Kush ishte Nene Tereza ( e njohur boterisht si ‘Mother Teresa’ ?

0 0
Read Time:12 Minute, 7 Second

Anjeze Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nene Tereza lindi ne Shkup me 26 gusht te vitit 1910 dhe vdiq me 5 shtator 1997 ne Kalkuta, ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel per Paqen, kurse me 19 tetor te vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Nene Tereza u be nje nga urat nderlidhese te njohjes se shqiptareve ne bote. Bill Clinton eshte shprehur ne qershor 2002: “Nene Tereza, ishte e para Ajo qe me beri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenare qe plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise”.

Lindi ne Shkup, te Shqiperise te pushtuar prej Perandorise osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonise, me date 26 gusht 1910. Nje dite pas lindjes u pagezuane kishen e Zemres se Krishtit nga famulltari i atehershem dom Zef Ramaj, dite te cilen ajo e llogariste si datelindjen e saj. Gonxhja ishte femija i trete i Kole Bojaxhiutme origjine nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzerise Barnaj) nga Novo Sella e Gjakoves. Kola dhe Drania paten 5 femije, dy nga te cilet u vdiqen ne femijerine e hershme. Frike te madhe kishte nene Drania se mos Gonxhja i vdiste menjehere pas lindjes, sepse me trup dhe shendet dukej e dobet. Gonxhja kishte nje vella dhe nje moter. Vellai quhej Lazer Bojaxhiu dhe studioi ne Grac te Austrise ne Akademine Ushtarake, por per shkaqe politike emigroi qysh heret ne Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte ne shtepine e tij artiste dhe patriote shqiptare. Shkupi i merret Shqiperise prej Maqedonise me 1 Janar 1918ne baze te traktatit te Versajes. I ati, qe ishte i perfshire ne levizjet politike te asaj kohe, vdes ne vitin 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe.

Gonxhja mesimet e para i mori ne nje shkolle shqipe ne Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por ne gjuhen serbo-kroate. Pasionet e rinise se Gonxhes ishin tre: te behej mesuese, te shkruante dhe recitonte poezi dhe te kompozonte e te luante muzike. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorezua murgeshe.

Jeta si murgeshe

Nene Tereza u largua me 26 shtator 1928 nga Shkupi ne drejtim te Dublinit, Irlande. Prej kesaj dite, nene, bije e moter nuk do te shiheshin me kurre. Me 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar kete leter drejtuar tezes se saj:

“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Me 26 te ketij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta per juve. Lamtumire, e deshiroj qe Zoti t’ju nap gjithshka qe ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma te perzemerta, Gonxhja”.

Ky ishte momenti kur ajo u nda perfundimisht me familjen dhe vetem pas 30 vitesh, do te takohej me te vellane, Lazrin. Kurse nena Drania dhe motra Age, shkuan ne atdhe, ne Shqiperi, qysh para Luftes se Dyte Boterore. Nene Tereza u vendos ne Kalkuta te Indise ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave. “Nene Tereza e Kalkutes” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurise” (1951) per t’u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe botes. Ne vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel per Paqe, e gjithe bota mesoi se Nene Tereza ishte shqiptare. Haste veshtiresi per te folur rrjedhshem shqip pas nje largimi prej 70 vjetesh dhe qendrimi ne ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne shqip jane letrat e rinise dhe me pas me familjen ne shqip, pershendetje ne shqip popullit shqiptar pas fitimit te çmimit Nobel me 1979 dhe lutja ne xhqip transmetuar nga Zeri i Amerikes me 17 qershor 1978. Ne çastin e marrjes se Çmimit Nobel me 1979, nje nga kleriket qe merrte pjese ne salle e pyeti Nene Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur ne Shkup, jam shkolluar ne Londer, jetoj ne Kalkute dhe punoj per te gjithe njerezit e varfer ne Bote. Atdheu im eshte nje vend i vogel me emrin Shqiperi”. Por Shqiperia heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as sa per te pare nenen e saj qe jetonte ne Tirane, as per te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as per te pare varrin. Madje kete vize nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes deri ne fillim te viteve ’90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Ajo ishte nene kujdestare e 7,500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960,000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47,000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3,400 pleq te braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160 femije ilegjitime e bonjake. Keto jane shifrat e mesit te viteve ’80. Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kesaj dite shifrat kane ndryshuar shume.

Ish Presidenti i Shteteve te Bashkuara Ronald Reagan duke e shperblyer Nene Terezen me çmiminMedal of Freedom 1985.

