Aplikimi per “LEJE PER DALJE” dhe “LEJE QARKULLIMI PER NEVOJAT E SUBJEKTEVE” prane E-Albania dhe sqarimet perkatese

leje per dalje
0 0
Read Time:14 Minute, 49 Second
Leje për dalje
Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur
Leje qarkullimi për nevojat e subjekteve

Duke nisur nga dita e hënë kohëzgjatja e lejes ditore për këmbësor gjatë fashës orare 05.00 deri në 17.30 do të jetë 2 orë.

“Leje për dalje për këmbësor/punë/arsye shëndetësore/DPSHTRR-SGS” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur me leje për të dalë nga banesa e tyre për arsye të ndryshme si: për pazar, farmaci apo arsye të tjera urgjente, të aplikojnë për t’u pajisur me autorizim për qarkullim vetëm për itinerarin strikt vajtje-ardhje në vendin e punës gjatë fashave orare të përcaktuara me automjet personal ose në këmbë, të aplikojnë për t’u pajisur me autorizim për qarkullim me automjet vetëm për ata që kanë probleme shëndetësore dhe që mund t’ju duhet ndihma e mjekëve në çdo kohë, si dhe të aplikojnë për t’u pajisur me leje për qarkullim me automjet për kryerjen e rinovimit të lejes së drejtimit, procedurës së kontrollit teknik të mjetit apo shërbimit të kolaudimit të mjetit pranë DPSHTRR/SGS.

– “Leje për këmbësor” vlen për fashën orare 05.00 deri në 17.30 dhe kohëzgjatja e lejes ditore gjatë kësaj fashe orare është 2 orë.
– “Leje për punë” vlen vetëm për fashën orare: 05.00 deri në 08.00 të mëngjesit dhe 16.00 deri në 17.30 të pasdites dhe mund të përzgjidhni nëse do të përshkoni rrugën me mjet ose pa mjet. Për qytetarët të cilët punojnë me turne lejohet vendosja e orareve specifike të vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës përfshire dhe fundjavën.
– “Leje për arsye shëndetësore” vlen për cdo ditë të javës brenda fashës orare 05.00 deri në 17.30, vetëm për përshkimin e rrugës: Shtëpi-Qendër Shëndetësore-Shtëpi.
– “Leje për DPSHTRR/SGS” vlen për fashën orare 05.00 deri në 17.30 dhe ju mund të rezervoni vetëm 1 orar në ditë. Leja është e vlefshme për të gjithë procesin, nga nisja drejt drejtorisë më të afërt rajonale dhe kthimi në shtëpi.

Për shërbimin “Leje për punë” në rast se do të përzgjidhni opsionin “Qarkullim me mjet” ju mund të merrni në automjetin tuaj vetëm 1 person, i cili mund të jetë familjar i juaji me autorizim pune, ose një punonjës në të njëjtin vend pune me ju. Personi duhet të ulet vetëm në sediljen e pasme, diagonal me ju.

Për shërbimin “Leje për arsye shëndetësore” ju mund të shoqëroheni vetëm nga 1 person tjetër, si dhe duhet të keni patjetër me vete një dokument mjekësor, që vërteton problemin tuaj shëndetësor.

Aplikimi për shërbimin “Leje për këmbësor” mund te kryhet edhe me anë të SMS në numrin 55155, me tekst që përmban numrin tuaj të identifikimit (NID) si dhe orarin e daljes (shembull: J12345678L 0930).
Aplikimi për shërbimin “Leje për mjet për punë” mund te kryhet edhe me anë të SMS në numrin 55155, me tekst si në vijim, sipas specifikës së aplikuesit:

– Për shtetasit shqiptarë, që makinën apo motorrin e kanë me targë shqiptare, mesazhi në 55155 do të duhet të dërgohet si më poshtë: Gërma M, Targa e mjetit, numri i shasisë dhe numri personal në kartën e Identitetit (ID)

– Për shtetasit e huaj, që automjetin e kanë me targë të huaj, formati i saktë i mesazhit është: Gërma MF F targa e mjetit dhe numri personal në kartën e Identietit

Shtetas shqiptar, targë shqiptare:
M TARGË SHASI NID

Shtetas shqiptar, targë e huaj:
MF TARGË NID

Shtetas i huaj, targë e huaj:
MF F TARGË NID

Shtetas i huaj, targe shqiptare:
M F TARGË SHASI NID

Ndiqni me kujdes sqarimet:
*Gërmat M dhe F janë të pandryshueshme.
**Targa, Shasia dhe Numri i identitetit janë unike si për qytetarin, autoveturën dhe motoçikletën.
***Lutemi të respektoni nga 1 hapësirë midis fjalëve në mesazh.

