Ujevara e Shengjergjit, nje destinacion aventure i famshem vetem 30 km larg Tiranes por pak i eksploruar

0 0
Read Time:2 Minute, 55 Second

Ujevara e Shengjergjit, eshte nje nga destinacionet e aventures me te famshme te Tiranes dhe nderkohe me pak te eksploruara prej banoreve te saj. Ujevara ndodhet vetem30 km nga qendra e Tiranes, nje rruge e gjitha e asfaltuar, duke ofruar nje mundesi ta vizitoni ne nje mengjes fundjave, dhe pasi te keni ecur per pak kohe dhe kenaqur me pamjen qe te ofron pylli i Shengjergjit, natyra e bukur e tij dhe ujevara, ju mund te ktheheni perseri brenda nje kohe te shkurter ne shtepine tuaj. Ne qofte se jeni nisur per te vizituar ujevaren per here te pare, atehere do ju vijne ne ndihme disa udhezime. Menjehere sapo le rrugen e asfaltuar, ju duhet te parkoni makinen ne nje shesh te vogel te improvizuar dhe ndiqni shenjat e shtegut i cili me nje ecje te zakonshme, mund t’ju marre jo me shume se 15 minuta.

Shtegu, ne pjesen me te madhe te tij, ju con permes nje pylli te bukur me bimesi dhe peme te ndryshme dhe te dendur. Shtegu pothuajse nuk i ndahet nje perroi te krijuar nga rrjedha e ujevares me shkembinjve. Nje shteg i shkalles se lehte per te ecur pergjate tij, por 50 metra prane ujevares kthehet paska i veshtire per tu ngjitur per shkak se nje pjese prej 10 metrash kthehet ne terren te rreshqitshem. Sapo mbaron pjesa e rreshqitshme, jeni prane nje bukurie te mahnitshme, nje oazi te vertete ne mes te pyllit, ku ujevara bie pingul mbi bazenin qe ka krijuar, nga nje lartesi prej me shume se 25 metrash. Zhurma e ujit qe bie vrullshem dhe kenga e zogjve te pullit te japing nje ndjenje kenaqesie dhe relaksi qe vetem aty mund ta perjetosh.

Ne nuk ishim vizitoret e vetem aty, gjetem disa cifte me femije qe i benin vend njeri tjetrit me shume dashuri qe askush te mos ngelej pa future kembet ne uje, pavaresisht se aty fare lehtesisht mund te edhe te zhytesh ne bazenin e vogel dhe te provosh freskine e ujit te ftohte te ujevares qe zbret nga lartesite, nderkohe qe termometri shenonte ate kohe drake rreth 36 grade. Nje ushqim i shpejte me produkte organike qe kishim marre me vete dhe uje i ftohte i mbajtur ne termuse, i shkonte me se mire gjithe asaj pamje te mrekullueshme. Ne fund ne mblodhem te gjitha mbeturinat dhe i paketuam per ti marre me vete ne kthim.

Duhet te pranoj se ishte nje e papritur gjithesesi e kendshme, kur qielli u mbulua nga rete per dhe nje kope fare te shkurter, ndoshta si 3 minuta, filloi nje bresher i dendur, qe ashtu si filloi rrufeshem dhe i befte, ashtu dhe mbaroi dhe rete u larguan pas 30 minutash. Per shkak se pylli i dendur dhe shkembinjte e ujevares nuk na kishin lejuar te shikonim lart, ne nuk e vume re ndryshimin e menjhershem te motit, i cili pas 45 minutash ishte kthjelluar dhe vapa u rikthye serish. Te gjithe te lagur por me pershtypjet me te bukura, u nisem dhe morem rrugen e kthimit duke mbajtur si perde ne xhamat e makines bluzat e lagura per tu thare gjate rruges se kthimit. Ne perfndim ishte nje dite e bukur per tu mbajtur mend gjate.

Ne rast se deshironi keshillat e nje guide te certifikuar kombetare, telefononi ne numrin +355 68 425 8606.

Per me shume klipe me informacion rreth destinacioneve te tjera, klikoni linkun e kanalit youtube: @https://www.youtube.com/channel/UCE5Qm-dYjgn-meTSdh4745w

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.