Nene Tereza nuk qe ndonje perendeshe dhe me te mund te fliste çdonjeri. Madje ajo kishte edhe adrese te sakte: nje godine ngjyre hiri ne Bose Road, te ndertuar ne nje lagje te zhurmshme dhe çjerrese, te stermbushur me njerez, e cila vlonte nga çajberesit, shitesit dhe tregtare te tjere te pjeseve me te ndryshme kembyese si dhe lengeshtrydhesit. Ketu, mu ne qender te Kalkutes shtrihej shtabi i pergjithshem i Rregullit, “Shtepia e Nenes”, prane portes te se ciles qe vendosur nje tabele druri ku shkruante: “Mother Teresa. IN/OUT”. Shtepine e Nene Terezes e kane vizituar personalitete si mbreteresha e Britanise, ish presidentet e Shteteve te Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shume te tjere. Nene Tereza ka qene mjaft bujare, humane e zemergjere dhe keto jane karakteristikat qe do ta bejne te jetoje pergjithmone ne zemrat e gjithe njerezve, sidomos ne zemrat e shqiptareve.

Kur ishte e re jo vetem ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhen shqipe. Per shembull poezine e meposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeçe gjate rruges per ne Indi. Sot kemi nje deshmi te Nene Terezes qe flet shqip me 1988, ne nje interviste dhene Zerit te Amerikes ne gjuhen shqipe.

Nene Terezes, per te ardhur ne Shqiperi iu desh te dergonte tri letra. Ajo i kishte derguar me pare leter Komitetit Shqiptar per Marredheniet me Jashte, por nuk mori kurre pergjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letren e te madhes Nena Tereze derguar Presidentit te Republikes ne vitin 1989, te cilit i theksonte se: “per 60 vjet kam vizituar shume e shume vende jashte atdheut tim”, qe eshte edhe nje fakt se ajo e konsideronte Shqiperine atdheun e saj. Me ne fund, e para pasaporte (per kete rast ishte diplomatike) e dhene per nenshtetas te huaj me origjine shqiptare iu dha pikerisht Nene Terezes, e cila vizitoi Shqiperine me 1989. Nene Tereza kishte gjithashtu pasaporte nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pasaporten Shqiptare ajo u pergjigj: “E pranoj me kenaqesi, sepse eshte pasaporta e vendit tim; atje kam Nenen dhe motren, atje kam miq e te njohur, atje shume shpejt do te hapim misionin tone e une do te jem vete aty”. Kur mori çmimin Nobel ne vitin 1979, amerikanet i ofruan nenshtetesine amerikane dhe pasaporten, por ajo nuk pranoi.

Bamiresia Nderkombetare

Nene Tereza tha “Me gjak, une jam Shqiptare. Me shtetesi, jam Indiane. Me besim, une jam nje murgeshe Katolike. Sipas profesionit tim, une i perkas botes. Per nga zemra ime, une i perkas plotesisht Zemres se Jezusit.”

Ne 1982, ne kulmin e Rrethimit te Beirutit, Nene Tereza shpetoi 37 femije te bllokuar ne nje spital ushtarak duke ndermjetesuar nje armepushim te perkohshem ndermjet ushtrise Israelite dhe guerileve palestinez. E shoqeruar nga punetoret e Kryqit te Kuq, ajo udhetoi permes zones se luftes deri tek spitali I shkaterruar per te zhvendosur pacientet e rinj.

Kur Evropa Lindore pati nje rritje ne sinqeritet ne fund te viteve 1980, ajo i zgjeroi perkpjekjet e saj ne vendet komuniste qe me pare kane refuzuar Misionaret e Bamiresise, duke u perfshire ne shume projekte. Ajo nuk u tremb nga kritikat per qendrimin e saj kunder abortit dhe divorcit duke thene, “ Pavaresisht kush thote cfare, ti duhet ta pranosh ate me nje buzeqeshje dhe te besh punen tende.” Ajo vizitoi Republiken Sovietike te Armenise pas termetit te vitit 1988, dhe u takua me Nikolai Ryzhkov, Kryetari i Keshillit te Ministrave.

Nene Tereza udhetoi per te ndihmuar dhe sherbyer te uriturve ne Etiopi,viktimave te rrezatimit ne Cernobill, dhe viktimave te termetit ne Armeni. Ne 1991, Nene Tereza kthehet per here te pare ne vendlindjen e saj dhe hapi shtepine e Vellezerve Misionare te Bamiresise ne Tirane, Shqiperi. Deri me 1996, Nene Tereza ishte duke punuar ne 517 misione ne me shume se 100 vende. Gjate viteve, Bamiresia e Misionareve te Nene Terezes u zgjerua nga dymbedhjete ne mijera persona qe u sherbejne “me te varferve nga te varferit” ne 450 qendra ne mbare boten. Shtepia e pare e Misionare te Bamiresise ne Shtetet e Bashkuara ishte themeluar ne Bronksin e Jugut, Nju Jork; deri me 1984 asambleja punonte ne 19 institucione gjate gjithe vendit. Nene Tereza fliste rrjedhshem 5 gjuhe : Bengalisht, Shqip, Serbisht, Anglisht dhe Hindishte.

