“Aloe Vera (Barbadensis Miller), një ilaç “çudibërës” që nga lashtësia

0 0
Read Time:9 Minute, 27 Second

Ky material shkencor u përshtat referuar besnikërisht publikimit në naturalhealers.com

‘Ushqim i veçantë’, me kalimin e kohës, kuptimi i kësaj fjale mund të jetë venitur për shkak të përdorimit masiv, kudo dhe për çdo gjë. Marketingu në shoqërinë moderne, konsumatore na ka orientuar drejt produkteve dhe mënyrave të sofistikuara të konsumit ditor. Aq e vërtetë është kjo saqë rëndom e gjejmë veten duke përdorur produktet e reklamave në sistemet e shpërndarjes të informacionit të rrjeteve mediatike. Shumëkush prej nesh ka rastisur të dëgjojë për produkte me përmbajtje të aloe verës, që nga kremrat, produktet e tualetit e deri te pijet freskuese dhe alkoolike.

Po ç’është aloe vera? Cilat janë vetitë e saj? Si mund të sigurohemi për përdorimin e saj?

Përfitimet e përdorimit të aloe verës

Aloe vera ka në përbërje të saj shumë elementë të vlefshëm për organizmin dhe shëndetin tonë. Disa prej tyre në sasi të mëdha, disa të tjera që nuk gjenden askund tjetër përceçse tek kjo bimë.

Historia e Aloe Verës

Nga Kleopatra tek Kristofer Kolombi, disa nga figurat më të famshme të historisë u mbështetën te aloe vera për vetitë e tij shëruese. Nganjëherë eshte quajtur “bima djegëse”, “zambaku i shkretëtirës” ose “bima çudibërëse”.

2100 para Krishtit – Një shënim i përfitimeve të aloe verës shfaqet në një pllakë guri në Mesopotaminë e hershme.

1550 para Krishtit – Një shkrim i përshkrimit të qëllimeve medicinale të aloe verës është dokumentuar. Ky tekst egjiptian detajon se si të përdoret aloe vera si për simptomat e brendshme ashtu edhe për ato të jashtme.

70 pas Krishtit – Grekët përdorin aloe vera për të trajtuar plagët, humbjen e flokëve dhe probleme të tjera.

Viti 1655 – Përmendja e parë e aloe verës në gjuhën angleze; John Goodyew përkthen traktatin mjekësor Dioscorides ‘De Materia Medica.

Viti 1820 – Farmaceutika e Sh.B.A.-së thotë se aloe vera mund të përdoret për të mbrojtur lëkurën.

Vitet 1930 – Aloe vera përdoret për trajtimin e dermatitit nga rrezatimi.

Sot aloe vera përdoret në shumë vende për trajtime akute dhe të brendshme.

Gjithçka rreth aloe verës

Aloe vera është një bimë familja e të cilës përbëhet jo nga pak por plot 400 specie të llojeve të saj. Shkencërisht është vërtetuar që Aloe Vera Barbadensis Miller është lloji më i pasur dhe më i sigurt për përdorim. Aloe vera ka në përbërje të saj 75 elementë aktivë, për të qenë të saktë, vitamina, minerale dhe aminoacide që ndodhen në mënyrë të natyrshme në këtë bimë dhe janë të domosdoshme për një shëndet të mirë. Për të kuptuar se si aloe vera mund të luftojë sëmundjet, është mirë të dini se çfarë ndodhet saktësisht brenda xhelit transparent të saj.

Vitaminat

Aloe vera përmban disa vitamina të nevojshme: A, C, E, B1, B2, B3, B6 dhe B12. Vitamina A, C dhe E janë antioksidantë dhe ndihmojnë në largimin e radikalëve të lirë të cilat mund të shkaktojnë kancer, sëmundje të zemrës dhe sëmundje të tjera. Vitamina A integrale për një sistem të fortë imunitar dhe rritje të kockave. Ndihmon në luftimin e kërcënimeve virale ose bakteriale për trupin. Vitamina C eshte një vitaminë e energjisë bio organike për të cilën besohet se mbron nga kanceri dhe problemet kardiovaskulare. Ajo gjithashtu mbështet sistemin imunitar. Vitamina E mund të mbrojë kundër sëmundjeve të zemrës ndërsa përforcon një sistem të fortë imunitar. Vitamina B1 e njohur ndryshe edhe si Tiamina, B1 luan një rol të rëndësishëm në tretjen dhe kontribuon në një sistem të shëndetshëm nervor dhe imunitar. Vitamina B2 Shkon me emrin Riboflavin dhe funksionon si një antioksidant. Vitamina B2, si vitaminat e tjera B, i siguron trupit energji duke krijuar karburant nga ushqimi. Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e një sistemi nervor të fortë. Vitamina B3 e njohur ndryshe edhe si Niacina, përdoret në trajtimin e kolesterolit të lartë, migrenës dhe diabetit. Përdoret gjithashtu për të pastruar trupin prej toksinave dhe për të ndihmuar tretjen e mirë. Vitamina B6 tepër e rëndësishme për shumë nga sistemet funksionale të trupit, përfshirë imunitetin, sistemin kardiovaskular dhe tretjen. Kjo vitaminë është e lidhur ngushtë edhe me procesin e Serotoninës dhe Dopaminës. Vitamina B12 që gjendet kryesisht në produktet shtazore, B12 është e nevojshme për qelizat e shëndetshme të gjakut dhe ndihmon në rindërtimin e strukturës të ADN-së.

