Deklarata e plotë mbi mbylljen e vitit shkollor 2019-2020.
• Shkollat do të hapen vetëm për maturantët nga periudha 18 maj deri me 5 qershor, nën rregulla strikte të higjienës dhe distancimit social;
• Provimet e Maturës Shtetërore do të mbahen mes datave 8-18 qershor, më të reduktuara dhe sipas plan-programeve të reja;
• Provimet e klasave të 5-ta dhe 9-ta do të anulohen;
• Mësimi online vijon deri më 29 maj, më pas, në dy javët e para të qershorit do të mbyllen vlerësimet e fundvitit.