Perkeqesimi i shendetit dhe Vdekja

Nene Tereza vuajti nje atak ne zemer ne 1983 perderisa vizitonte Papa John Paul-in II. Pas nje ataku te dyte ne 1989, ajo mori nje stimulues kardiak artificial. Ne 1991, pas nje beteje me pneunomine derisa ishte ne Meksike, ajo vuajti edhe me probleme te tjera te zemres. Ajo ofroi ta le pozicionin e saj si kryetare e Misionareve te Bamiresise, por motrat e asamblese, ne nje votim sekret votuan qe ajo te qendronte. Nene Tereza pranoi te vazhdonte punen e saj si kryetare e asamblese.

Ne Prill 1996, Nene Tereza u rrezua dhe theu kocken e qafes. Ne Gusht ajo vuajti nga malaria dhe deshtimi i barkushe te majte te zemres. Ajo pati nje operim te zemres por ishte e qarte se shendeti I saj ishte duke rene. Kryepeshkopi i Kalkutes, Henry Sebastian D’Souza, tha se kishte urdheruar nje prift per te performuar nje eksorcizem mbi Nene Terezen me lejen e saj kur ajo u shtrua ne spital me problem kardiake sepse mendonte se ajo ishte nen sulmin e djallit.

Ne 13 Mars 1997, ajo la poziten e kryetares se Misionareve te Bamiresise. Ajo vdiq me 5 Shtator 1997.

Ne kohen e vdekjes se saj, Misionaret e Bamiresise se Nene Terezes pati mbi 4,000 motra, dhe nje vellazeri prej 300 anetaresh, duke punuar ne 610 misione ne 123 vende.[12] Keto perfshinin bujtina dhe shtepi per njerezit me HIV/AIDS, me lebroze dhe tuberkuloze, kuzhina supe, programe keshillimi per femije dhe familje, ndihmes personal, jetimore dhe shkolla. Misionaret e Bamiresise u ndihmua edhe nga bashke-punetoret, te cilet ishin mbi 1 milion deri me 1990.

Nene Tereza u prehe ne Shen Tomas, Kalkute per nje jave para funeralit te saj, ne Shtator 1997. Asaj iu dha funeral sheteror nga qeveria Indiane ne shenje falenderimi per sherbimin e saj per te varfurit e te gjitha feve ne Indi. Vdekja e saj ishe u vajtua ne komunitete laike dhe fetare. Naeaz Sharif, kryeminstri I Pakistanit tha se ajo ishe nje “ nje idivid i rralle dhe unik qe kishte jetuar per qellime me te medha. Perkushtimi i saj i perjetshem per tu kujdesur per te varfurit, te semuret dhe te pafate ishe nje nder shembujt me te larte te sherbimit per humanizmin tone.” Ish Sekretari- Gjeneral i KB Javier Pérez de Cuéllar tha: “Ajo eshte Kombet e Bashkuara. Ajo eshte paqe ne bote.”

Trashegimia

Nene Tereza u be nje nga urat nderlidhese te njohjes se shqiptareve ne bote. Bill Clinton eshte shprehur ne qershor 2002: “Nene Tereza, ishte e para Ajo qe me beri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shume krenare qe plotesova nje detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave te lirise”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qene shqiptare Nene Tereza nuk i perket vetem Shqiperise, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u be qytetarja e botes, e popujve, feve dhe e qyteterimeve. Ne vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret e Bemiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Vetem sipas te dhenave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte 960 000 te semure ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtepi pleqsh dhe kishte biresuar 160 femije jetime.

Nder titujt qe i jane dhene Nene Terezes permenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen ia dorezoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mire, ne Boston; Shperblimi Nderkombetar John Kennedy, ne Uashington; Nena e te Gjitha Nenave, Balzan; Çmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise; etj.

Shtepia e Nene Terezes ne Maqedoni

Me 5 shtator 1997 : bota mesoi se Nene Tereza ( Angel of Mercy) vdiq ne moshen 87 vjeçare duke lene pas dashuri .

Nderkohe ne Maqedoni eshte botuar nje monografi qe paraqet Nene Terezen si maqedonase! Sipas gazetes Washington Post, 16 tetor 2003, deklarohet qarte se Nene Tereza ka lindur ne Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi ishte qytet i perandorise otomane. Me tej rikujtohet fjala e Nene Terezes qe sipas gjakut ajo eshte shqiptare. Ne librin e Kathryn Spink te perkthyer ne gjermanisht, biografi qe eshte e autorizuar nga Nene Tereza, thuhet se babai i Nene Terezes ishte nje nacionalist shqiptar i cili angazhohej per bashkimin e Kosoves me Shqiperine dhe krijimin e Shqiperise se Madhe, per kete ai kishte shkuar ne Beograd tok me konsullin italian. Kishte shkuar atje me nje shendet shume te mire dhe u kthye prapa i shtrire per vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anetaret e familjes ishin te bindur se Nikola ishte helmuar ne Beograd.

Jane shkruar e shkruhen edhe sot e kesaj dite me qindra vepra per te madhen Nena Tereze, por te gjitha flasin ne te verteten se ajo ishte shqiptare, siç e ka deklaruar edhe vete.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.