Mineralet

Kalciumi i famshëm për rolin e tij në forcimin e kockave. Kalciumi është gjithashtu jetik për sistemin kardiovaskular dhe atë nervor. Natriumi, shpesh diskutohet si një mineral negativ, natriumi është thelbësor për presionin e gjakut, mirëmbajtjen e muskujve dhe nervave. Hekuri, prodhon qelizat e gjakut dhe proteinat në trup. Është mineral i nevojshëm për energji. Magnezi, ky mineral bën një punë të madhe; është i nevojshëm për qindra proçese në trup, përfshirë rregullimin e glukozës në gjak dhe mbrojtjen e fortë të sistemit imunitar. Kaliumi, ndihmon në pastrimin e qelizave, mbron enët e gjakut dhe mendohet se ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Bakri është i nevojshëm për rritje dhe shëndet të përgjithshëm. Ky mineral ndihmon në ruajtjen e funksionit të shëndetshëm të zemrës dhe mendohet se ndihmon në parandalimin e osteoporozës.

Polisakaridet

Aloe vera përmban një lloj unik sheqeri të quajtur Acemannan. Polisakaridi besohet se ka veti antivirale, lehtëson problemet gastrointestinale dhe stimulon sistemin imunitar. Acidet yndyroreAloe vera përmban katër acide yndyrore me bazë bimore, të cilat kanë veti anti-inflamatore dhe antiseptike. Acidet gjithashtu përmbajnë komponentë lehtësues të dhimbjeve. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), aloe vera përmban 20 aminoacide, shtatë prej të cilave janë thelbësore. Bima ka gjithashtu hormone që ndihmojnë në shërimin e plagëve dhe tetë enzima.

Përfitimet shëndetësore të Aloe Vera

Kush mund ta përfytyronte që një bimë si aloe vera të ketë kaq shumë veti të dobishme në gjethet e saj? Me gjithë këtë ndikim të ushqyesve brenda xhelit, shkenca e ditëve moderne ka kërkuar të konfirmojë shumë pretendime të bëra në lidhje me bimën. Studiuesit kanë shpenzuar dekada duke e analizuar bimën si një ilaç natyral dhe kanë arritur me rezultate interesante:

1. Ndihmon në tretje

Aloe vera është e njohur në fitoterapi si një suplement ndihmues për sistemin e tretjes. Aloe është plot me antioksidantë të cilët krijojnë një sistem të fortë imunitar dhe polisakaridet gjithashtu kanë cilësi anti-inflamatore. Disa njerëz e përdorin aloen për të ndihmuar me sindromën e zorrës së irritueshme (IBS), ulcerat dhe për të detoksifikuar muret e zorrëve. Kelly Morrow është anëtare e këshillit të fakultetit në Departamentin e Ushqimit dhe Testeve Shkencore në Universitetin e Bastir. “Aloe vera është qetësuese për indet e mukozës të zorrëve”, thotë Kelly Morrow, që është gjithashtu edhe mbikëqyrëse e klinikës në Qendrën Bastyr për Shëndetin Natyral, ka përdorur xhel aloe vera për të lehtësuar acarimin në rrugën e tretjes te pacientët që kalojnë në kimioterapi dhe trajtim rrezatimi. Ata që vuajnë nga sëmundja e refluksit gastroesofageale i njohur zakonisht si GERD mund të jenë gjithashtu me fat. Disa njerëz përdorin aloe vera për të zvogëluar simptomat nga indet e dëmtuara të shkaktuara nga sëmundja. “Është qetësuese për çdo lloj acarimi,” thotë Morrow. Edhe pse aloe vera mund të jetë e dobishme, Morrow thotë se është më e zakonshme të rekomandojë kombinimin e disa suplementeve për pacientët e saj.” Për gastritin, aloe nuk është në krye të listës sime,” pohon ajo. Në vend të saj, ajo rekomandon glutaminen, e cila është një aminoacid i prodhuar në muskujt dhe transportohet në organe përmes gjakut, me aloen si një shtesë.