Përgjigjia miratuese ose refuzuese e aplikimeve nëpërmjet mesazhit në 55155 do të vijë në telefonin tuaj brenda 24 orësh. Mesazhi ne telefonin tuaj është provë për stukturat e policisë.

Kujdes! Në mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues për leje dalje për këmbësorë/automjet nga e-Albania, do të aplikohen gjoba ndaj shkelësve.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje për këmbësor/automjet”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet; -Në rast se ju nevojitet leje për këmbësor: – Përzgjidhni opsionin “Leje për këmbësor”;
– Kryeni aplikimin duke përzgjedhur orarin, si dhe personin që do të dalë nga familja juaj (në rastet kur nuk jeni ju personalisht);
– Vetëm një anëtar i familjes mund të aplikojë për leje për dalje gjatë 24 orëve brenda fashës orare të lejuar 05.00-17.30;
– Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms;
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë. Në rast se ju nevojitet leje për punë: – Përzgjidhni opsionin “Leje për punë”;
– Përzgjidhni mënyrën e qarkullimit “Me mjet” ose “Pa mjet”
– Në rast se do të përzgjidhni opsionin “Qarkullim me mjet”, nëse automjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht ne listë për përzgjedhje;
– Nëse automjeti nuk është në pronësinë tuaj, plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së automjetit me të cilin do të kryeni lëvizjen;
– Përcaktoni fashën orare të përshtatshme për lëvizjen tuaj duke përzgjedhur një nga opsionet “Fashë fikse” ose “Punë me turne/orar specifik”;
– Për të gjithë qytetarët që punojnë me turne, mund të vijohet me përzgjedhjen e opsionit “Punë me turne/orar specifik” ku vendoset ora e saktë e vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditet e javës përfshirë edhe fundjavën;
– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;
– Një person mund të aplikojë për leje qarkullimi vetëm për 1 automjet;
– Leja për punë është e vlefshme për javën aktuale ose për javën pasardhëse nëse aplikohet pas orës 15.30 të ditës së shtunë.
– Autorizimi do të miratohet vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas akteve normative, si dhe nëpunësit e administratës publike;
– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms, dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës, nga e hëna në të shtunë;
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.Në rast se ju nevojitet leje për arsye shëndetësore: – Përzgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;
– Shkruani saktë datën, orën e lëvizjes dhe itinerarin e lëvizjes me destinacionin përkatës;
– Nëse lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet, lutemi shtoni në aplikimin tuaj të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij;
– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms, dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës, nga e hëna në të dielë;
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.Në rast se ju nevojitet leje për DPSHTRR/SGS: – Përzgjidhni opsionin “Leje për DPSHTRR/SGS”;
– Përzgjidhni datën, llojin e lejes “SGS” ose “DPSHTRR”, dhe më pas zgjidhni Degën Rajonale ku do të paraqiteni për të kryer kontrollin fiizk të mjetit;
– Nëse automjeti është i regjistruar në emrin tuaj, ai do t’ju shfaqet menjëherë në listë, në të kundërt ju duhet të shkruani targën e tij ose shasinë, nëse mjeti nuk është pajisur ende me targë;
– Nëse ju duhet të kryeni veprime pranë sporteleve të DRSHTRR-ve, duhet të përzgjidhni paraprakisht edhe llojin e shërbimit që ju nevojitet.
– Deklaroni nëse jeni pronari i mjetit ose jo dhe perzgjidhni orën e paraqitjes pranë drejtorisë rajonale përkatëse apo SGS-së.
– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms, dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës, nga e hëna në të dielë;
– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;
– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms;
– Ju mund të rezervoni vetëm 1 orar në ditë dhe leja është e vlefshme për të gjithë procesin, nga nisja drejt drejtorisë më të afërt rajonale dhe kthimi në shtëpi;
– Nëse një orar rezulton i zënë, do të thotë që është arritur numri limit i rezervimeve të përcaktuara për atë orar dhe ju duhet të përzgjidhni një orar ose një datë tjetër;
– Krahas dokumenteve personale (kartë identiteti/pasaportë dhe lejedrejtimi) dhe dokumenteve të mjetit, ju duhet të keni të ruajtur në celularin tuaj konfirmimin e lejes nga e-Albania;
– Në rrugën e kthimit, ju duhet të jeni të pajisur me faturën/dokumentin e shërbimit ose refuzimit të shërbimit nga DRSHTRR ose SGS;
– Në makinë lejohen jo më shumë se 2 persona ku pasagjeri duhet të ulet te sedilja mbrapa, diagonal me shoferin. Për motomjetet, lejohet vetëm 1 person. KUJDES! Policia do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo.Kush nuk respekton orarin dhe nuk ruan SMS apo mailin nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas neneve të parashikuara në Kodin Penal me të cilët mund të njiheni dhe në fund të aplikimit tuaj. Të gjitha autorizimet e marra deri tani përmes e-mail nga Policia e Shtetit janë të vlefshme edhe për javën e ardhshme (20-26 Prill). Për lejet pas datës 26 Prill, ju duhet të riaplikoni sërish pranë e-Albania.

