Dita e Veres; si festohet ne Elbasan dhe Tirane

dita e veres ne Elbasan dhe Tirane
0 0
Read Time:5 Minute, 48 Second

Besohet se “Dita e Veres”, zanafillen e saj, e ka ne nje faltore, e ngritue ne rrethinat e qytetit te Elbasanit, ku Zana e Çermenikes, e cila ishte perendesha e gjuetise, pyjeve dhe e te gjithe natyres. Kjo zane dilte nga faltorja e vet diten e 14 marsit. E trasheguar brez pas brezi, kjo feste popullore eshte nje dite, e cila sot identifikon diten e veres me vete qytetin e Elbasanit.

Festa e veres nuk eshte vetem per elbasanasit. Shume miq vijne nga te gjitha zonat e vendit per te festuar ardhjen e veres, por edhe per te shijuar gatimet karakteristike te kesaj zone, si ballokumet dhe revanine, te cilat ne kete dite, sipas vendasve, “goditen” ndryshe nga heret e tjera, gjelin e detit, arrat apo palat e fikut, te cilat tradicionalisht iu dhurohen femijeve te vegjel, te cilet jane te paret qe bejne vizita mbaresie neper shtepite e te afermve dhe te fqinjeve.

Te paret tregojne se nje nate para Dites se Veres, njerezit mblidheshin me shpejt ne shtepite e tyre, per te festuar se bashku me te afermit epilogun e kesaj feste. Zgjimi behej ne te gdhire dhe te moshuarit, heret ne mengjes, hapnin deren e shtepise per bujari, merrnin shtamen per ta mbushur me uje te fresket dhe sillnin ne shtepi nje plis bari te gjelberuar, nderkohe qe te rinjte plehronin portokallet dhe ullinjte. Dreka e kesaj dite ishte nje rit plot humor dhe shijim per te gjithe elbasanasit, te cilet, zakonisht, e kalonin kete dreke ne natyre, ku organizoheshin lojera popullore. Ne Elbasan festohet edhe nata e veres, nata para ardhjes se saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, embelsira. Ne kete dite, elbasanllinjte urojne njeri-tjetrin per nje jete sa me te gjate dhe te lumtur.

Ballokumet

Mendohet se emri i vertete eshte “Kulaçi i Veres”. Sanxhakbeu i Elbasanit, i cili pasi shijoi kulaçin e vogel te gatuar me miell misri, gjithe kenaqesi thirri: “eshte ba si llokume”. Kesisoj, ballokume u be emri “zyrtar” i kesaj embelsire tradicionale elbasanase. Emri ballokume eshte shume i vonshem. Mendohet se daton rreth fundit te shekullit te XVIII.

Dihet si do te rrihen, si do te shtrihen, si do te piqen. Me ç’gradacion, me ç’ritem kohor. Te gjithe e dine, per shembull, se ballokumet behen me miell misri. Por pak e dine se nje kg miell ballokumesh del (pas nje cikli sitjesh) nga 7-8 kg miell misri. Edhe sheqeri ndryshon (eshte i imet), edhe gjalpi… Pra recetat per ballakumet nuk funksionojne kudo. Une kam vrojtuar, madje prej shume vitesh, pergatitjen e ballokumeve te Elbasanit. Dhe mund te pohoj me bindje se edhe sikur gjithçka materiale te jete njesoj (duke perfshire edhe profesionalizmin e atij qe i pergatit), perseri ballokumet e Elbasanit ndryshojne. Ato kane gjithnje diçka me shume. Sepse Elbasani fut nje “element” plus ne receten e ballokumeve. Kjo eshte dashuria. Ballokumet e Elbasanit kane brenda shume, shume dashuri. Sikurse vete Dita e Veres ne Elbasan eshte nje dite e vertete dashurie. Dashuri per njeriun, per natyren, per jeten. Le te perpiqemi qe t’i afrohemi Elbasanit ne dashurine qe jep ai ne Diten e Veres. Sado veshtire qe eshte.

Kalendari i Aktiviteteteve te organizuara nga Bashkia e Tiranes per Diten e Veres 2019
(e cila kete vit do te festohet me 17 Mars)

Prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë, të gjithë qytetarët, e sidomos fëmijët, do të mund të kalojnë një ditë të paharruar, duke shijuar aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, por edhe duke u bërë pjesë e tyre. Aktivitetet do të jenë të shtrira në zona të ndryshme të kryeqytetit, për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë lojëra, argëtim, dhe hapësira festive.

