Arrin ne 89 te prekur nga Koronavirusi ne vend, 63 nga te vilet jane ne Tirane

0 0
Read Time:2 Minute, 27 Second

Drejtoresha e Institutit te Shendetit Publik, Albana Fico, informoi mbi situaten e COVID-19 ne Shqiperi”

“Ne vijim te komunikimit te perditshem me Ju bejme me dije se vazhdon puna ne terren per identifikimin e rasteve te reja dhe gjurmimin e kontakteve te rasteve te konfirmuara pozitive.

Ne 24 oret e fundit jane testuar 33 persona te dyshuar, prej te cileve jane konfirmuar 13 raste te reja me COVID-19:
– 8 qytetare nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durresi dhe 3 qytetare nga Korça.

Deri ne keto momente jane testuar 804 raste te dyshuara dhe prej tyre jane te konfirmuar pozitive me COVID-19, 89 raste.
Nga totali i rasteve te konfirmuara, 58% jane meshkuj dhe 42% jane femra. Mosha mesatare e totalit te rasteve pozitive eshte 48 vjeç. Ndersa shperndarja gjeografike e rasteve pozitive, eshte si vijon:

• Tirane 63 qytetare
• Durres 6 qytetare
• Lushnje 2 qytetare
• Elbasan 2 qytetare
• Fier 8 qytetare
• Rrogozhine 2 qytetare
• Kavaje 3 qytetare
• Korçe 3 qytetare

Jane shenuar deri tani dy raste humbje jete.

Ju informojme se tre pacientet e pare kane lene aktualisht spitalin te sheruar por theksojme se, pas daljes nga spitali, pacientet e rikuperuar duhet te qendrojne ne vetekarantinim edhe per 14 dite te tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienen personale.
Ndersa eshte rritur numri i pacienteve te shtruar ne spitalin Infektiv, ku ndodhen aktualisht 43 paciente.
4 prej tyre jane ne terapi intensive, ne situate te njejte klinike. Ndersa pjesa tjeter e te shtruarve ne pavion jane ne gjendje te stabilizuar deri ne keto momente.

Mosha mesatare e rasteve te hospitalizuara eshte 54 vjeç.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve te dyshuara, si element i rendesishem per nderprerjen e zinxhirit te transmetimit te infeksionit COVID-19.
Nga ana tjeter, per te siguruar suksesin e nderprerjes se ketij transmetimi, qytetaret kane nje rol thelbesor. Qytetaret duhet te vazhdojne te veteizolohen dhe te shmangin sa me shume kontaktet.

Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe nje here me nje lutje qytetareve: Mos shkoni menjehere ne spital!
Ministria ka vene ne dispozicion nje linje te gjelber FALAS 0800 40 40 per çdo qytetar qe kerkon informacon apo keshilla ne lidhje me COVID-19. Kjo linje do te sherbeje edhe per pacientet kronike qe te marrin informacion se si te lidhen me mjekun e familjes, se si mund te perfitojne barnat me rimbursim dhe per cdo shqetesim tjeter qe ata kane.

Por eshte e rendesishme te sqarohet se: Nese qytetaret kane shenja te semundjes dhe per rastet e urgjencave duhet te telefonohet numri unik i urgjences kombetare 127!

Edhe nje here perserisim apelin per qytetaret per te respektuar masat e distancimit social, te qendrojne ne shtepi, te ndihmojne veten e tyre dhe ne kete menyre te ndihmojne stafet mjekesor per te perballuar kete situate”, tha ajo / Top Chanel http://top-channel.tv/2020/03/22/covid-19-shkon-ne-89-numri-i-te-prekurve-ne-vend/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.