2. Forcon sistemin imunitar

Aftësia e aloes për të detoksikuar ndihmon në mbajtjen nën kontroll të sistemit imunitar. Trupi ka një mundësi shumë më të mirë për të luftuar sëmundjen dhe infeksionin nëse sa më shumë lëndë ushqyese të jetë e mundur kalojnë rrugëve të rrjedhës së gjakut. Polisaharidet janë elementi përbërës kryesor në xhelin e aloe verës. Këto përbërës, që gjenden në bimë, krijojnë cilësinë viskoze të xhelit. “Disa nga këto përbërës bimorë ushqejnë sistemin imunitar,” thotë Morrow.” Kjo është arsyeja e zakonshme pse njerëzit që konsumojnë këtë bimë kanë një sistem të mirë imunitar,” thotë Morrow. Përveç kësaj, antioksidantët që janë të pranishëm në brendinë e xhelit largojnë radikalet e lira, të cilat ndikojnë negativisht në imunitetin.

3. Ul kolesterolin

Disa studime kanë treguar që aloe luan një rol të rënësishëm në uljen e kolesterolit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), marrja ditore prej 10 ml ose 20 ml aloe për 3 muaj u tregua se ul nivelin e kolesterolit LDL (të keq) me 18 përqind dhe kolesterolin total me 15 përqind.

4. Siguron lehtësimin e dhimbjes

Cilësitë anti-inflamatore dhe qetësuese të aloe verës mund të jenë të dobishme për lehtësimin e dhimbjeve të muskujve dhe nyjeve. Xheli ndonjëherë përdoret kryesisht në mjekësinë sportive për të qetësuar muskujt e dëmtuar, por nëse merret edhe nga goja, përbërësit anti-inflamator mund të ndihmojnë gjithashtu në qetësimin e dhimbjeve. Është e rëndësishme të theksohet se nëse përdorni aloe verën për të zvogëluar inflamacionin, duhet të ribalanconi edhe dietën tuaj. Duke eleminuar ushqimet jo të shëndetshme, aloe vera ka mundësi më të mirë për të vepruar.

5. Trajtimi i diabetit

Ka shumë mënyra se si aloe vera mund ti ndihmojë ata që vuajnë nga diabeti. Disa studime kanë demonstruar aftësinë e aloe verës për të ulur nivelin e glukozës në gjak. Njerëzit me diabet të tipit 2 gjithashtu mund ta përdorin aloen si një mënyrë për të ulur sasitë e tepërta të yndyrës në gjak. Aftësia e aloes për të shëruar plagët më shpejt, mund të konsiderohet gjithashtu për përdorim, nga njerëzit me diabet që kanë vuajtur nga ulcerat ose plagët në këmbë.

6. Lehtëson dhimbjet e artritit

Artriti është një gjendje kronike në të cilën nyjet janë të dëmtuara duke shkaktuar dhimbje dhe ngurtësi. Aloe vera përmban disa enzima dhe aminoacide të cilat njihen për vetitë anti-inflamatore. Provat janë të kufizuara, por disa njerëz marrin aloe vera xhel nga goja për të lehtësuar dhimbjen e artritit.

Si konkluzion, studiuesit e të ushqyerit të shëndetshëm, nutrionistës dhe mjekët rekomandojnë përdorimin e rregullt dhe të vazhdueshëm të aloe verës si një ushqim shtesë të domosdoshëm në dietën ushqimore, ditore duke e kombinuar me ushqime të tjera të shëndetshme. Aloe vera përveç detoksifikimit të organizmit, djeg yndyrnat dhe pastron enët e gjakut. Ajo ndihmon sistemin imunitar duke e përgatitur të përballojë sulmet nga sëmundje të ndryshme.

Përdorimi i aloe verës kërkon KUJDES! Nuk mund të konsumoni xhelin e aloe verës direkt nga bima edhe nëse jeni të bindur që keni llojin Barbadensis Miller. Aloini, një lëndë helmuese në përbërje të saj do t’ju shkaktojë dhimbje barku, diarre dhe ndoshta edhe të vjella.

Këshilla e ekspertëve

Sigurohuni të përdorini Aloe Vera Suplement të Çertifikuar nga Institute dhe Organizata Shëndetësore të njohura. Produkti të ketë përshkrimin e përbërësve, datën e prodhimit dhe atë të skadencës sëbashku me vulat e cilësisë.

Vini re! : Artikulli me lart mbeshtetet mbi studimet dhe eksperiencat me te mira globalisht, por nuk mund dhe nuk duhet te nxise asnjerin qe te anashkaloje viziten tek mjeku juaj specialist per cdo rast kur keni shqetesime.

Per me shume informacion, ju mund ta gjeni në linkun: https://www.lrworld.com/minka

Pergatitur nga Blerim Minka, Ekspert i Shendet & Mireqenie

Ne rast se deshironi te porositni produktin e mesiperm, mjafton te kontaktoni me numrin e shenuar mbi foto dhe produkti mberrin me poste ne deren tuaj te shtepise kudo neper Shqiperi. Pagesa i behet postierit qe ua sjell porosine.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.