Tirana ka shume vende te spikatura turistike qe akoma nuk jane zbuluar jo vetem nga turistet e huaj por as nga vete banoret e saj. Tashme jane vete ata qe po e shperndajne lajmin nepermjet mediave sociale per atraksioneve me te fundit. Arsyeja?
Me se fundi vete qytetaret e Tiranes kane zbuluar avantazhet dhe rendesine e nje turizmi ditor prane lokalitetit ku banojne dhe shfrytezimi i resurseve te tij, qe do te thote kenaqesi e garantuar me kosto minimale.
Liqeni i Farkes, njeri nga atraksionet me intereante te Tiranes, i cili ndodhet vetem pak km nga qendra e kryeqytetit, ofron nje qetesi dhe gjelberim te jashtezakonshem dhe relaksues.
Freskia e ujit dhe dallget e lehta te liqenit blu te largojne me mijera km nga qendra e zhurmshme e qendres se qytetit.
Qielli blu i zbukuruar me pak re te bardha aty-ketu, se bashku me gjelberimin e lendinave dhe freskun e liqenit te thelle te kujtojne nje nga pikturat impresioniste te Renuarit, por qe nuk e keni pare kurre me pare.
Grupe te rinjsh, studente dhe familje vijne me bicikleta, makina ose ne kembe. Ata ia shtojne gjallerine kesaj natyre qe ngjan si nje pikture e gjalle ku koha ka ndalur qe nga koha kur ekzistonin vetem natyra dhe njeriu ne paqe me njeri tjetrin.
Nje nga agjensite turistike ne Tirane ofron dhe ture ditore ose piknik per grupe qe jane te interesuar te kalojne kohe se bashku prane natyres dhe liqenit, zgares dhe pijeve te zgjedhura, pa harruar transportin komod.
Nese jeni ne Tirane dhe deshironi te vizitoni kete vend te mbrekullueshem, mjafton te kontaktoni guiden lokale duke shkruar ne kete adrese info@albaniatravelandtours.com ose prenotoni online nepermjet profilit te tij ne Facebook.
.
.