Si te zgjasni jeten e baterise se telefonit tuaj

bateri telefoni smartphone battery
0 0
Read Time:1 Minute, 17 Second

Cila është mënyra më e mirë për të ngarkuar smartphone-in tuaj?

Fatkeqësisht, kapaciteti i baterisë se celularit ulet ne menyre te pashmangshme me kalimin e kohes. E megjithate, ka gjëra që mund të bëni për të zgjatur jetën e baterisë dhe vete celularit tuaj. Nëse keni menduar ndonjëherë se cila është mënyra më e mirë për të karikuar baterinë, lexoni me poshte disa këshilla të provuara shkencërisht për të maksimizuar jetën e baterisë se celularit tuaj.

Se pari, ciklet e shkurtra dhe të rregullta të karikimit dhe mbajtja e telefonit tuaj të ne temperature te ulet janë thelbesore per t’u mbajtur mend. Megjithate, duhet të theksoj se bateritë e telefonave “vdesin” në varësi të mënyrës sesi ne i trajtojmë ato.

• Shmangni ciklin e plotë ( 0 deri 100 % ) dhe karikimin gjate gjithe natës. Në vend të kësaj, karikojeni telefonin tuaj rregullisht me karikime të pjesshme.
• Karikimi deri në 80 përqind është më mirë për baterinë sesa karikimi deri në 100 përqind.
• Shmangni përdorimin e teknologjise “Fast Chrging” ( karikimit të shpejtë), sidomos gjatë natës.
• Nxehtësia është “vrasësi” kryesor i baterisë. Mos e mbuloni telefonin tuaj kur jeni duke e karikuar dhe mbajeni larg vendeve të nxehta apo ekspozimit direkt ne diell.
• Fikni telefonin tuaj kur jeni duke e karikuar, ose të paktën mos luani lojëra ose shikoni video për të shmangur mini-ciklet.

Duke i zbatuar keto rregulla te thjeshta, ka me shume mundesi qe bateria e telefonit te mos shpenzohet para se te mbyllni aktivitetet e dites dhe te keni nje telefon me bateri me jetegjate.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.