Kështu, në sheshin “Skënderbej” festimet do të nisin në orën 09:00 me Panairin e Gjelbërt, ku nxënësit e shkollave të kryeqytetit do të sjellin punimet e tyre me temë mjedisin, dhe më pas do të mbjellin 300 fidanë lulesh.

Paralelisht, në zona të ndryshme të sheshit “Skënderbej” do të jetë edhe këndi i pediatrit, këndi i gatimit, si dhe këndi i pikturës.

Sakaq, për fëmijët do të organizohen lojëra të ndryshme popullore. E kur flitet për lojërat, me rastin e festimeve për Ditën e Verës, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të funksionojë si një zonë për lojërat e dikurshme të rrugës.

Për më të rriturit, në mesditë do të show-n me motora në sheshin “Nënë Tereza”, duke pasuar më pas në orën 14:00 me një koncert me këngëtarët më në zë.

Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

Ja kalendari i plotë i aktiviteteve për Ditën e Verës:

SHESHI SKENDERBEJ

-ORA 09:00 PANAIRI I GJELBER

-ORA 09:00-15:00 Përformanca artistike

– Shkolla të ndryshme të Tiranës

– Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes

– Tirana Art Fest

– Festivali Ritet e Pranverës

– ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE – Shfaqja 3 Derrkucet 1 ore

– ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE – Gatime nga femijet

– ORA 09:00-15:00 KENDI I PEDIATRIT

– ORA 09:00-15:00 PIKTURO QYTETIN TEND

-ORA 09:00-15:00: PANAIRI I SIPEMARRJES

-ORA 10:00- 13:00 PANAIRI I LIBRIT

-ORA 10:00- 13:00 LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”

BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT

-ORA 09:00-15:00 AKTIVITETET E ECOVOLIS Lojërat e dikurshme të rrugës

– ORA 09:00-15:00 SPORT ZONE

  • Kids Atletik
  • Vendosja e Koshave të Basketbollit
  • 7 fusha mini tenisi.
  • Dy rrjeta portative Volejbolli
  • Tavolina Ping Pongu etj

-ORA 09:00-15:00 Panairi i Njesive Administrative- Perballe Hotel Dajtit

-ORA 10:00-15:00: Performanca artistike nga grupe kercimi hip hop dhe latin.

Banda e Qytetit: Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi Nënë Tereza dhe Parku Liqenit

SHESHI NENE TEREZA

– ORA 12:00-14:00: Shfaqje me motorra Red Bull FMX Shoë Albania. Sheshi “Nënë Tereza”.

– ORA 14:00-00:00: Summer On. Koncert me artiste te muzikes moderne shqiptare. Sheshi “Nënë Tereza” Perpara  sheshit te Akademia e Arteve. Artistet kryesor do te jene: Dafina Zeqiri, Majk, Irkenc Hyka, Michael Tsousopulos, DJ etj.

ZONA E ISH-BLLOKUT

ORA 12:00-00:00 Street Party. Ne rrugen “Pjeter Bogdani”- Dance Stage me DJ shqiptar dhe nderkombetar. Ne rrugen “Brigada e VIII”- Live stage. Me grupet me te mira muzikore rock, pop, funk.

LIQENI ARTIFICIAL

  • Koncert i Orkestrinës së Liceut Artistik “Jordan Misja
  • Shoë Hair nga Elgon
  • Sirea Film Academy – Aktivitete rinore
  • Aktivitete sportive (futboll, basket, pingpong, volej, crossfit, taëkondo, animatore)
  • Amfiteatri Tiranës – Festivali Pranveror i Kërcimi
  • Notarët – Panairi i instrumentave muzikore popullore tradicionale
  • Kendi i Kryqit te Kuq
  • Padilioni kinez – Kitarat në Park
  • Fushat e tenisit – Këndi i bizneseve
  • Panairi i artizanëve
  • Moli Varkave – Sunny Vibes – Festa vazhdon deri në mesnatë
  • Kampionati i kanoeve
  • Moli Henri Dynant – Kampionat peshkimi
  • Fari – Balonat e festës
  • (gazeta Dita – http://www.gazetadita.al/te-dielen-fik-makinen-dhe-eja-festo-ja-aktivitetet-qe-organizohen-per-diten-e-veres/)
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.