Cikël poetik nga libri me poezi “Ku u tret buzëqeshja”, i autorit Berzat Sadiki

bezat sadiki poezi
0 0
Read Time:1 Minute, 56 Second

TRI ËNDRRAT

Mbrëmë shkrepa tre plumba prej ëndrre:
prej mëndafshi të kaltër,
prej rrezesh hëne të blertë,
prej pikash vese hyjnore në sytë e drenushës së larme.

Të tretë ranë tok në krahë të fluturës e cila u zgjua e para këtij agimi me fluska të kuqe prej vishnjeje.

Flatrat e fluturës morën tri njolla.
Njolla në formë flatrash të tejdukshme pilivese.

Pemët gjethuan ngjyra kaltroshe
me shkëlqim unazash kaktusi.

Ditëve të radhës, që janë shtatë,
trungjet e pemëve
do të marrin ngjyrë ylberi të Valbonës.


Në ditën e tretë, e cila është më e gjata (sa një dëshirë),
ëndrrave u shtrohet qilimi i bardhë i stolisur prej kokrrash vishnjeje të verdha dhe shumë yje bilbilë.

Ëndrrat e plumbëta le ta përkëdhelin luanin
dhe le të vallëzojnë me kobrat.
Të këndojnë me jehonat e vashave prej gjerdani.

2.

DALLGËVE TË DASHURISË

Gjithmonë perlë do të jesh
në një skaj të zemrës strukur.
Le të ndritin yjet mes nesh,
të mbetesh ashtu e bukur.

Dallgëve të dashurisë,
kush ka hyrë, do të mbytet.
Kjo botë e çmendurisë
t’i djeg ditët, javët, vitet.

Kujtimet si vetëtima
e godasin shpirtin thellë.
Zemra shpuar vrima-vrima.
Seç s’mu shqepe asnjëherë.

3.

TË KËRKOJ

Kur humbem,
ti je humbur.
Atëherë të kërkoj Ty.

Kur dukem dehur,
nuk më deh kush.
Ti më deh.

Kur nuk flas,
ti flet.
Atëherë të dëgjoj Ty.

Kur qaj,
ti qan.
Unë i lëshoj lotët.

4.

KANGA E FSHEHTË

Kjo kangë
është refren i çdo kujtimi
për Ty.

Kur më kujtohesh,
e këndoj
herë me mendje,

herë me pëshpëritje.

Kanga për Ty
nuk ndalet kurrë.

5.

KA PREJ TYRE

1.
Ka prej tyre
që janë djallëzorë,
kurse paraqiten
si njerëzorë.

2.
Ka prej tyre
që shpallen atdhetarë,
kurse në të vërtetë
janë tradhëtarë.

3.
Ka prej tyre
që tregojnë devotshmëri,
kurse shpirtin e kanë
katran të zi.

4.
Ka prej tyre
që shiten fetarë,
kurse veprat
s’i kanë mbarë.

504.
Ka prej tyre,
edhe pse nuk pinë,
flasin sikur të dehur.

671.
Ka prej tyre,
që kanë vetëdije,
por janë të rrallë –
“rrinë nën hije”.

672.
Ka prej tyre
që japin lëmoshë
prej xhepave të tjerëve.

704.
Ka prej grave
që i torturojnë ata burra
që nuk kanë burrëri.

705.
Ka prej burrave
që i torturojnë gratë,
kinse i duan shumë.

822.
Ka prej tyre,
janë bërë “pilotë”
pa e parë hiç aeroplanin.

823.
Ka prej tyre – “parashutistë”
që as një herë
nuk janë ngjitur “në lartësi”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.