrate. Kokteji i James Bond eshte bere me xhin dhe vermut, dhe zbukuruar me nje ulli ose fete limoni. Eshte ende ne krye te pijeve me te kerkuara.

Por, beni kujdes !

Kur behet fjale per nje diete strikte ne karbohidrate, shumica e njerezve kane nevoje per shume me pak alkool per t’u dehur. Pra, kini kujdes heren e pare qe pini alkool ne kete diete edhe per faktin qe do te pini rrralle. Ndoshta mund te keni nevoje vetem per gjysmen e sasise sa ju jeni mesuar te pini si zakonisht per t’u kenaqur. Kjo diete do t’ju kurseje edhe parate ne bar.

Arsyet perse ndodh kjo gje jane ende te paqarta. Kjo mund te ndodh, sepse melcia eshte e zene me prodhimin e ketoneve ose glukozes dhe keshtu ka me pak kapacitet per djegien e alkoolit, duke e ngadalesuar kete proces.

Natyrisht. ne qofte se duhet te ngisni makinen duhet te jeni teper te kujdesshem. Kurre mos pini dhe ngisni njekohesisht makinen. Ne kete lloj diete kjo gje eshte shume e rendesishme.

Artikulli i mesiperm nuk ka per qellim te diagnostikoje, trajtoje ose kuroje ndonje semundje per kete konsultohuni me mjekun tuaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.