Ja cilat jane 10 ushqimet me te shendetshme dhe te duhura gjate shtatzanise

dieta ushqimi gjate shtatzanise revista ime com
0 0
Read Time:3 Minute, 48 Second

Ruajtja e nje diete te shendetshme gjate shtatzenise eshte shume e rendesishme. Gjate kesaj kohe, trupi juaj ka nevoje per nutricione shtese, vitamina dhe minerale. Ne fakt, ju mund te keni nevoje per 350-500 kalori shtese çdo dite gjate tremujorit te dyte dhe te trete.

Nje diete qe i mungojne lendet ushqyese kryesore mund te ndikoje negativisht ne zhvillimin e foshnjes. Zakonet e nje te ushqyeri ne menyre te varfer dhe shtimi i peshes mund te rrise rrezikun e diabetit te gestacionit dhe shtatzenise ose komplikimeve te lindjes.

E thene thjesht, zgjedhja e ushqimeve te shendetshme dhe me vlera te plota ushqyese do te ndihmoje ne sigurimin e shendetit thuaj dhe femijes tuaj. Kjo gjithashtu do t’ju beje me te lehte humbjen e peshes se shtatzenise pas lindjes.

Ja cilat jane 10 ushqimet me te shendetshme dhe te duhura gjate shtatzanise:

1. Bulmeti

Gjate shtatzenise, ju duhet te konsumoni proteina dhe kalcium shtese per te plotesuar nevojat e fetusit ne rritje. Produktet e qumeshtit permbajne dy lloje proteinash te cilesise te larte: kazeine dhe hirre. Bulmet eshte burimi me i mire dietetik i kalciumit, dhe siguron sasi te larta te fosforit, vitaminave te ndryshme B, magnezit dhe zinkut.

Kos, veçanerisht kosi I zene thjeshte, eshte veçanerisht e dobishme per grate shtatzena. Ai permban me shume kalcium se shumica e produkteve te tjera te qumeshtit. Disa varietete gjithashtu permbajne baktere probiotike, te cilat mbeshtesin procesin e tretjes. Njerezit qe jane intolerante ndaj laktacionit, ne anen tjeter mund te jene ne gjendje te tolerojne kosin, sidomos kosin probiotik.

Marrja e shtojcave probiotike gjate shtatzenise mund te zvogeloje rrezikun e nderlikimeve te tilla si preeklampsia, diabeti gestacion, infeksionet vaginale dhe alergjite.

Per t’u mbajtur mend; Produktet e qumeshtit, sidomos kosi, jane nje zgjedhje e shkelqyer per grate shtatzena. Ato ju ndihmojne te plotesoni nevojat e proteinave dhe kalciumit. Probiotics gjithashtu mund te ndihmoje ne uljen e rrezikut te komplikimeve.

2. Bishtajoret

Vitamina A eshte thelbesore per rritjen dhe diferencimin e shumices se qelizave dhe indeve. Eshte shume e rendesishme per zhvillimin e shendetshem te fetusit. Grate shtatzena pergjithesisht keshillohen qe te rrisin marrjen e vitamines A prej 10-40% . . .

Ky grup ushqimesh perfshin thjerreza, bizele, fasule, qiqra, soje dhe kikirike. Bishtajoret jane burime te shkelqyera me baze bimore te fibrave, proteinave, hekurit, folateve (B9) dhe kalciumit – te gjitha per trupin tuaj i duhen me shume gjate shtatezanise. Folati eshte nje nga vitaminat B (B9). Shume e rendesishme per shendetin e nenes dhe fetusit, veçanerisht gjate tremujorit te pare.

Sidoqofte, shumica e grave shtatzena nuk po konsumojne mjaftueshem folate. Kjo ka qene e lidhur me nje rrezik te shtuar te defekteve te tubit nervor dhe peshes se ulet te lindjes. Marrja e pamjaftueshme e folateve gjithashtu mund te beje qe femija juaj te behet me i prirur ndaj infeksioneve dhe semundjeve me vone ne jete.

Bishtajoret permbajne sasi te larta te folateve. Nje filxhan thjerrezash, pule ose fasule te zeza mund te sigurojne nga 65-90% te RDA. Per me teper, bishtajoret jane pergjithesisht shume te pasura me fibra. Disa varietete jane gjithashtu te pasura me hekur, magnez dhe kalium.

Per t’u mbajtur mend; Bishtajoret jane burime te shkelqyera te folateve, fibrave dhe shume ushqyesve te tjere. Folati eshte nje lende ushqyese shume e rendesishme gjate shtatezenesise dhe mund te zvogeloje rrezikun e disa defekteve dhe semundjeve te lindjes.

3. Vezet

Vezet jane ushqim i pazevendesueshem, pasi ato permbajne pak nga pothuajse çdo lende ushqyese qe ju nevojitet. Nje veze e madhe permban 77 kalori, si dhe proteina dhe yndyra me cilesi te larte. Ajo ka ne vetvete gjithashtu shume vitamina dhe minerale. Vezet jane nje burim i shkelqyeshem i kolines. Kolina eshte thelbesore per shume procese ne trupin tuaj, perfshire zhvillimin e trurit dhe shendetit.
Nje veze e vetme e vetme permban afersisht 113 mg koline, qe eshte rreth 25% e RDI per grate shtatzena (450 mg).

Nje studim dietik ne SHBA tregoi se mbi 90% e njerezve konsumonin me pak sesa sasia e rekomanduar e kolines. Marrja e ulet e kolines gjate shtatezenesise mund te rrise rrezikun e defekteve te tubit nervor dhe ndoshta te çoje ne uljen e funksionit te trurit ne fetus.

Atehere cfare duhet mbajtur mend per per vezen? Ajo eshte mjaft ushqyese dhe gjithashtu permban koline, nje lende ushqyese thelbesore per shendetin dhe zhvillimin e trurit.

Vijon . . .

KUJDES ! Ky artikull sjell rezultatet shkencore me te fundit dhe keshillat me te mira per lexuesin tone, por kurresesi nuk zevendeson mjekun tuaj dhe keshillat e tij, i cili njeh historine e shendetit dhe rastin tuaj personal.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.