Liqeni i Cerkezes, bukuria qe akoma fle mes te njohures dhe te panjohures

1 0
Read Time:1 Minute, 43 Second

LIQENI I CERKEZES, vetem pak kilometra larg fundit te bulevardit te ri te Tiranes, eshte ndoshta nga atraksionet e Tiranes qe ndodhen me afer dhe qe pak kush e di ku eshte dhe cfare bukurie fsheh ne vetvete ky liqen relativisht jo i vogel.

Sapo kalon bulevardin e ri te Tiranes dhe uren qe lidh me te rrugen urbane qe njihet sot nga Google Maps si Unaza e Madhe, vazhdon ne drejtim te liqenit tjeter pak te eksploruar, atij te Paskuqanit dhe vazhdon ne drejtim te qendres se Bathores dhe me pas futesh ne rrugen e Cerkezes. Tek tuk ka ndonje grope ne asfalt por e pergjithshmja nuk perben problem per makinat apo bicikletat. Qe nga hyrja e rruges se Cerkezes dhe ne vazhdim, rruga eshte teresisht e asfaltuar me nje cilesi te mire.

Sapo i afroheni diges se liqenit mund te vini re qe aty gjendet disa pedalina dhe nje mol i vogel. Pergjate vijes se bregut jugor gjendet nje rruge e lidhur mire, shume e pershtatshme per cdo tip makine te vogel, dhe sidomos per bicikleta dhe motorra. Ne fund te saj ndodhet dhe nje platforme ankorimi per mjete te ndryshme ujore, qe vezhgohet rreptesisht me kamera sigurie.

Ne bregun verior mund ta shikoni me sy te lire dhe nje gaxebo te madhe pluskuese e pershtatshme per festa dhe restorant qe mund te lundroje ne mes te liqenit duke gezuar jo vetem pamjen e tij por dhe freskun e embel ne nje mot me diell. Ky liqen mirembahet nga Shpresa-AL Group.

Frekuentuesit kryesore jane grupe te rinjsh dhe familje me femije te moshave te ndryshme, te cilet ushtrojne dhe aktivitete sportive te ndryshme ne peisazhin e bukur te liqenit, rrethuar me nje kurore pemesh frutore te ullirit dhe te tjera.

Ja dhe qershia mbi torte, nje trung peme i fosilizuar, ku puna njerezore e ka nxjerre mbi siperfaqe, nje trung druri si formacion i paster tashme i fosilizuar plotesisht, ne rast se deshironi ta shikoni, thjeshte na shkruani dhe ne do t’ju guidojme drejt vendodhjes se tij:

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.