Angli-Shqipëri si nje ndeshje ping-pongu, 5-0

0 0
Read Time:1 Minute, 6 Second

Ndeshja Angli-Shqipëri në “Uembli” përfundoi me mposhtjen e kuqezinjve me rezultatin 5:0 ndërsa përbënte sfidën e cila do të përcaktonte përfundimisht nëse kuqezinjtë do të ruanin ëndrrën për një vend në play-off.

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Goleada e anglezëve nisi në minutën e 9-të, kur kuqezinjtë gabuan në pozicionimin pas një goditje standarde dhe Meguajër i vetëm e ka të lehtë të shënojë.

Në minutën 18’ erdhi goli i dytë i anglezëve. Harkimi nga e djathta gjen dy lojtarë anglezë të vetëm në qendër dhe Kejn e ka të thjeshtë të gjuajë me kokë për të çuar sferën në rrjetë.

Në minutën 28’ mbrojtja kuqezi është në një kaos të pashembullt dhe lejon Henderson të depërtojë lehtësisht deri para Strakoshës, ku ai e ka të thjeshtë të shënojë golin e 3-0.

Në minutën 33’ Kejn gjen hapësirën për të mposhtur Strakoshën pas një asisti perfekt nga Sterling dhe rezultati shkon 4-0.

Në shtesën e pjesës së parë erdhi edhe goli i pestë i Anglisë me Kejn i cili realizoi me një gjysmëroveshatë pas një goditje nga këndi. {https://ata.gov.al/2021/11/12/angli-shqiperi-mbyllet-me-rezultatin-50/ | imazhi https://english.cdn.zeenews.com/sites/default/files/2021/11/13/987196-england-footballopt.jpg]

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.