Qeveria Kosovare “Hoti” hap kufirin me Shqiperine duke hequr kushtet e vendosura nga qeveria e meparshme “Kurti”

kosova heq kushtet e kalimit te kufirit me shqiperine
0 0
Read Time:1 Minute, 28 Second

Ka perfunduar “Odisea” e shqiptareve ne doganen me Kosoven. Pas nje bllokimi per nje jave, kryeministri Avdullah Hoti, vetem pak dite pasi mori zyrtarisht detyren, ka vendosur per hapjen e kufirit me Shqiperine, por pa kushtet e vendosura nga “qeveria Kurti”.

Sipas nje artikulli rreth kesaj ceshtjeje ne Shqiptarja.Com, tashme, çdo shqiptar qe do te shkoje ne Kosove nuk ka nevoje qe te paraqese dokument se ka bere testin e COVID-19 te 4 diteve te fundit apo te karantinohet per 7 dite. Vendimi eshte marre ne mbledhjen e katert te Qeverise se re. Ministri i Shendetesise, Armend Zemaj, tha se qytetaret e Shqiperise qe hyjne ne Kosove nuk do te vetizolohen, por per ta do te kete kontrolle te detajuara mjekesore.

“Kontrollin e detajuar mjekesor te te gjithe qytetareve qe hyjne ne Kosove. Qe nga dita e hene propozoj qe qytetaret qe hyjne ne Kosove nuk do t’i nenshtrohen veteizolimit dhe ne vend te testimit per ata qe hyjne do te jete kontrolli i detajuar,” ka thene ministri i Shendetesise Kosovare.

Me 1 qershor Kosova hapi kufirin me Shqiperine, por me dy kushte, testin e COVID- it  dhe vete izolimin prej 7  ditesh, çka solli reagimin e qytetareve te Shqiperise te cilet gjate kesaj jave priten ne ore te tera ne  kufi per te hyre ne Kosove. Ata kishin vendosur edhe nje takse prej 22 euro per kamionet, por qe u hoq per shkak te kundershtimeve te shumta nga ana e kompanive. Mirepo, nga e hena, kjo bllokade do te hiqet perfundimisht per te gjithe shqiptaret. 

[Burimin e lajmit mund ta ndiqni duke ndjekur linkun https://shqiptarja.com/lajm/merr-fund-tortura-per-shqiptaret-ne-dogane-qeveria-hoti-hap-kufijte-nga-e-hwna-ska-test-anti-covid-dhe-veteizolim]

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.