Pyetjet më të shpeshta për leje për këmbësor
1. Cfarë lejesh janë këto?
Këto janë leje për këmbësorët, që duhet të dalin nga shtëpia për arsye pazari, farmacie, apo shërbesa të tjera.
2. Si mund të aplikoj për këtë leje?
Aplikimi nëpërmjet internetit: Klikoni e-albania.al , ose nëpërmjet aplikacionit e-albania të cilin mund ta shkarkoni në smartfonin tuaj dhe të kërkoni shërbimin “Leje për dalje”. Për të aplikuar për këtë shërbim ju duhet të jeni i identifikuar në portal. (Regjistrohu në portal nëpërmjet të dhënave të kartës suaj të identitetit nëse nuk jeni regjistruar më parë) Aplikimi me anë të sms në telefon: Ata qytetarë që nuk kanë mundësi të aplikojnë në internet, mund të dërgojnë një mesazh të thjeshtë në numrin 55155 me tekst: Numri i kartës së identitetit dhe orën e daljes. Psh: J12345678L 0930
3. Kur e marr miratimin e lejes kur aplikoj nga e-albania?
Aplikimi nga aplikacioni e-Albania, miratohet automatikisht në moment dhe ju vjen në emailin tuaj, dhe në numrin e telefonit nëse keni regjistruar numrin tuaj gjatë aplikimit.
4. Kur e marr miratimin kur aplikoj me sms në 55155?
Kur aplikohet me sms miratimi për lejen e kërkuar, në varësi të orës së kërkesës, vjen brenda orëve të para të ditës pasardhëse, dhe vlen vetëm për ditën e nesërme. Psh: Nëse dërgon një mesazh ditën e sotme deri në orën 23.59, miratimi ose refuzimi ju vjen në orët në vijim, dhe qytetari mund të dalë të nesërmen nëse miratohet.
5. Për sa kohë është e vlefshme leja?
Leja është për një datë të caktuar, dhe zgjat 2 orë.
6. A mund të leviz me automjetin tim me ketë leje?
Jo, leja është për këmbësorët.
7. Sa herë që më duhet të dal, duhet të aplikoj?
Po, ju duhet të aplikoni sa herë që ju nevojitet të dilni për të bërë pazar, për të shkuar në farmaci apo shërbesë tjetër që mund të keni.
8. Shtetasit e huaj si mund të aplikojnë? /How can the foreign citizens apply for a pemission?
Shtetasit e huaj mund të aplikojnë për një leje për dalje ditore duke dërguar një sms në numrin 55155 me formatin “F IDnumber Time” The foreign citizens may apply for a one time per day pemission by sending a text message at the number 55155 with the format “F IDnumber Time” (F stands for Foreigner) Example: F J1234567G 0930
9. Po për të shkuar në pune duhet të aplikoj?
Po, për të shkuar në punë si këmbesor, ju duhet të përzgjidhni opsionin “Leje për punë”, e cila vlen vetëm për fashën orare: 05.00 deri në 08.00 të mëngjesit dhe 16.00 deri në 17.30 të pasdites dhe mund të zgjidhni nëse do të përshkoni rrugën me mjet ose pa mjet. Për qytetarët të cilët punojnë me turne lejohet vendosja e orareve specifike të vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës përfshire dhe fundjavën.
10. Po për të shkuar në spital vjen kjo leje?
Po, për të shkuar në spital, ju mund të përzgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore” për t’u pajisur me autorizim për qarkullim me automjet vetëm për ata që kanë probleme shëndetësore dhe që mund t’ju duhet ndihma e mjekëve në çdo kohë. Leja vlen për cdo ditë të javës brenda fashës orare 05.00 deri në 17.30, vetëm për përshkimin e rrugës: Shtëpi-Qendër Shëndetësore-Shtëpi.
11. Po nëse jam ende në të njëjtën certifikatë familjare me pjesëtarët e tjerë të familjes që jetojnë në qytet tjetër?
Ligji nr 10129 “Për gjendjen civile” i ndryshuar: Brenda 30 ditësh nga ndryshimi i vendbanimit shtetasi duhet të paraqitet te zyra e gjendjes civile për të kryer veprimet e ndryshimit. Pra, cilido qytetar që ndërron vendbanimin e tij, ndryshe nga ai i kaluari apo ai i anëtarëve të tjerë të familjes, brenda 30 ditëve duhet të bëje deklarimin për vendbanimin e ri dhe të dalë në certifikatë tjetër.
