Postimi i fundit i Ambasades se Shqiperise ne SHBA ne faqen zyrtare ne Facebook

0 0
Read Time:2 Minute, 36 Second

Te nderuar anetare te komunitetit shqiptar ne SHBA

Ne kuader te situates se krijuar nga #COVID-19, Ambasadorja Floreta Faber ka zhvilluar nje sere komunikimesh telefonike me drejtues te Organizatave dhe Shoqatave, perfaqesuesit fetar ne disa shtete si dhe me anetare te spikatur te komunitetit shqiptare-amerikan. Ne proces te informimit sa me gjere mbi siutaten dhe mbi gjendjen shendetesore te anetareve te komunitetit, perfaqesuesit kane konfirmuar se deri me tani, nga informacionet qe disponojne nuk ka perpahje ne mase te rasteve te testuar pozitivisht me COVID-19 ne shtet respektive.

Fatekeqesisht tabloja eshte krejt ndryshe ne Nju Jork dhe Nju Xhersi ku ka mjaft qytetare ne gjendje te renduar. Te pakten nente anetare te komuniteti shqiptare kane humbur jeten, tre nga Shqiperia, kater nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi. Ambasadorja gjen rastin te shprehe ngushellimet per familjet dhe te afermit e viktimave. Mbi tridhjete anetare nga komuniteti yne jane evidentuar ne faza te ndryshme te semundjes. Me disa prej tyre eshte komunikuar drejteperdrejte ne telefon, te cilet kane informuar se simptomat e semundjes jane te renda, por fatmiresisht te kalueshme ne kushte shtepie. Bazuar ne informacione, individet trajtohen ne spital vetem kur jane ne gjendje teper kritike dhe kane probleme me frymemarrjen dhe kerkohet mbeshtetja e tyre me respiratore.

Eshte kenaqesi te shikosh se komuniteti shqiptare-amerikane nga e gjithe SHBA kane organizuar grupe vullnetaresh ne ndihme te anetareve te komunitetit te cilet per shkak te moshes e kane te pamundur daljen per realizimin e nevojave te tyre te perditshme. Ne disa raste, komunitetet kane organizuar ngritje fondesh qe mund te perdoren ne javet e ardhshme. Veçanerisht per t’u pershendetur eshte puna e komuniteteve fetare qe po ndihmojne edhe ne uljen e stresit dhe ankthit te individeve apo familjeve ne keto kohe te veshtira.

Ambasadorja falenderoi perfaqesuesit per informacionin dhe per solidaritetin ne ndihme te anetareve te tjere te komunitetit dhe kerkoi mbajtjen e komunikimeve me Ambasaden ne kete situate te veshtire.

Nga bisedat mesuam se nje pjese e madhe e komunitetit kane humbur dhe vendet e punes. Ambasada nxit anetaret e komunitetit te jene te vemendshem ndaj udhezimeve te dhena nga shtetet perkatese per te perfituar nga ndihmat financiare te ofruara nga shteti amerikan. Vete ambasada do mundohet te permbledhe keto informacione dhe ti ofroje ne gjuhen shqipe dhe te ofroje adresat ku duhet te drejtoheni ne çdo shtet.

Ne ditet ne vijim do vijojme me kontakte te perditshme me anetare te tjere te komunitetit ne shtete te tjera ku ka nje perqendrim te larte te komunitetit shqiptar. Ambasadorja tashme ka biseduar me perfaqesues ne disa qytete te shteteve te Nju Jorkut, Miçiganit, Teksasit, Shtetit te Uashingtonit, Kalifornise, Floridas dhe Filadelfias. Ne se perfaqesuesit e shoqatave qe deshirojne te komunikojne me Ambasadoren apo stafin e ambasades, per pyetje apo per te ndare informacione mbi situaten e komunitetit ne qytetin e tyre, lutemi na shkruani ne adresen: embassy.washington@mfa.gov.al dhe ne do ju kontojme menjehere.

Tregoni sa me shume kujdes per vete, familjen tuaj dhe komunitetin qe ju rrethon!

Floreta Luli-Faber
Ministria per Evropen dhe Punet e Jashtme – Republika e Shqiperise

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.