Shqiptaret jane aq te dhena pas te rese dhe te bukures sa edhe kartmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekeshe jane zhdukur nga qarkullimi. Materiali i perberjes se tyre eshte nje risi teknologjike vertete e bukur por dhe e veshtire per t’u riprodhuar apo falsifikuar nga keqberesit.
Dhe e dini si u pergjigj nje punonjese prane arkes ne nje nga bankat e Tiranes pyetjes se perse keto bankenota te sapo hedhura ne treg jane zhdukur?
“Njerezit nuk i nxjerrin nga portofoli prerjet e reja. I marrin dhe nuk i leshojne me.”
Ndonese shqiptaret duken mjaft te drobitur nga varferia esenciale gjate komunizmit dhe vazhdimi 30-vjeçar i tranzicionit sfilites post komunist, jane jashtezakonisht te etur per te bukuren dhe modernen.
Mos harroni kafenete dhe restorantet, klientela e se cilave leviz nga nje lokal i hapur rishtazi ne 6 muajt e fundit tek tjetri qe sapo eshte inaguruar.
Dhe prerjet e reja te parave po ashtu te gjithe i duan, te reja dhe te”hekurosura”…