Pyetjet më të shpeshta për leje për mjet për punë
1. Për çfarë shërben kjo leje?
Kjo leje shërben për të shkuar dhe për t’u kthyer nga puna me automjet ose motomjet.
2. Çdo ditë që shkoj në punë me makinë duhet të aplikoj për leje?
Jo, leja është javore. Por, vetëm nëse ju aplikoni për fashat orare: 05.00 – 08.00 dhe 16.00 – 17.30, nga e hëna në të premte. Nëse aplikoni për orare specifike në opsionin “Punë me turne” leja është nga e hëna në të diel, sipas orareve që ju zgjidhni gjatë aplikimit për secilën prej ditëve të javës.
3. A mund të bëj pazaret me këtë leje, të shkoj në farmaci, spital apo të tjera emergjenca si këto?
Jo, me këtë leje mund të aplikoni vetëm për të shkruar në punë, pra me itinerar: Shtëpi-punë-shtëpi.
4. Nga momenti që e kam marrë, përsa kohë është e vlefshme kjo leje?
Leja brenda fashës normale 05.00 – 8.00 dhe 16.00-17.30 është e vlefshme deri të premten e asaj jave për të cilën po aplikoni. Leja per punën me orare specifike apo të cilësuar si: “Punë me turne” jashtë fashave orare standarde vlen për 7 ditët e javës, duke nisur nga dita që po aplikon, përfshirë edhe fundjavën.
5. Po unë që e kam punën me turne?
Ju mund të aplikoni për leje në e-Albania duke klikuar opsionin “Punë me turne”, ku do t’i zgjidhni vetë oraret specifike për çdo ditë të javës.
6. Jemi disa anëtarë të familjes në punë. Kemi vetëm një makinë. A mund të udhëtojmë bashkë?
Në makinë lejohet lëvizja e jo më shumë se 2 personave. Shoferi dhe një pasagjer i ulur në sediljen e pasme, diagonal me shoferin, që mund të jetë familjar me autorizim pune ose koleg i të njëjtit vend pune.
7. Unë s’kam makinë, por dua të përdor automjetin e një të afërmi për të shkuar në punë. A e marr lejen?
Po, ju mund të përdorni automjetin e dikujt tjetër duke plotësuar targën dhe shasinë e atij automjeti.
8. Kam në përdorim automjet dhe motoçikletë. A mund të marr leje per të dyja?
Jo, një person mund të marrë leje vetëm për 1 automjet ose motoçikletë.
9. Si bëhet aplikimi për leje me mesazh të thjeshtë? Modeli, që duhet të ndjek.
Formatet e mesazheve janë 4, sipas specifikës së aplikuesit: Shtetas shqiptar, targë shqiptare: M TARGË SHASI NID, Shtetas i huaj, targë e huaj: MF F TARGË NID, Shtetas shqiptar, targë e huaj: MF TARGË NID, Shtetas i huaj, targe shqiptare: M F TARGË SHASI NID
10. Kur e marr përgjigjen nëse aplikoj për leje, përmes e-Albania?
Nëse aplikon për leje nga e-Albania, përgjigja miratuese do t’ju vijë në moment në e-mail apo në numrin e telefonit që keni regjistruar në portal.
11. Po kur aplikoj me SMS, për sa kohë më vjen përgjigja miratuese?
Pas aplikimit me SMS në numrin: 55155, përgjigja do t’ju mbërrijë brenda 24 orësh.
12. Sa persona mund të marr me vete në makinë?
Vetëm 1 person, familjar me autorizim pune ose nje koleg në të njëjtin vend pune me ju.
13. Po unë që punoj me turne, edhe ditën e shtunë, a përfitoj nga “Leja për punë”?
Po, pasi identifikoheni në portalin e-Albania dhe futeni tek shërbimi “Leje për punët”, ju duhet të zgjidhni opsionin “Punë me turne” dhe të plotësoni oraret specifike për çdo ditë të javës, nga e hëna në të diel.
14. A do të jenë të vlefshme autorizimet e lëshuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, deri më tani?
Të gjitha autorizimet e marra deri tani përmes e-mail nga Policia e Shtetit janë të vlefshme edhe për javën e ardhshme (20-26 Prill). Për lejet pas datës 26 Prill, ju duhet të riaplikoni sërish pranë e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al / https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13659

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.