Supë me kunguj, më e mira ty dhe familjen tënde, për një mbrëmje të këndshme në shtëpi. E thjeshtë, e shëndetshme, e mirë dhe e shijshme! Këto janë disa nga fjalët që më vijnë ndër mend sa herë që më kujtohet kjo pjatë e mrekullueshëm e gatuar me kunguj.
Më pëlqen kungulli sepse rritet në çdo kopësht apo arë. Ka një shije të ngjashme me pataten e ëmbël, vetëm se është më e lehtë. Është plot me vitaminë A dhe C dhe po aq e shijshme! Më pëlqen ta pres në kubikë dhe ta skuq, apo ta bëj pure si pure patatesh, apo edhe më pëlqen ta bëj këtë supë kremoze.
Ja çfarë ju nevojitet për ta gatuar një supë të tillë:
1 kungull të qëruar dhe të prerë në kubikë
2 patate të kuqe, të qëruara dhe të prera në kubikë
1 qepë e prerë në kubikë
1 lit lëng i mishit të pulës
1/2 filxhan krem qumështi
1 lugë gjelle gjalpë
kripë dhe piper për shije
Opsionale: Krem i rrahur fort për zbukurim
Kaurdisni të gjitha perimet në gjalpë në një tenxhere të madhe derisa të zbuten. Hidhni lëngun e pulës. Ziejini derisa perimet të jenë shumë të buta. Futini të gjitha në blender dhe pas miksimit, hidhini të gjitha përsëri në tenxhere. Fikni zjarrin dhe shtoni kremin e qumështit, kripë dhe piper për shij. Shijojeni dhe t’ju bëjë mirë!
Burimi: Christian Women Living